Qëllimet dhe objektivat

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 6 minuta lexim

QËLLIMET DHE OBJEKTI I VEPRIMTARISË

  • Ndërtimi i një strukture shpirtërore refereruese islame për hoxhallarët dhe besimtarët muslimanë shqiptarë, për të rigjallëruar pozitën shpirtëror të hoxhallarëve dhe besimtarët muslimanë, për të eliminuar shkaqet e përçarjes mes tyre, për tu interesuar e përkujdesur dhe mbështetur ata në çështjet dhe problemet e tyre dhe për të paraqitur zgjidhjet e duhura fetare dhe ligjore, në përputhje me zgjidhjet që ofron feja islame, aktualiteti dhe legjislacioni shqiptar në fuqi.
  • Nxjerrja dhe publikimi i fetvave (opinioneve fetare) dhe kërkimeve shkencore islame për ato çështje dhe ngjarje me të cilat përballen besimtarët dhe përcaktimin e qëndrimeve që ata duhet të mbajnë ndaj tyre.
  • Shpalosjen e madhështisë së fesë islame, universalitetin dhe elasticitetin e saj dhe mjaftueshmërinë e zgjidhjen që ajo ofron për çdo çështje dhe ngjarje të re që hasin njerëzit në çdo kohë dhe vend;
  • Bashkimin dhe koordinimin e veprimtarisë kryesisht mes hoxhallarëve dhe muslimanëve shqiptarë, midis individëve dhe grupimeve të ndryshme në të gjitha territoret shqipfolëse.
  • Ngritjen profesionale dhe intelektuale të hoxhallarëve, predikuesve dhe individëve që punojnë në fushën fetare dhe çdo gjë që ka lidhje me fenë, për të rritur performancën dhe efikasitetin në aktivitetin e tyre në këtë drejtim me anë të kurseve, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme profesionale në këtë drejtim.
  • Mbrojta e imazhit të Islamit, të Profetit të tij dhe myslimanëve nga çdo cenim i dinjitetit të tyre, si shpifjet, fyerjet, paragjykimet dhe islamofobia, me çdo rrugë dhe mënyrë të ligjshme që njeh feja dhe ofron legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar.
  • Informimi i besimtarëve dhe mbrojtja e tyre nga sektet dhe besimet e devijuara,  rrymat shkatërruese dhe ato ekstremiste, duke shpalosur qëndrimin e drejtë islam ndaj tyre.
  • Përçimi në radhën e besimtarëve muslimanë i frymës mesatare në fe, larg ekstremizmit të çdo lloji.

 

Për të realizuar qëllimet e saj, organizata “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”, do të aplikojë një platformë të ligjshme dhe të mundshme, si:

  • Organizimin e konferencave, simpoziumeve dhe seminareve, si dhe mbledhjen e takimeve shkencore, propagandistike dhe kulturore; duke pasur si qëllim trajnimin dhe ngritjen e nivelit përfaqësues të anëtarëve të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” e më tej.
  • Orientimi i muslimanëve drejt dijeve burimore islame, nëpërmjet medias audio-vizive, të shkruar dhe internetit.
  • Mbështetjen e forumeve fetare, propagandistike, politike, mediatike, shoqërore, financiare dhe zbatuese, që mbështesin qëllimet për të cilat është themeluar organizata “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”.
  • Bashkëpunimi dhe koordinimi me institucionet dhe organizatat shkencore, propagandistike dhe filantropike islamike, lokale apo ndërkombëtare, që shërbejnë në realizimin e qëllimeve të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë”.
  • Formulimi i programeve të dialogut konstruktiv me rrymat kulturore dhe ideologjike, që ndodhen në mesin e muslimanëve apo jashtë tyre, një dialog që synon të nxjerrë në pah dhe shpalos të vërtetën.
  • Koordinimi me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare për sensibilizimin, paraqitjen dhe mbrojtjen e çështjeve të muslimanëve në Shqipëri dhe jashtë saj.
  • Botimi i një gazete apo i një reviste periodike ku do të shqyrtohen dhe publikohen opinionet islame për aspekte të ndryshme nga jeta e njerëzve në përgjithësi dhe muslimanëve në veçanti.
  • Botimi i librave akademikë për t’i ardhur në ndihmë me literaturë hoxhallarëve dhe ndërtimi i bibliotekave në xhami dhe qendrave islame.
  • Hartimi i teksteve shkollore fetare te cilat sherbejne per lenden fetare ne shkollat publike dhe jopublike.
  • Ngritja dhe posedimi i Qendrave Kulturore Islame dhe faltoreve, në qendër dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë.
  • Ndërtimi i një websiti të veçantë në internet në funksion të qëllimeve të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.
  • Ngritjen e një platforme radio-televizive që formulon dhe paraqet politikën mediatike të organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” në përputhje me qëllimet dhe objektivat e themelimit të saj.
  • Hapjen e shkollave, qendrave sociale-kulturore, instituteve jopublike jofitimprurëse për edukimin e brezit të ri në përputhje me objektivat e “Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë” në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

 

QENDRA DHE TERRITORI I VEPRIMTARISË

Selia e organizatës “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” do të jetë në qytetin e Tiranës në adresën: Rruga: Teodor Keko, (Unaza e Re), pallatet EDGLIS. Veprimtaria e saj do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Organizata “Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë” ka të drejtë të themelojë degë të saj kudo që ajo e sheh të arsyeshme, brenda dhe jashtë kufijve, për të realizuar qëllimin dhe objektin e veprimtarisë së saj.