Pengesa në rrugën e thirrjes islame
Muhamed Adil Faris
Përplasja mes të vërtetës dhe të pavërtetës, midis së mirës dhe të keqes është pa aq e vjetër sa dhe vetë njerëzimi. I pari konflikt ndodhi mes dy bijve të Ademit a.s.. Por konflikti nuk mbaroi këtu, por do të vazhdojë derisa Allahut të trashëgojë tokën dhe gjithçka ka mbi të. Për aq kohë sa situata është e tillë, duhet domozodo që e vërteta të ketë mbështetësit e vet që ta mbrojnë nga të paudhët, nga padrejtësia dhe armiqësia e tyre. Kjo përplasje ka edhe pasojat e veta të shumta. Si rrjedhojë njerëzit e të vërtetës duhet të jenë të përgatitur për të përballuar pasojat e këtij konflikti, të durojnë vështirësitë dhe sprovat që vijnë si pasojë e besimit të tyre tek e vërteta dhe për mbrojtjen që ata i sigurojnë asaj. Vështirë se mund të besohet që e vërteta të qëndrojnë në këmbë dhe parimet e mirësisë të jetojnë gjatë nëse nuk do të ketë njerëz që të mbajnë mbi supe vështirësitë e kësaj rruge të mirësisë, njerëz që ta ndihmojnë dhe të paguajnë çmimin për të, për shkak se ndjekësit e të kotës nuk do t’i lenë të qetë mbështetësit e të vërtetës dhe mirësisë, do të shpenzojnë gjithçka kanë për t’i mënjanuar nga e vërteta dhe për t’i lënduar. Pra duhet domozdo që të ekzistojnë disa njerëz që janë përgatitur për të mbajtur amanetin, për të duruar vështirësitë dhe sprovat, që të sakrifikojnë gjithçka për besimin dhe bindjen e tyre. Sprova është një ligj i pandryshueshëm në rrugën e thirrjes islame që në lashtësi. Për një të vërtetë të tillë ka folur Allahu a.xh. kur thotë: “A mendojnë njerëzit se do të lihen të thonë “ne besojmë” dhe të mos sprovohen? Ne vërtetë i kemi vënë në provë ata që kanë jetuar para tyre, në mënyrë që Allahu të bëjë me dije ata që kanë qenë të vërtetë dhe të bëjë me dije se kush ishin gënjeshtarët.” Ankebut 1-3
Vështirësitë dhe sprovat nuk i ndodhin vetëm besimtarëve, por ato i ndodhin edhe njerëzve jobesimtar dhe të prishur, por mundësia e ekzpozimit të muslimanit ndaj tyre është më e madhe, me qëllimin e pastrimit të radhëve, për të vënë në provë forcën e besimit dhe për ta ngritur atë lartë në shkallë. Medito pak rreth fjalës së Allahut të LArtësuar: “Nëse ju ndieni dhembje, atëherë edhe ata (jobesimtarët) ndjejnë dhembje, por ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë.” (En-Nisa; 104). I dërguari i Allahut a.s.. është pyetur se cilët njerëz do të sprovohen më shumë dhe është përgjigjur: “Profetët, pastaj ata që u ngjajnë më shumë atyre.” Ahmedi dhe Buhariu. Njerëzit ndahen në disa kategori kur bëhet fjalë për përballjen me me vështirësitë. Disa prej tyre tregohen të dobët, madje e lëshojnë rrugën e të vërtetës në këmbim të jetës së mirë dhe rriskut. Disa të tjerë frikësohen edhe më tepër dhe si pasojë sulmojnë njerëzit e ditur duke i akuzuar si të paditur dhe duke gjërmuar gabimet e tyre. Kjo metodë –sipas tij- mund të fshehë të vërtetën, të kamuflojë frikën dhe dobësinë e besimit të tij, duke e bërë të shfaqet para njerëzve si njeri i urtë dhe i zgjuar dhe jo frikacak dhe i mundur. Disa të tjerë që qëndrojnë në krahun tjetër nuk mposhten nga furtunat dhe as nuk përkulen nga sprovat. Ata e çajnë rrugën e tyre pa marrë parasysh se çfarë i lëndon ata në rrugën e Allahut. Lëndimi atyre u duket i ëmbël dhe i marrin lehtë vështirësitë. Të tillë njerëz kanë qënë shumicë në kohën e sahabeve, qëndrimet dhe sakrificat e të cilëve kanë qëne shkak i fitorës së të vërtetës dhe mbijetësës së saj. Kurani Famëlartë e ka përmednur këtë kategori njerëzish duke thënë: “Ka prej besimtarëve disa burra që e mbajtën premtimin që i kishin dhënë Allahut. Ata nuk u treguan të dobët dhe as nuk u përkulën. Me të vërtetë Allahu i do durimtarët.” Al Imran; 146.
Ekziston edhe një kategori tjetër njerëzish, të cilët herë forcohen dhe herë dobësohen. Të tillë njerëz, edhe pse ka mirësi në punët e tyre, nuk mund të mbështetesh tek ata, sepse mund ta lëshojnë thirrjen e tyre në rrugën e Allahut në kohët më të vështira. Ateherë prej cilës kategori dëshiron të jesh?