Thirrje për objektivitet, qetësi dhe vetëpërmbajtje

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 2 minuta lexim

gjykata-e-krimeve-te-renda

Thirrje për objektivitet, qetësi dhe vetëpërmbajtje

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, duke parë pakënaqësinë dhe klimën islamofobe, që ka provokuar arrestimi i disa besimtarëve muslimanë me akuzën për terrorizëm, u bën thirrje:

Së pari, besimtarëve muslimanë shqiptar, të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtën nga emocionaliteti i tepruar dhe të mos provokohen nga nxitjet dhe thirrjet e nxituara, që bëhen sa andej këndej, sepse reagime të pamatura, sidomos në situata të tilla, jo vetëm që bien ndesh me atë çka na porosit Allahu dhe Profetit i Tij, por historia ka treguar se gjithmonë kanë qenë të dëmshme për vetë muslimanët dhe fenë e tyre dhe përgjegjësia e gjynahut në të tilla raste bie si mbi atë që nxit, por edhe atë që i përgjigjet nxitjes.

Rruga e duhur në këtë situatë është ndjekja e hapave ligjor, që ofron ligji duke lënë drejtësinë të bëj punën e vetë, si dhe lutjet e sinqerta që Zoti të bëj të mundur që sa më shpejt të zbardhet e vërteta. Nuk duhet të harrojmë po ashtu për asnjë moment se: mburoja më e mirë e besimtarit është lutja.

Së dyti, i bëjmë thirrje të gjitha mediave, të tregohen të lartësinë e duhur të problemit, sa më objektiv dhe të drejtë në trajtimin e çështjes , të shmangin spekulimet, analizat dhe lajmet e shumta të pasakta dhe aspak objektive, që po qarkullojnë në këtë rast dhe të jenë sa më të kujdesshëm me ndjeshmërinë e besimtarëve, duke mos provokuar me dashje ose padashje një klimë pakënaqësie që nuk i shërben askujt, por vetëm se nxit urrejtjen ndërfetare dhe prish qetësinë sociale të këtij vendi, që është më i rëndësishëm sesa interesat e ngushta të momentit.