Shkollë e vërtetë

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

Burhan Fili

 

Shkollë e vërtetë asht Ramazani, mësimet e tij janë vetë Kurani;

Nxanësit e tij besimtarët janë, mësues kanë Muhamed Mustafan.

o besimtar këtë kohë shfrytzoje, kopshtin shpirtror si duhet kultivoje.

Me mjetet e duhura që Allahu të ka dhanë: namaz, agjërim, vepër e duanë;

të gjitha s’bashku lidhë në nji rrëfan, kjo asht shkolla që quhet Ramazan.

në kto ditë të bukura plot bereqet, zemres e shpirtit i japin lezet,

mendjen e ndrisin, trupin gjallërojn, në botën e mirësisë agjërusin ftojn…

ky asht Ramazani i dashur besimtar, për mirësitë e tij venu në garë,

se kush je at her ke për të parë. prej punëve të vyera kurr s’ke për t’u ndar.

për arritjen e mirësive ta kesh qëllimin, ah, kto begati lart e kanë çmimin!

të gjitha kto të shprehura nga Kurani, i ruejtur dhe i zbritur nga Rrahmani.

në zemrën e Pejgamberit rrezet e tij ranë, dritë e udhëzim për mbar dynjan.

O Allah na jep mundësi që Ramazanin ta dëshmojm, frutet e tij me gjuhë t’imanit ti shijojm!