Numër special i revistës KIBLA
Tirana 100 vjet më herët se sa data e themelimit të saj? KIBLA tashmë me një numër special, ku për herë të parë nëpërmjet burimeve arkivore osmane gjendet një dokument më i hershëm se sa i vitit 1614 për Tiranën. Pas disa përpjekjesh disavjeçare nëpër arkivat e ndryshme turke historiani Behar Kaçeli në gjurmim të burimeve osmane për Shqipërinë arrin të gjejë në Defterin e Sanxhakut të Ohrit të vitit 1519 edhe të dhëna të plota dokumentare për Tiranën. Në këtë pikë historiani Behar Kaçeli pas hulumtimesh të gjata nëpët Arkivat Osmane në Turqi në mbrojtje të tezës së magjistraturës arrin të gjejë të dhëna jo vetëm për Tiranën, por edhe për themeluesin e saj Sulejman pashë Mulletin (Bargjini). Faksimilet e këtij defteri janë riprodhuar në faqet e Kibles, ku përveç kësaj do të gjeni një dosier të pasur historik me ngjarjet në Bulçesh dhe një intervistë shumë interesante me hoxhë Burhan Filin dhe peripecitë e tij. Tirana dhe Hafiz Ibrahim Dalliu është filli përshkues i artë i këtij numri special, por edhe ana e përshpirtmërisë ku hoxhallarët tonë të mirënjohur tashmë japin këshillat e tyre.
E gjithë Redaksia e revistës KIBLA i ka kushtuar një vëmendje të posaçme këtij numri, ku në fetvatë e përcjella nuk janë lënë manash pandemia, por edhe fenomene të tjera si paragjykimet janë trajtuar me shkrime të veçanta nga hoxhë Dorian Balliu. Ruajtja e gjuhës nga hoxhë Sokol Kondakçiu e shenjat e kohës së fundit nga hoxhë Justinian Topulli dhe tefsiri Ajka e Kuptimeve të Kurani Kerimit është trajtuar nga hoxhë Ferid Piku janë disa nga shkrimet që e plotësojnë më së miri këtë numër special të revistës KIBLA.
Në revistën KIBLA mund të abonoheni nëpërmjet numrave: 0672753789 dhe 0672532783…