Të drejtat e njeriut dhe dhuna ndërkombëtare
Rezoluta 128 (2/14)
Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam, pjesë e Organizatës së Konferencës Islamike në sesionin e saj të katërmbëdhjetë në Doha (Katar), 8-13 nëntor 1423, që korrespondon me 11 në 16 janar (janar 2003), pas shfletimit të studimeve të paraqitura në kompleks rreth temës së të drejtave të njeriut dhe dhunës ndërkombëtare dhe pas dëgjimit të diskutimeve që u mbajtën rreth tij, vendosi si vijon:
Islami e nderon njeriun si një qenie njerëzore dhe i ka kushtuar një rëndësi të vaçantë përcaktimit, përmbushjes dhe ruajtjes së të drejtave të tij. Jurisprudenca islame është jurisprudenca e parë në botë që ka ofruar një legjislacion kombëtar dhe ndërkombëtar për marrëdhëniet ndërnjerëzore në kohë paqe dhe lufte.
Terrorizmi është agresion, frikësim apo kërcënimi i fesë, jetës, nderit, mendjes ose pasurisë së njeriut në mënyrë të paligjshme, që mund të kryhet nga shtetet, grupet apo individët.
Akademia konfirmon se xhihadi dhe martirizimi për të përhapur dhe mbrojtur besimin islam dhe në mbrojtje të jetës, nderit, pasurisë dhe vendit islam nuk është terrorizëm, por konsiderohet si mbrojtje e të drejtave themelore. Për këtë arsye, popujt që vuajnë padrejtësinë dhe pushtimin kanë të drejtë për të kërkuar të drejtat dhe lirinë e tyre me të gjitha mjetet në dispozicion të tyre.
Përdorimi i koncepteve tërësisht të ndryshme nga njëra tjetra si xhihad, terrorizëm dhe dhunë me një kuptim e përdorim të njëjtë, ashtu siç është bërë zakon të përdoret në media të ndryshme, nuk duhet të përdoren në të ardhmen si terma të njëjtë. Secili nga këta terma duhet përdorur sipas kuptimit të tij të vërtetë dhe real.
Vendimin në lidhje me sulmin kundër armikut – operacionet martire – Këshilli e pa të arsyeshme ta shtyjë për një seancë të mëvonshme, për të përgatitur hulumtime të pavarura në këtë temë.
Rekomandime:
Akademia rekomanduar që kodi islam i së drejtës humanitare ndërkombëtare të formulohet në formën e kodeve ligjore të zakonshme dhe pastaj ky material të përkthehet në gjuhë të ndryshme të botës dhe të vendoset në bibliotekat e universiteteve dhe institucioneve të shteteve. Kjo është shumë më e dobishme se të vazhdojmë të themi se Islami nuk e pranon terrorizmin dhe do të mundësonte jomyslimanëve të njohin qëndrimin e Islamit në të tilla çështje qartësisht dhe në mënyrë të shtjelluar.
Akademia rekomandon formimin e një komiteti dijetarësh të njohur, për të hartuar një rregullore islame që shpjegon qartë ligjin islam në lidhje me marrëdhëniet me jomuslimanët. Kjo kartë duhet përkthyer në gjuhët e botës dhe të publikohet gjërësisht. Kjo është një mënyrë për të hedhur poshtë shumë nga dizinformimet dhe shpifjet në lidhje më këtë temë dhe për të sqaruar të vërtetat e ligjeve islame në lidhje me jomuslimanët.
Dhe Allahu e di më së miri
Burimi: http://www.iifa-aifi.org/2116.html