Përmirësimi i komunikimit me publikun e gjerë!

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 2 minuta lexim

Përmirësimi i komunikimit me publikun e gjerë dhe jo vetëm në xhami, por edhe për rrjetet sociale dhe kanalet e ndryshme si youtube, facebook apo vimeo ka qenë në qendër të vëmendjes së temës të takimit mujor në LHSH. Gazetari i mirënjohur  Armir Shkurti ka qenë i ftuari i radhës në takimin mujor me hoxhallarët, i cili ka shpjeguar teknika të ndryshme të komunikimit. Në prezantimin që bëri ai ju drejtua hoxhallarëve, duke ju thënë se ju i dini këto gjëra, dhe kur t’ju them me të vërtetë që do të bindeni për këtë.

Në trajnimin e mbajtur prej tij A. Shkurti foli për strukturën e komunikimit dhe për mënyrat e të folurit korrekt nga ana gjuhësore, të cilat e përmirësojnë cilësinë e komunikimit. Me shumë dashamirësi dhe me humor i gjithë ky takim pati një interaktivitet të gjallërishëm, ku përveç ligjëratës u fol edhe për çështje të ndryshme të aktualitetit. Gazetari Armir Shkurti vërejti, se ky është takimi i parë me ju, por që nuk do të mbetet i fundit, sepse ne do të kemi edhe raste të tjera për t’i mbajtur lidhjet tona sa më ngushtë dhe për të qenë vazhdimisht sa më pranë me ju.