Ulvi Fejzullahu
Omuslimanë!
Sot, do të mendojmë për një frikë që mbart çdo prind me zemër: Friken për të ardhmen e fëmijëve tanë.
A ke frikë për të ardhmen e fëmijëve të tu? A i trembet për jetën e tyre pas jush? A dëshiron me të vërtetë që Allahu t’i mbrojë ata? Përgjigjia e Zotit tonë ndaj kësaj ankthi është e qartë dhe e fuqishme. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Dhe le të frikësohen ata, të cilët, sikur të lënë pas tyre pasardhës të dobët, do të frikësoheshin për ta. Prandaj, le t’i druajnë Allahut dhe le të thonë fjalë të përshtatshme.” (En-Nisa, 9)
Vërejtje e rëndësishme, o besimtarë!
Nëse dëshiron që fëmijët tuaj të jenë të mbrojtur, çelësi është në duart tuaja! Mbrojtja e tyre fillon me dëshirën tuaj për t’iu përgjigjur Zotit. Do të thotë: Kij frikën Allahun dhe Ai do t’i mbrojë fëmijët tuaj!
Allahu na tregon një histori të mrekullueshme në Kur’an, në
historinë e Musa a.s. dhe Hidrit. Kur ata ngritën një mur që ishte gati të rrëzohej, Zoti e shpjegoi këtë vepër në këtë mënyrë: “Sa për murin, ai i përkiste dy djemve jetimë në qytet, dhe nën të ishte një thesar që u takonte atyre, dhe i ati i tyre ishte një njeri i devotshëm…” Kehf, 82)
Mendoni, o muslimanë!
Allahu dërgoi dy pejgamber për të shpëtuar pasurinë e dy jetimëve të panjohur.
Pse? Për shkak të devotshmërisë së babait të tyre!
Babai i tyre nuk ishte aty, nuk e kërkoi këtë, por bekimi i devotshmërisë së tij arriti tek fëmijët e tij, duke i mbrojtur edhe pas vdekjes së tij. Nëse ke shqetësime për fëmijët e tu dhe i sheh ata si një shqetësim, zgjidhja është e thjeshtë: Kija frikën Allahun dhe Ai do t’i kujdeset për ta. Dëshmi tjetër madhështore nga historia jonë: Kur vdiq Umer ibn Abdylaziz, i cili ishte Halif i Muslimanëve, dikush e pyeti: “Çfarë i ke lënë fëmijëve të tu?”
Ai u përgjigj: “I kam lënë të varfër.” Pastaj recitoi fjalët e Allahut: “Vërtet, Mbrojtësi im është Allahu, i cili e shpalli Librin dhe Ai i mbron të devotshmit.” (A’raf, 196) Umer ibn Abdylaziz la pas njëmbëdhjetë fëmijë. Ai, si udhëheqës i botës Islame, la pas vetëm shtatëmbëdhjetë dinarë. U mbështjell (qefin) me pesë prej tyre, u ble një varr me dy, dhe u lanë dhjetë dinarë për të gjithë fëmijët e tij. Historiani thotë: “Pasha Allahun, ne pamë fëmijët e Umervit të shpenzonin në rrugën e Allahut tetëdhjetë kuaj!” – një tregues i pasurisë së madhe që përjetuan. Mësimi është qartë: Umeri e mbrojti Zotin e tij, kështu që Zoti i tij i mbrojti pasardhësit e tij.
Prandaj, nëse ke frikë nga e ardhmja, mbaje në zemër këto fjalë të Profetit tonë (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të): “Ruaje Allahun, do të të ruajë Ai.” (Tirmidhi)
Nëse ti e mban Zotin tënd, Ai do të të mbrojë në jetën tënde, në ditën tënde, në të ardhmen tënde dhe në fëmijët e tu edhe pas jush.
Prandaj, mesazhi përfundimtar është:
Mos u shqetësoni për të ardhmen e fëmijëve me brenga të tepërta materiale. Ruajeni fenë tuaj, forcojeni devotshmërinë tuaj dhe Allahu do të jetë ruajtësi më i mirë për ta.
Allahu im, na bëj neve dhe fëmijët tanë prej atyre që e ruajnë fenë Tënde. Na fal neve, prindërit tanë dhe fëmijët tanë, dhe na bëj nga të devotshmit. Amin!
I lutemi Zotit Tonë që të na bëjë nga ata të devotshëm, veprat e të cilët janë një mbrojtje për ne dhe për pasardhësit tanë. Dhe të na mbrojë nga të gjitha të këqijat në këtë botë dhe në botën tjetër.
