Ibrahimi, pa një ëndërr, kurse ëndrrat e pejgambereve janë të vërteta, sprovë që i dridh kodrat, i rëndon burrat, plak i regjur në kohë, e kishin kërrusur ndodhitë e jetës, urdhërohet të ther djalin e tij, të sheh gjakun duke dal nga damarët e tij!!!
Tërë kjo me dorën e tij!
Kush mund ta durojë këtë sprovë?!
Cila zemër ka forcë të përballon këtë gjë?!
Hyri Ismaili te babai i tij që ta dëgjojë atë që kishte për ti treguar. Kishte për t’ia treguar ëndrrën, t’ia tregon sprovën dhe belanë e madhe:
{… يَا بُنَيَّ إِنِّي أَرَى فِي الْمَنَامِ أَنِّي أَذْبَحُكَ فَانظُرْ مَاذَا تَرَى…} (الصافات: من الآية 102)
“O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?”. (Es-Saffat: 102).
I përgjigjet Ismaili, duke iu nënshtruar Zotit të vet, duke iu përgjigjur kërkesës së Tij, i durueshëm, i nënshtruar dhe i kënaqur me këtë vendim:
{… يَا أَبَتِ افْعَلْ مَا تُؤْمَرُ سَتَجِدُنِي إِن شَاء اللَّهُ مِنَ الصَّابِرِينَ} (الصافات: من الآية 102).
“Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”
{فلما أسلَما وتلَّه للجبين}
“E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë)”. (103).
Iu përgjigj djali në orvatjen për ta shtrirë për toke, që ti ndihmoje babës së vet sa ma lehtë ta kryeje detyrën e tij. Sepse kishte thënë:
{… يَا أَبَتِ افْعَلْ مَا تُؤْمَرُ سَتَجِدُنِي إِن شَاء اللَّهُ مِنَ الصَّابِرِينَ} (الصافات: من الآية 102).
“Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!”
Kur e morri thikën dhe dëshiroi ta kalon në qafën e tij, e thirri i Gjithëmëshirshmi:
{.. يَا إِبْرَاهِيمُ * قَدْ صَدَّقْتَ الرُّؤْيَا إِنَّا كَذَلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ * إِنَّ هَذَا لَهُوَ الْبَلَاء الْمُبِينُ} (الصافات: من الآيات 104، 105، 106)
“Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”
Ti tashmë e zbatove ëndrrën!
Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
Allahu e shpagoi me një kurban të madh, me një dash të majmë, për të kuptuar se sprova nuk është për të ndëshkuar, porse për të pastruar dhe edukuar.
وَفَدَيْنَاهُ بِذِبْحٍ عَظِيمٍ (107) وَتَرَكْنَا عَلَيْهِ فِي الآخِرِينَ (108) سَلامٌ عَلَى إِبْرَاهِيمَ (109) كَذَلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ
“Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.
Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit”. (Es-Saffat)ز
Kur një pjesë e vockël e zemrës së Ibrahimit ishte mbushur me dashuri ndaj Ismailit, kurse Allahu e kishte llogarit si mik të veçantë dhe të dashur të veçantë të Vetin, urdhëroi ta therë të dashurin (Ismailin). Kur i nisi hapat ta realizojë këtë veprim, kjo tregoi se dashuria ndaj Allahut ishte më e madhe se sa e fëmiut të vet. Andaj kjo dashuri dhe miqësi e dalluar u pastrua nga çdo njollë dhe më nuk kishte arsye të vazhdohet me therjen e djalit.
Sa dallim i madh mes këtij dhe atij që është zhytur në kënetën e pasioneve dhe dashurisë, ndjekjen e epshit dhe veprimeve mendjelehte. Duke kaluar vende, njerëz, momente dhe raste, të ngopura me epsh dhe veprime të pakontrolluara për të arritur ato. Dashuri që nuk i shfaqet Madhërisë së Tij, Allahut, të Gjithëdijshëm, por krijesave. Miqësi e cila nuk ndërtohet mbi devotshmërinë, por mbi parimet momentale, sigurisht se kjo zonë bëhet shumë rrëshqitëse.
Nuk mund të bëhen bashkë në një njeri dashuria ndaj Allahut dhe dashuria ndaj njeriut, sepse:
{… وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبًّا لِّلّهِ…} (البقرة: من الآية 165)
“… po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë”. (El-Bekare: 165).
{الْأَخِلَّاء يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ} (الزخرف: 67).
“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. (Ez-Zuhruf: 67).
Sa këshillë e madhe për atë që ka vesh?!
Ç’farë përkujtimi?!
Ku është ai që pendohet dhe kthehet?!
Ç’farë zgjimi?! Ku është ai që ka frikërespekt?!
Urdhërohet Ibrahimi, alejhisselam, të ther djalin e tij, dhe ai e merr thikën në dorën e vet, vet ta kryen këtë detyrë dhe obligim, kurse sot njerëzit tregohen mendjemëdhenj ndaj mësimeve të Zotit, ligjeve të urta, nuk i dorëzohen dhe nënshtrohen dispozitave të fesë.
Vaj për ata që rebelohen dhe tregohen mendjemëdhenj, e refuzojnë të vërtetën dhe i lajthisin edhe krijesat tjera. Vaj nga ajo ditë kur do të ringjallen të nënçmuar, të poshtëruar dhe pa vlerë dhe të kuptojnë se:
{يَوْمَئِذٍ يُوَفِّيهِمُ اللَّهُ دِينَهُمُ الْحَقَّ وَيَعْلَمُونَ أَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ الْمُبِينُ} (النــور: 25).
“Atë ditë Allahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se Allahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi”. (En-Nur: 25).
Therja e kurbanit vazhdon të jetë simbol i fesë së Ibrahimit dhe sunet i Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i cili përkujton flijimin dhe sakrificën, sinqeritetin dhe besnikërinë, durimin dhe qëndresën gjatë sprovave dhe vështirësive dhe përgjigjen ndaj Allahut në gëzime dhe vuajtje.
Tregimi i Ibrahimit, Haxheres dhe Ismailit, alejhimusselam, na sqarojnë se në fenë Islame nuk hy me emërtim ose anëtarësim, as me prejardhje dhe pretendim, por me besim të thellë dhe bindje të sinqertë, manifestohet me përulje dhe nënshtrim, të cilin nuk mund ta ndal dhe refuzon askush.
Ky tregim i kësaj sprove të madhe vazhdon të na përkujton, në këtë kohë kur shërojmë plagë të mëdha dhe ballafaqohemi me sprova të rënda, se nuk kemi arsye të lajthisim nga metoda e maturisë dhe mesatares, nuk kemi arsye për të lajthitur nga e vërteta, nuk kemi arsye të bëjmë koncesione në llogari të besimit dhe fesë.
Paqja qoftë mbi babën e pejgambereve, paqja qoftë mbi imamin e besimdrejtëve,
{سَلَامٌ عَلَى إِبْرَاهِيمَ} (الصافات: 109).
Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
Bekir Halimi