Të drejtat dhe detyrimet e shtetasve jomuslimanë që jetojnë në shtetet islame dhe masa e zbatimit të dispozitave të sheriatit islam mbi ta.
Vendimi nr. 209 (22/5)
Asambleja Ndërkombëtare e Jurisprudencës Islame, e cila buron nga Organizata Islamike për Bashkëpunim (OKI), në seancën nr. 22 të mbajtur në shtetin e Kuvajtit nga data 2 deri në 5 Xhumada el-ahira 1436 H, që përkon me datën 22-25 Mars 2015, pasi shqyrtoi me kujdes studimet e paraqitura në lidhje me temën e “Të drejtat dhe detyrimet e shtetasve jo muslimanë që jetojnë në shtetet islame dhe masën e zbatimit të dispozitave të sheriatit islam mbi ta” dhe pas dëgjimit të diskutimeve që u bënë në lidhje me këtë temë, vendosi si vijon:
- Së pari: Ligji Islam u garanton jo muslimanëve që banojnë në Shtetin Islam të drejtat e tyre publike dhe private, të cilat u garantohen edhe myslimanëve. Ata kanë të drejta e përgjegjësi të njëjta si qytetarët myslimanë. Ata janë të barabartë në të drejta dhe detyrat që gëzojnë.
- Së dyti: Ata kanë të drejtë të zbatojnë ligjin e tyre në çështjet fetare dhe të kodit civil e familjar. Ata janë të lire të zgjedhin një gjyqtar që të mund të gjykojë mes tyre në çështjet e sipër përmendura dhe shteti duhet të garantojë zbatimin e këtyre dispozitave. Ndërsa në çështjet e tjera veç të përmendurave do të zbatohet ligji i shtetit.
- Së dyti: Jo-muslimanët që banojnë në Shtetin Islam duhet të respektojnë rendin dhe moralin public të shtetit, të mos kryejnë atë që është në kundërshtim me të dhe të jenë besnikë ndaj shtetit në të cilin ata banojnë dhe i përkasin.
- Së katërti, mediat e të gjitha llojeve duhet t’i kushtojnë vëmendje deklaratës së të drejtave të jomuslimanëve në shtetin islam, i cili është i garantuar me ligjin islam, për të nxjerrë kështu në pah kulturën islame dhe për të treguar tolerance dhe drejtësinë e Islamit. Kjo duhet të jetë pjesë edhe në kurrikulat mësimore të të gjitha niveleve të arsimit në vend.
- E pesta: Mediat e të gjitha llojeve duhet të jenë nën kontroll e nuk duhet të nxisin grindjet sektare mes grupeve të ndryshme në shoqëri, për të ruajtur sigurinë e vendit.