Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Medines Prof. Dr. Muhamed Temimi viziton ambientet e Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë në prezencë të një numri hoxhallarësh ish-studentësh të tij në Medine. Rektori falënderoi hoxhallarët shqiptarë për kontributin e tyre në fushën e thirrjes islame dhe shprehu kënaqësinë e tij për punën e deritanishme pavarsisht sfidave dhe vështirësive të kohës. Gjithashtu ai shprehu gadishmërinë për pranimin e studentëve shqiptarë në këtë universitet përmes aplikimit online, duke patur mundësinë e ndjekjes së leksioneve pa u shkëputur nga angazhimet e përditshme dhe pa shpenzuar asgjë përveç tarifave të studimit.
Universiteti Ndërkombëtar i Medines me qëndër në Malajzi ofron studime në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe ato islame.
http://www.mediu.edu.my/