Therrja e kafshëve me ndihmën e goditjes elektrike

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 3 minuta lexim

page 13 fig 13

Therrja e kafshëve me ndihmën e goditjes elektrike
Asambleja e Jurispodences islame
Sesioni i dhjetë – vendimi nr.4
28/02/1428H  –  21/10/1987
Së pari: Nëse kafsha që i hahet mishi goditet me rrymë elektrike dhe pastaj therret sipas normave islame kur ende është gjallë , atëherë mishi i saj është i lejuar me argument thënien e Allahut të Lartësuar: “Juve u janë ndaluar (t’i hani) ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë)…” (El Maide; 3).
Së dyti, nëse shpirti i kafshës së goditur me rrymë elektrike del përpara se të theret, atëherë ajo kafshë konsiderohet e ngordhur dhe nuk lejohet të hahet, me argument fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ju është ndaluar ngordhësira…”
Së treti, godtija e kafshës me rrymë të lartë elektrike përbën torturë për kafshën përpara se ajo të theret . Islami e ndalon këtë veprim dhe urdhëron për mëshirë dhe butësi me kafshën , sepse nga i dërguari i Allahut a.s. përcillet se ka thënë: “Allahu ka dhënë urdhër për tu sjellë të butë në gjithçka , prandaj nëse vrisni diçka, vriteni me siç duhet dhe nëse therrni diçka therreni siç duhet. Mpriheni mirë tehun dhe rehatoheni kafshën.”E përcjell Muslimi
Së katërti: Nëse rryma elektrike është e ulët dhe ka goditje të lehtë të atillë që nuk e torturon kafshën dhe realizohet për një interes të konsiderueshëm, si p.sh. për të lehtësuar dhembjet e therjes, për të qetësuar lëvizjet e qafës dhe për t’ia zbutur rezistencën, atëherë nuk ka asnjë ndalë nga legjislacioni islam, gjithmonë duke patur parasysh dobinë e këtij veprimi. Allahu e di më mirë.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin, familjen dhe shokët e tij.
Falënderimet i takojnë Allahut.