Një ligj ndërkombëtar kurdër islamofobisë

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 6 minuta lexim

_2446_03Një ligj ndërkomëbëtar kurdër islamofobisë

Në vitet e fundit janë publikuar disa tregues tepër të rrezikshëm për stabilitetin njerëzor dhe që nxisin edhe më shumë urrejtjen mes itharëve të feve. Lëvizjet anti-islamike janë shtuar dukshëm në të gjithë botën, duke përfshirë këtu edhe vendet demokratike që bëjnë thirrje për respektimin e feve. Duke filluar nga gazeta daneze që botoi karikaturat që ofendonin Profetin a.s., duke vazhduar tek prifti amerikan që bëri thirrje për djegien e Kuranit me rastin e ditës përkujtimore të sulmeve të 11 Shtatorit 2001 dhe duke përfuduar me thirrjet që akuzojnë Islamin si fe e terrorizmit dhe ekstemizmit, e shumë e histori e ngjarje të tjera që ndodhin  aty – këtu.

Këto ngjarje dhe kjo valë e urrejtjes anti-islamike në rritje duhet që domozodo që të nxisi muslimanin që të mendohet thellë dhe të ndërmarrë hapa që kanë për synin parandalimin e këtyre sulmeve dhe pakësimin e tyre sa të jetë e mundur. Prej këtu lindi ideja e projektit “Ndalimi i armiqësisë ndaj Islamit dhe simboleve të tij të shenjta” për të mbërritur kështu në nxjerrjen e një ligji ndërkombëtar që të ndalojë apo të kriminalizojë çdo armiqësi kundër fesë islame dhe kundër çdo simboli apo obejkteve të shenjta që lidhen me të. Këto simbole dhe vende të shenjta do të përcaktohen më vonë në detajet e këtij ligji.

Sigurisht që një punë e tillë ka nevojë për përpjekje në nivel individësh, institucionesh dhe deri shtetesh. Kjo arrihet përmes diskutimeve të shumta rreth çështjes së armiqësisë kundër Islamit përmes marëdhënieve dypalëshe, përmes bashkëpunimit mes organizatave dhe strukturave të ndryshme ndërkombëtare.

Është me rëndësi të thuhet se ky projekt është përkthimi i realist i realitetit të sotëm me fenë islame dhe simboleve të saj të shenjta. Si rrjedhojë ky projekt pasqyron shqetësimin e madh në lidhje me rritjen e dhunës kundër Islamit në botën perëndimore, sidomos në Amerikë dhe Evropë, pa neglizhuar rëndësinë e dokumentimit të kësaj dukurie me shumë kujdes, për arsye se lëvizjet anti-islame marrin forma të ndryshme për të deformuar realitetin e kësaj feje dhe të ithatërëve rë saj, madje edhe për të nxitur dhunë kundër saj. Sigurisht kjo nuk është e thjeshtë deri në atë masë që ky projekt të fitojë përkrahjen dhe mirëkuptimin rajonal, por si fillim ky është hapi i parë për të forcuar ecurinë e këtij projekti dhe më tej duke e zgjeruar përkrahjen dhe ndërgjegjësimin për të përfshirë gjithë botën islame dhe më pas gjithë botën.

Për ta bërë edhe më të kuptueshme këtë ide, shembulli më i qartë është ligji që dënonin anti-semitizmin, i cili është pranuar në shumë vende të botës, i cili ndalon dhe ndëshkon qoftë edhe atë që dyshon rreth Holokaustit në periudhën hitleriane në vitet të dyzet të shekullit që kaloi, shto këtu edhe përfshirjen e çdo vepre të drejpërdrejtë apo të tërthortë që nxit urrejtjen apo armiqësinë kundër çifutëve si popull apo jehudizmit si fe apo cënimit të vendeve të shenjta të çifutëve. Pra çështja është e qartë. Kjo botë sot ecën sipas marrëveshjeve dhe traktateve, edhe nëse pjesë e saj mund t’i thyejë ato, por në shumicën e rasteve pjesa më e madhe e ligjeve janë të dobishme dhe mund të përfitohet prej tyre. Ky projekt ka nevojë që të ketë pajtimin e botës islame fillimisht, në mënyrë që të mos kete asnjë kontradiktë rreth tij. Kjo arrihet së pari duke përcaktuar me saktësi objektivin që kërkohet dhe pa u zgjeruar pa nevojë. Atëherë mund të themi se ky projekt synon ndëshkimin e çdo vepre që ofendon fenë islame, ose Profetin a.s., ose Kuranin Famëlartë. Çdo gjë tjetër përveç kësaj nuk përfshihet në këtë projekt, për arsye se mospajtimet e mendimeve në fushën islame janë të shumta. Me rëndësi është të theksojmë se ky ligj nuk është kundra askujt, qoftë individ, popull, organizatë apo shtet. Përkundrazi, ky projekt niset nga synimi për të ruajtur autoritetin dhe madhështinë e një feje qiellore si Islami dhe ruajtjen e parimeve, simboleve dhe objekteve të shenjta të tij nga çdo poshtërim apo nga çdo thirrje direkte ose indirekte kundra tij dhe nga çdo provokim i armiqësisë dhe urrejtjes midis popujve dhe civilizimeve.

islamonline.net/ar/1975