بسم الله الرحمن الرحيم
Në vazhdën e aktiviteteve të saj akademike dhe fetare, më datë 24 Shtator 2024, Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë organizoi takimin e saj mujor me temë: “El Uela-El Bera Qasje në Realitetin Shqiptar”, në të cilin morën pjesë hoxhallarë dhe aktivistë të ndryshëm.
Ky akim në mënyrë të veçantë u fokusua rreth qasjeve të ndryshme dhe hera herës të tejskajshme në lidhje me Uelanë dhe Beranë, dhe se si duhet kuptuar ajo në realitetin tonë bashkohor.
Në këtë takim referuan H. Justinian Topulli dhe H. Mustafa Terniqi, të cilët dhanë një tablo interesante rreth kësaj teme, por gjatë takimit pati diskutime edhe nga hoxhallarë të tjerë rreth kësaj tematike dhe mënyrës se si duhet trajtuar dhe qasur.