Ka shumë njerëz të cilët përpiqen që ne muslimanët të na paraqesin si pjesa problematike e shoqërisë; ata thjesht kanë urrejtje, vuajnë; kërkojnë me çdo kusht të imponojnë agjendat e tyre të mbrapshta. Ralf Gjonit p.sh, nuk i bëhet mirë që sheh vajza me shami, ka antipati ndihet keq! Ai bën gjoja sikur flet për hallet e shpiptarëve por flet jo me gjuhën e tyre, sepse është racist, islamofob; mbi të gjitha ai harron se ata që kanë votuar për të dalë mandati që ai e mban pa meritë, nuk janë të gjithë Gjon, Kolë, Dedë, Mrik, e Prengë, porse ka dhe shumë muslimanë të cilët janë pjesë e shoqërisë shqiptare.
Më e keqja akoma është se Ralfi, merret dhe përmend gratë me shami abuzivisht, si një pjesë jo komode e shoqërisë, ndërkohë që drogën Ralf, në të shumtën e rasteve e mbjellin, korrin dhe shesin ata që nuk janë pjesë e xhamive dhe që s’kan haber nga Islami.
Familjen ne shqipëtarëve nuk po na e shkatërron shamia o Ralf, porse lakuriqësia ndaj së cilës ju fryni e zgurdulloni sytë, e që tradhëtoni gratë me sekretaret e bukura!
Shqiptarët or ti mik, nuk i ka detyruar shamia të emigrojnë, as xhamia; porse babëzia juaj si politikanë, që shiteni e bliheni dhe wë e keni bërë këtë vend të pa jetueshëm. Edhe ti Ralf ke pjesën tënde në këtë mes, sepse e ke ngjyer lugën në kazanin e …..!
Në fakt ne kemi të drejtë të themi, heshni e boll e masakruat këtë vend o maskarenj, mos i detyroni shqiptarët të migrojnë, e mos na detyroni ne të qëndrojmë në këtë Shqipërinë e gjorë, me njerëz të padenjë e maskarenj si puna juaj.
Sa për gratë me shami, ju jeni të padenjë ti përmendni!