Në këtë botë je veç një udhëtar
Një ditë prej saj patjetër do largohesh
Përpiqu të punosh punë të atilla
Me gjurmët e të cilave përjet të kujtohesh
Qëndro për disa çaste e thellë medito
Kur në varrin e errët të lenë të vetmuar
Vallë a do të mund atje që të gjesh
Vepra me të cilat do jesh i shpëtuar
B. Haxhiu