Prof. Dr. Dijetar Nurudin Itri – LAMTUMIRË

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 3 minuta lexim

Qofsh në mëshirën e Allahut Prof. Dr. Dijetar Nurudin Itri

Nurudin Itri ishte dijetari i tefsirit (shkenca e Komentimit të Kuranit), dijetari i hadithit (shkenca e Traditës Profetike) dhe dijetari i fik’hut (shkenca e jurispodencës Islame).
Profesor doktor Nuredin Itri i lindur ne Alepo dhe banues ne Damask, pasues i medh’hebit hanefi, me kontribut të veçantë në fushën e Hadithit nëpërmjet mësimdhënies, recensimit fetar dhe autorësisë; rrjedh nga një familje me vlera edukative dhe arsimore duke dhënë kontribut të vyer në shkencat fetare islame.
I lindur në vitin 1356h. ose ndryshe 1937, në Alepo, pasiqë i ati dijetari H. Muhamed Itri, ia krijoi të gjitha kushtet për arsimim dhe në veçanti atë fetar, kreu studimet në të mesmen “al-Hasrewije” ku u vlerësua si i pari i shkollës, për të vazhduar studimet e larta teologjike ne Egjypt universiteti i Az’harit. Në vitin 1958 diplomohet shkëlqyeshim duke u renditur përsëri i pari.
Ndërkohë dijetarët nga të cilët ka përfituar kanë qenë të shumtë.
Vlerësohet gjithashtu “shkëlqyeshëm” në mbrojtjen e temës së doktoraturës viti 1964.
Pas studimeve u kthye ne Siri ku dha kontributin e vet si hoxhë dhe mësues në disa xhami; si mësues në shkollat e mesme dhe si pedagog në universitet Islame. Këtu vlen të përmendet se ka qenë pedagog në Universitetin Islam të Medines për nje periudhë dy vjeçare.
Mësimdhënia e tij ka qenë në shkencën e Tefsirit dhe Hadithit.
Ka dhënë kontribut të veçantë në saktësimin e kurrikulave dhe programeve arsimore universitare, sikurse ka qenë anëtar i komisionit vlerësues për mbrojtjen e doktoraturës.
Librat e tij si autor dhe recensues i kalojnë pesëdhjetë të tillë. Më i vlerësuari i tyre është “Metodologjia e kritikës në shkencat e Hadithit” i cili konsiderohet i dyti për nga rëndësia pas librit te hafiz Ibnu Haxher el-Askalani.
E veçanta e librave të dijetarit Nurudin Itri është fakti se shumë prej tyre janë miratuar duke u parë tepër të përshtatshëm për mësimdhënie në shkollat e mesme dhe ato të larta.

Allahu e mëshiroftë shekhun, dijetarin, profesorin, doktorin, haxhiun, hafizin Nuredin Itri dhe na bashkoftë me të, me profetët dhe të devotshmit në Xhenetet e Larta!
Amin!