Si mund të balancojmë mes njohjes së dijeve fetare dhe atyre jofetare? 

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 4 minuta lexim

Pyetje: Si mund të balancojmë mes njohjes së dijeve fetare dhe atyre jofetare?

 

Përgjigje: Në lidhje me njohuritë fetare, ka të atilla që janë obligim për çdo musliman dhe të tjera që janë obligim kolektiv (nëse i njeh dikush bie përgjegjësia nga të tjerët). Kështu që mësimi dhe njohja e obligimeve të domosdoshme individuale, është detyrë për çdo musliman; për të cilat ngarkohet me gjynah nëse i shpërfill. Këto njohuri duhet t’i njohë patjetër çdo musliman, ato janë të tilla si p.sh.: njohja sesi realizohet falja, agjërimi si dhe adhurimet e tjera.

Nuk është e nevojshme të njihet (nga të gjithë) që çdo çështje, duke njohur argumentet rreth saj, mjafton që muslimani të pyesë një myfti (hoxhë të ditur) tek i cili ka besim tek fetaria dhe dija e tij, në mënyrë që adhurimi i tij i Zotit të bazohet në njohuri të mjaftueshme.

Ndërsa në njohuritë që janë obligim kolektiv, bëjnë pjesë ato dije të cilat duhet t’i njohë një pjesë e bashkësisë dhe jo të gjithë individët, një për një. Te këto dije bëjnë pjesë: dija e trashëgimisë, detajet e dispozitave, hollësitë e transaksioneve e të ngjashme. Këto duhet të njihen nga disa prej anëtarëve të bashkësisë muslimane, por nuk është e detyrueshme nga të gjithë pjesëtarët e saj.

Sa i përket njohurive jofetare, që kanë të bëjnë me jetën e kësaj bote, parimi bazë është se ato janë të lejuara, disa prej tyre mund të jenë të detyrueshme për disa individë, sikurse disa të tjera mund të jenë edhe të ndaluara.

Detyrat kolektive rreth njohurive jofetare përfshijnë mësimet e bazave të profesioneve, siç është mësimi i bazave të bujqësisë, industrive dhe profesioneve të tjera, për të cilat bashkësia muslimane ka nevojë të domosdoshme. Kështu që duhet që ata të cilët janë të aftë t’i zotërojnë këto profesione, t’i mësojnë ato, në mënyrë që të mos detyrohen t’i lypin ato nga armiqtë e muslimanëve, pasi kjo do të shkaktojë poshtërim dhe vartësi.

Ka edhe njohuri të tjera, të cilat janë të ndaluara, siç është mësimi i magjisë, artet e kërcimit dhe arte të tjera të ulëta (për nga morali dhe karakteri) të cilat janë të ndaluara (haram).

Muslimani, fillimisht duhet të njohë çështjet e fesë që janë obligim i domosdoshëm, të cilat kanë prioritet, më pas të pajiset me ato që janë detyrë kolektive në të dyja aspektet (fetare dhe jetike), në bazë të nevojës që ka bashkësia muslimane për to, si dhe aq sa ai është në gjendje të marrë dhe mësojë prej tyre.

Vërtet Zoti i ka ndarë veprat e robërve ashtu sikur ka ndarë dhe rrëskun e tyre.

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë pranë Asamblesë së Juristëve Muslimanë të Amerikës.

Burimi: https://www.amjaonline.org/fatwa/en/21824/equilibrium-between-worldly-and-religious