Si vërtetohet hyrja e muajve hënorë

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 5 minuta lexim
189436490
Si vërtetohet hyrja e muajve hënorë
 
 
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr 2031 v.10 fq. 83
 
Pyetje 1: Me cilën metodë vërtetohet hyrja e muajve të kalendarit hënor?
 
Përgjigje: Hadithet e sakta që përcillen nga Profeti (alejhissalatu uesselam) tregojnë se nëse ndonjëri nga besimtarët e besueshëm e shikon hilalin (hënën e re) pas perëndimit të Diellit në natën e 30 të muajit Sha’ban, ose disa besimtarë të besueshëm në natën e 30 të muajit Ramazan, atëherë ky lloj shikimi konsiderohet i rregullt dhe i pranuar. Me këtë mënyrë  vërtetohet fillimi i muajit të ri në kalendarin hënor pa marrë parasysh kohëzgjatjen e shfaqjes së hënës së re pas perëndimit të Diellit, 20 minuta, ose me pak ose më shumë, sepse në hadithet e sakta nuk përcaktohet kjo kohë me minuta ekzakte. Këtë që përmendëm e ka konfirmuar dhe Këshilli i dijetarëve të mëdhenj në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
 
 
 
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr 386 v.10 fq. 83
 
Pyetje 2: A lejohet për muslimanin të mbështetet për fillimin e muajit të Ramazanit në llogaritjet astronomike apo duhet patjetër të shikimin e hilalit (hënës së re) me sy të lirë?
 
Përgjigje: Sheriati islam është një fe që karakterizohet me lehtësime,  ka rregulla dhe dispozita gjithpërfshirëse për njerëzit dhe xhinët mbarë dhe përmban të gjitha kategoritë e njerëzve, të diturit dhe analfabetët, qytetarët dhe fshatarët. Për këtë arsye Allahu i Madhëruar e ka lehtësuar rrugën e njohjes së kohëve të adhurimeve duke vendosur dhe përcaktuar për futjen dhe daljen e kohëve të adhurimeve shenja të përbashkëta që mund të njihen nga të gjithë. Kalimin e diellit përshembull nga kupa e qiellit për nga ana e perëndimit e ka bërë shenjë dalluese për hyrjen e kohës së drekës, sic ka bërë perëndimin e diellit shenjë dalluese për hyrjen e kohës së akshamit dhe zhdukjen e muzgut të kuq shenjë dalluese për hyrjen e kohës së jacisë. Po ashtu ka bërë hilalin (hënën e re) shenjë dalluese për futjen e muajve të kalendarit hënor (lunar), ndërkohë nuk ia ka lënë cështjen në dorë vec një pakice të njerëzve që mund të kenë njohuri në llogaritjet astronomike. Për këtë dëshmojnë argumentet e ndryshme në Kuran dhe në sunet të cilat tregojnë se të dëshmuarit dhe të parit e hilalit (hënës së re) me sy të lirë  është shenjë dalluese për fillimin e agjërimit për muslimanët në muajin e Ramazanit si dhe përfundimin e agjërimit me rastin e pamjes së hilalit të muajit Shevval. Me të njëjtën mënyrë përcaktohet dhe dita e Kurban Bajramit dhe dita e Arafatit. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” Surja El-Bekare 185. Në një ajet tjetër thotë: “Të pyesin ty (o Muhamed) për hënat e reja; thuaju: “Ato janë për njerëzit shenja përcaktuese të kohës dhe të haxhillëkut”. Surja El-Bekare 189. Ndërsa Profeti (alejhissalatu uesselam) thotë: “Kur ta shikoni hënën e re agjëroni dhe kur ta shikoni hënën e re (të muajit tjetër) ndërpriteni agjërimin e nëse pengoheni nga pamja e hënës së re atëherë plotësojeni muajin Sha’ban 30 ditë.” Transmetuan Buhariu dhe Muslimi. Shikojmë që Profeti (alejhissalatu uesselam) fillimin dhe mbarimin e agjërimit e lidh me të shikuarit e hënës së re me shikim të lirë dhe jo duke u mbështetur në përllogaritjet astronomike. Kështu kanë ecur dhe punuar muslimanët në kohën e Profetit (alejhissalatu uesselam), në kohën e katër khalifëve të drejtë, në kohën e katër imamëve të njohur (medh’hebeve) dhe në tre shekujt e parë të islamit, shekuj të cilat i ka lavdëruar vetë Profeti (alejhissalatu uesselam).
Atëherë themi se mbështetja për fillimin dhe përcaktimin e muajve hënor në llogaritjet astronomike për fillimin dhe daljen nga adhurimet e ndryshme është risi (bidat) në të cilin nuk ka mirësi dhe nuk ka mbështetje në sheriatin islam.