Rregullat e zbulimi të vendeve të turpshme gjatë kurimit

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 4 minuta lexim

nimg189657

Rregullat e zbulimi të vendeve të turpshme gjatë kurimit

 

Lavdia i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij. Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam, pranë Ligës së Botës Islame, në Sesioni e saj të katërmbëdhjetë të mbajtur në Mekën e nderuar në datën 20 Shaban 1415/ 21 Janar 1995 shqyrtoi temën e mësipërme dhe vendosi:

1- Norma islame bazë thotë se: Nuk lejohet që gruaja t’i zbulojë një burri pjesët e turpshme të trupit (auretin) të saj dhe as anasjelltas, as gruaja para gruas dhe as burri para burrit.

2- Asambleja konfirmon vendimin e dalë nga Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam pranë Organizatës së Konferencës Islamike me nr. 85/12/85 më datë 1-7/ 1/1414, ku thuhet tekstualisht: “Si normë bazë vlen rregulli: nëse brenda mundësive gjendet një mjeke specialiste muslimane, atëherë ajo duhet të kryejë ekzaminimin e të sëmurës dhe kontrollin e saj. Nëse nuk gjendet një mjeke muslimane, atëherë rolin e saj mund ta kryejë një mjeke jomuslimane. Nëse nuk gjendet një e tillë, atëherë këtë detyrë e kryen një mjek musliman dhe nëse nuk gjendet një i tillë, atëherë detyrën e tij mund ta kryejë një mjek jomusliman, por me kusht që të kontrollojë dhe të vizitojë trupin e gruas vetëm sipas nevojës për të ekzaminuar dhe për të përcaktuar mjekimin e sëmundjes pa e tejkaluar cakun e nevojshëm dhe duke e kufizuar shikimin sa të mundet. Gjithashtu, kontrolli i mjekësor për gruan duhet të behet në prani të një mahremi (të afërmi familjar), ose në prani të bashkëshortit apo të një gruaje të besueshme, për të mos qenë të vetmuar.”

3- Në çfarë do rasti, nuk lejohet pjesëmarrja e dikujt tjetër bashkë me mjekun, vetëm sipas masës që dikton nevoja. Mjekët që merren me këtë ekzaminim duhet të respektojnë privatësinë dhe sekretet e pacientes, nëse ka të tilla.

4- Njerëzit përgjegjësit për shëndetin dhe spitalet duhet të jenë të kujdesshëm për të ruajtur privatësinë dhe intimitetin e muslimanëve dhe myslimaneve, duke vendosur norma dhe rregullore orientuese të posaçme, që përmbushin këtë qëllim dhe që ndëshkojnë këdo që nuk i përmbahet etikës islame dhe rregullave të larta të mirësjelljes dhe duke siguruar të gjitha mjetet që përmbushin mbulimin e vendeve intime dhe moszbulimin e tyre gjatë operacioneve, vetëm në rastet kur e dikton nevoja dhe brenda hapësirës së domosdoshme, duke dhe përdorur për këtë gjë veshje të përshtatshme fetarisht.

5- Asambleja ndër të tjera këshillon sa vijon:

a- Njerëzit përgjegjësit të shëndetësisë duhet të përshtatin politikën e tyre shëndetësore me parimet dhe praktikën e fesë sonë Islame dhe sipas normave të larta etike. Të tregojnë kujdes të plotë për të mos vënë në pozitë të vështirë muslimanët, për të ruajtur dinjitetin dhe nderin e tyre.

b- Të punohet për të siguruar nëpër spitale, një punonjës që të shërbejë si udhëzues fetar në mënyrë që të udhëzojë dhe të këshillojë të sëmurët.

Paqja dhe Bekimi i Allahut qoftë për Profetin tonë Muhamed, për familjen dhe shokët e tij.

Burimi: http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?d=1&cidi=142&l=AR&cid=16