Parimi i Arbitrazhit në të Drejtën Islame

Lidhja e Hoxhallarëve
4 minuta lexim

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja e bekimet qofshin mbi zotërinë tonë Muhamedin, vulën e profetëve, si dhe mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Vendimi Nr. 91 (9/8) Lidhur me parimin e arbitrazhit në Fikhun Islam

Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, i mbledhur në sesionin e konferencës së tij të nëntë në Ebu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga data 1 deri më 6 Dhu el-Kide 1415 H, që korrespondon me 1–6 prill 1995, pasi shqyrtoi punimet kërkimore të paraqitura pranë Akademisë lidhur me temën “Parimi i Arbitrazhit në Fikhun Islam”, dhe pasi dëgjoi diskutimet e zhvilluara rreth saj, vendosi si më poshtë:

  • Së pari: Arbitrazhi është një dakordësi mes dy palëve që në një mosmarrëveshje konkrete të caktojnë dikë që ta zgjidhë konfliktin mes tyre me një vendim detyrues, vendim që zbaton parimet e Sheriatit Islam. Ky lloj gjykimi është i ligjëruar si mes individëve, ashtu edhe në fushën e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.
  • Së dyti: Vetë Arbitrazhi, hyrja në të, nuk është detyrim, si për palët në konflikt ashtu dhe për arbitrin. Kështu, secila palë ka të drejtë të tërhiqet prej saj para se arbitri nuk ka filluar procedurën e arbitrazhit. Po ashtu, arbitri ka të drejtë të tërhiqet nga gjykimi, edhe pasi e ka pranuar atë, për sa kohë që nuk e ka dhënë ende vendimin e tij. Arbitri nuk ka të drejtë t’ia delegojë detyrën dikujt tjetër pa pëlqimin e të dyja palëve, sepse pëlqimi i tyre lidhet ngushtë me figurën e tij personale.
  • Së treti: Arbitrazhi nuk lejohet në çështjet që nuk janë të drejta të veçanta të individit, siç janë çështjet penale, as në çështjet ku vendimi kërkon vërtetimin ose mohimin e një statusi juridik ndaj një personi të tretë jashtë palëve, mbi të cilin arbitri nuk gëzon juridiksion, siç është mallkimi reciprok bashkëshortor, për shkak të së drejtës së fëmijës që lidhet me të dhe as në çështjet që janë kompetencë ekskluzive e gjyqësorit shtetëror. Nëse arbitri merr vendim në fusha ku nuk lejohet arbitrazhi, vendimi i tij është i pavlefshëm dhe i pazbatueshëm.
  • Së katërti: Si parim bazë, ndaj arbitrit kërkohet të plotësojë të njëjtat kushte e kritere që kërkohen për gjykatësin.
  • Së pesti: Rregulli bazë është që vendimi i arbitrit të zbatohet vullnetarisht. Në rast se njëra nga palët refuzon, çështja i paraqitet gjyqësorit për ekzekutim. Gjyqësori nuk ka kompetencë ta shfuqizojë atë, përveç rasteve kur vendimi përmban padrejtësi të hapur ose bie ndesh me dispozitat e Sheriatit.
  • Së gjashti: Në mungesë të gjykatave ndërkombëtare islame, shtetet ose institucionet islame lejohen t’u drejtohen gjykatave ndërkombëtare joislame me qëllim arritjen e asaj që është e lejuar sipas Sheriatit.

Rekomandimet

Akademia rekomandon:

Ftesën drejtuar shteteve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike për të përfunduar procedurat e nevojshme për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare Islame të Drejtësisë, dhe për ta mundësuar atë të përmbushë detyrat e përcaktuara në statutin e saj.

Suksesi vjen vetëm prej Allahut.

Burimi: https://iifa-aifi.org/ar/2002.html