Pjesëmarrja në shoqëritë tregëtare nëpërmjet aksioneve të përziera
Abdulatif bin Aued bin Muhamed El-Karni
Falëndërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqaja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Zotërinë e të dërguarëve, shokët dhe ndjekësit e tij.
Aksionet e përziera janë ato shoqëri të cilat merren me aktivitet të lejuar në origjinë, por që përdorin disa transaksione të ndaluara, qofshin këto kredi me kamatë, apo invesitime të ndaluara, ku pjesa më e madhe e shoqërive sot i përkasin këtij formati. Ekzistojnë dy qëndrime të juristëve bashkohorë në lidhjen me marëdhëniet me të tilla shoqëri që operojnë me kapitale të përziera. Qëndrimin e parë e përfaqësojnë një pjesë e dijetarëve bashkohorë, të cilët bëjnë dallim mes marrëdhënie të përgjithme, sidomos në lidhje me ortakërinë, ku disa prej tyre mendojnë se lejohet tërësisht bashkëpunimi me këto shoqëri përsa i përket shit-blerjes, marrjes me qera apo dhënies së borxhit. Si rrjedhojë, lejohet punësimi në të tilla shoqëri, marrja e rrogave prej saj, marrja me qera e shërbimeve të saj dhe dhënia me qera e objekteve etj., vetëm se ndalohet pjesëmarrja në aksionet dhe asetet e tyre.
Si shembull mund të japim shoqëritë e energjitikës, telekomunicionit etj, ku lejohet marrja me qera e shërbimeve të tyre, pagesa e fatyrave të tyre, të punësuarit aty në administratë, apo në shërbime, ose puna në ruatjen e tyre, marrja e rrogave dhe pensioneve prej tyre, si dhe dhënia me qera e ambienteve për të cilat ato shoqëri kanë nevojë, vetëm se nuk i lejohet askujt që të marrë pjesë në aksionet dhe asetet e saj, edhe nëse aksioneri arrin të pastojë atë pjesë të fitimit të ndaluar, në mënyrë që të mos jetë prej atyre që ndihmojën në ngënien e haramit. Këtë qëndrim e ka mbështetur Këshilli i Përhershëm i Fetave në Arabinë Saudite dhe një pjesë e juristëve bashkohorë. Këshilli është shprehur tekstualisht se pjesëmarrja në Banka dhe shoqëri që punojnë me kamatë nuk lejohet, edhe nëse aksioneri dëshiron të pastrojë pjesëmarrjen e tij nga kamata, dike shitur aksionet e tij në treg dhe duke marrë vetëm kapitalin e tij fillestar dhe tepricën t’a shpenzojë për bamirësi.
Grupi i dytë është i mendimit se lejohet pjesëmarrja në aksione përderisa është lejuar marëdhënia me këto shoqëri në përgjithësi përsa i përket origjinës së shoqërive të përziera, me kusht që kapitali i përzier të mos jetë i shumtë por i pakët dhe natyrtisht jo i pavarur, nisur nga origjina e përgjithshme në aktivitetin e lejuar të shoqërisë. Vetëm se ky grup ka patur mospajtime rreth kufirit që përcakton të paktën e tolerueshme në transaksionet e ndaluara dhe në përcaktimin relativ të përllagaritjes së të paktës në fletoret e llogarisë dhe në treg, si dhe kanë patuir mospajtime rreth mënyrës sesi mund ta pastrohet pjesa e ndaluar. Këtë qëndrim e ka mbështetur Shejh Muhamed bin Saleh el-Uhejmin, Allahu e mëshiroftë dhe Shejh Abdullah bin Muniu, si dhe pjesa më e madhe e këshillave mbikëqyrës të aktiviteteve bankare, siç është Këshilli Mbikqyrës i Shoqërisë së Raxhihit.
Shejh Uthejmini thotë: “Nëse një person është bërë aksioner apo dëshiron të jetë i tillë, pa zgjedhur rrugën e devotshmërisë dhe kujdesit, atëherë ne themi se zgjidhja në të tilla raste është se, nëse paraqiten fitimet në një listë që sqaron burimet e fitimit, atëherë nëse burimi është prej hallallit atëherë fitimi është hallall dhe nëse është prej haramit, atëherë fitimi është haram, si p.sh nëse ata deklarojnë se këto fitime vijnë nga interesi bankar, në këtë rast personi e ka për detyrë që të pastrojë këto të ardhura me sadeka, jo duke kërkuar shpërblimin tek Allahu, por si pastrim nga gjynahu i saj.”
Përsa i përket arsyes të atyre që e ndalojnë pjesëmarrjen në shoqritë aksionere me kapital të përzier, ajo është Bordi Drejtues i shoqërisë, të cilët kanë pushtetin e plotë për të vepruar me pasurinë e shoqërisë dhe në transaksionet e saj, ku juristët mbajnë qëndrime të ndryshme rreth dhënies së pasurisë dikujt që e vë në punë atë, por që merret me transaksione të ndaluara, të janë ndarë në medh’hebe, ku dikush shprehet se lejohet por nuk është e pëlqyeshme, e ky është qëndrimi i pjesës më të madhe të dijetarëve hanefi, shefi dhe hambeli dhe të tjerë përveç tyre. El-Kisani thotë: “Lejohet Mudarebeja (bashkëpunimi me kapital nga njëra palë dhe me punë nga pala tjetër) midis Ehli Dhimes dhe muslimanit, atij që të lufton (harbiut) dhe atij që ka marrë garanci për siguri prej teje (muste’mini).”
Dijetari i madh Zekerija El-Ensariu thotë: “Nuk pëlqehet ortakëria me dorëzanin (dhimij), apo me atë që nuk ruhet nga kamata, edhe nëse ortaku ka tyre kanë në dorë të vepruarin me pasurinë.”
Ibn Kudama-Allahu e mëshiroftë- thotë: “Përsa i përket një mexhusi (adhurues i zjarrit), Ahmedi nuk e ka përlqyer ortakërinë me të, e kjo për të treguar pëlqyeshmërinë –Allahu e di më mirë- e mosortakësirisë me të dhe mospëlqimin e mërëdhënieve më të, por nëse e bën, ajo është e saktë, sepse është një veprim i drejtë.”
Dikush është shprehur për lejimin e kësaj marëdhënie në mënyrë absolute pa asnjë mospëlqim, e ky është një transmetim nga Ahmedi, ndërsa Harb El-Kermaniu thotë: “I thashë Ahmedit: “A nuk e pëlqen që dikush t’i japë pasurinë një dorëzani (dhimij) për Mudarebe?” Tha: “Jo.”
Pra këtu vihet re se juristët kanë bërë dallim mes ortakërisë që në origjinë merret me aktivitet të ndaluar dhe asaj që merret me aktivitet të lejuar, por që ortaku nuk ruhet nga transaksionet e ndaluara. E para është e ndaluar rreptësisht, ndërsa tjetra ka mosmarrëveshje fikhu që sillet mes lejimit, mospëlqimit dhe ndalimit që në zanafillë.
Si përfundim, themi se shoqëritë aksionere që kanë një aktivitet të lejuar në origjinë, por që posejdojnë disa trasanksione të ndaluara, dijetarët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme, edhe pse në pjesën më të madhe të qëndrimeve ajo lejojet, si dhe janë shprehur për mospëlqim, ndërsa origjina e marëdhënieve me të tilla shoqëri është e lejuar. Ndërsa ata që janë shprehur duke bërë dallimin mes marëdhënieve të përgjithshme si shit-blerje, të punuarit aty dhe të qenurit aksioner për shkak se kjo sjell bashkëpunim dhe dhënie ndihme për gjynahe, ndërsa marëdhëniet e përgjithshme nuk përfshihen në dhënien e ndihmës, e kanë ndërtuar qëndrimin e tyre mbi një ixhtihad jo fort të detajuar, sepse kanë bërje një ndarje jo të argumentuar, për arsye se edhe bashkëpunimi i përgjithshëm përfshihet në dhënien e ndihmës për gjynah. Kështu, punëtori i sigurisë, nëpunësi në zyrat e shoqërisë që tregohet i kujdesshëm për suksesin e shoqrisë japin një ndihmë akoma dhe me të madhe (në gjynah) se aksioneri në këtë shoqëri për disa ditë apo për disa orë pa marrë asnjë të ardhur prej shoqërisë. Aksioneri, si dhe bashkëpunëtori me shoqrinë, që të gjithë ndihmojnë (për gjynah), por për shoqëritë që kanë një aktivitet dhe para të lejuara në origjinë themi se lejohet të punohet aty dhe të jesh aksioner i saj, siç janë nëpunësit, punëtorët e shoqërisë së energjitikës dhe telekomunicionit, gjithashtu edhe aksionerët e saj.
Përsa i përket qëndrimit se ndalimit të pjesëmarrjes në shoqëritë aksionere me kapital të përzier për arsyen se një pjesë e invesitimeve të saj janë të ndaluara, siç janë kamata dhe se aksioneri në shoqërinë që merret me transaksione me kamatë ndihmon për kamatë, qoftë e shumtë ose e pakët, themi se njihet fare nëpërmjet teksteve fetare se çifutët janë njerëzit që merren më shumë me transaksionet e ndaluara, siç është kamata, mashtrimi etj. dhe për këtë arsye Allahu thotë për ta në Kuran: “Hanë pasurinë e fëlliqur” (El-Maide), pra edhe pse pasuria e çifutëve është e tillë, i dërguari i Allahut a.s. dhe shokët e tij nuk u mjaftuan me marrjen dhe dhënien nga çifutët, dhe pranimin e dhuratev prej tyre, por i dërguari i Allahut morri pjesë bashkë me ta (çifutët) në ngritjen e një shoqërie bujqësore në zonën e Hajberit, ku i dërguari i Allahut a.s. vuri në dispozicion tokat dhe puset si kapitale materiale, ndërsa çifutët ofruan pasurinë dhe eksperincën e tyre për manaxhimin e e tokës. Kështu, i dërguari i Allahut a.s. ra dakort që fitimi të ndahet përgjysëm 50% për çdo palë, ashtu siç është shënuar te dy librat e saktë në hadithin e Ibn Omerit r.a. se i dërguari i Allahut a.s. ofroi për çifutët e Hajberit hurmat dhe tokën e Hajberit, me kusht që ta vënë në punë me pasurinë e tyre dhe që të dërguarit të Allahut t’i përkiste gjysma e fruteve të saj.” (Buhari 2285 dhe Muslimi 1551).
Gjëja më me vlerë që përfitohet prej këtij hadithi është fakti se i dërguari i Alalhut ka bërë ortakëri me çifutët në pasurinë e tyre dhe nën administrimin e tyre, si dhe ata kishin pushtetin e plotë për të manovruar me marrëveshjet që kishin lidhje me punimin e tokës, drejtimin e saj etj, pavarsisht se ata nuk ruheshin nga transaksionet e ndaluara, siç tregohet në tekstet fetare dhe në provat e tërthorta në marëdhëniet me ta.
Interesi i zhvillimit në të tilla raste lidhet me zhvillimin e ekonomisë së muslimanëve dhe për këtë arsye, feja jona e urtë ka toleruar në disa marëdhënie deri diku jo të mira, për të realizuar një qëllim fetar akoma dhe më të madh, që ka të bëjë me interesin e përgjithshëm të muslimanëve.
Duke përmbledhur këtë që u përmend, themi që para nesh janë tre zgjedhje:
1- Ose ta ndalojmë ortakërinë plotësisht përsa i përket shoqërive me kapital të përzier, e kjo do të thotë shpërdorim i interesave fetare që lidhen me ekonominë e shoqërisë muslimane.
2- Ose ta lejojmë ortakërinë plotësisht përsa i përket shoqërive me kapital të përzier, sado që të mbërrijë caku i transaksioneve të ndaluara nga Bordi Drejtues, e kjo është një e keqe ku mbiztëron pasuria e ndaluar.
3- Ose të bëjmë dallim mes kapitalit të ndaluar të pakët dhe kapitalit të ndaluar të shumtë që ka lidhje me veprimet e Bordit Drejtues, ku në rastin e parë lejohet ortakëria (aksionet) dhe në rastin e dytë ndalohet. Kjo zgjedhje duket më e pranueshmja, sipas orientimeve të Sheriatit.
Sipas kësaj që thamë, na bëhet e qartë se në shoqëritë me kapital të përzier lejohet pjesëmarrja dhe bërja aksioner, me kusht që transaksionet e ndaluara të jenë të pakta dhe me kusht që investitori të bëjë pastrimin e përvitçëm të fitimeve të ndaluara, dhe në rast se nuk e di sesa mund të jenë, atëherë mund të pastrojë 5% të tyre. Kjo i mjafton sipas mendimit të disa dijetarëve, me nijetin e pastrimit nga harami dhe jo dhënien e sadekasë. Allahu është Ai që jep mbështejten.