Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja
Falënderimi është për Allahun, Zotin e gjithësisë dhe salavatet e selamet janë për të fundmin e Pejgamberëve Muhamedin alejhi selam, për familjen dhe shokët e tij. Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja është një nga çështjet bazë të fesë sonë të nderuar. Është ajo gjë e cila e dallon Ymetin tonë prej ymeteve të tjera. Allahu xh.sh. thotë në Kuran: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin, sepse ju urdhëroni që të bëhën vepra të mira, ndaloni të këqijat e besoni Allahun.” (Al-Imran, 110.) Ky ajet është tepër i qartë se sa e rëndësishme është: këshillimi, udhëzimi dhe urdhërimi për bërjen e të mirave e lënien e të këqijave. Por çfarë domethënie ka ky term në fenë Islame? Këtë përgjigje dijetarët e Islamit e kanë dhënë duke na thënë se:
EL-MA’RUF (e mira) është një emër përmbledhës i të gjitha gjërave të cilat janë të dashura tek Allahu dhe me veprimin e tyre fitohet kënaqësia e Tij, siç janë besimi apo adhurimi. Ky emër nënkupton çdo punë e cila njihet nga logjika dhe feja si “e mirë”.
EL-MUNKER (e keqja) është një emër përmbledhës i të gjitha gjërave të cilat janë të urryera tek Allahu, janë të ndaluara (haram) prej Tij. Ky emër nënkupton çdo punë të cilën e ka ndaluar apo kritikuar Sheriati (ligji fetar) dhe e kanë urryer mnendjet e ndriçuara. Duke parë këtë përkufizim të këtyre dy termave se çfarë janë në të vëtrtetë, ne jemi të urdhëruar si besimtarë t’ipërmbahemi me aq sa kemi mundësi. Kështu na mëson dhe vetë Pejgamberi paqa e bekimet e Allahut qofshin mbi të kur thotë: Nëse ndonjëri prej jush sheh një të keqe, ta ndryshojë atë me dorën e tij, nëse s’mundet me gojën e tij e nëse s’mundet me zemrën e tij e ky është besimi më i dobët. Ne jemi të detyruar të endemi midis këtyre tre gjëndjeve sipas mundësive tona dhe sipas përgjegjësive tona. Për këtë na flet Pejgamberi paqa e bekimet e Allahut qofshin mbi të kur thotë: Çdo njëri prej jush është një bari (prijës) dhe të gjithë ju jemi përgjegjës pë rata që keni nën përgjegjësinë tuaj. Por si duhet që të jemi ne në bërjen e këtij adhurimi? Allahu xh.sh. na jep një shembull të bukur dhe urdher njëkohësisht kur thotë në Kuran: ( Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe ji i qetë (durimtar) e i vazhdueshëm në të…) (Ta-Ha,132)
Me këtë shembull dhe urdhër njëkohësisht Allahu na mëson që të jemi të kujdesshëm në këtë gjë, sepse pas urdhërimit apo udhëzimit vjen një sprovë për njëriun që e ka emrin: arrogancë. Allahu xh.sh. na e shëron këtë sëmundje duke na thënë: (dhe ji i qetë (durimtar) e i vazhdueshëm). Kjo, sepse durimi i vazhdueshëm e largon njeriun mga vetëkënaqësia, arroganca apo mendjemadhësia. Për këtë arsye Allahu e dallon urdhërimin për të mirë e ndalimin nga e keqja si cilësi të besimtarëve e lënjen e tyre si cilësi të hipokritëve. Në Kuran Allahu xh.sh. thotë: (Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat…)(Teubeh,71) e në ajetin tjetër thuhet: (Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri-tjetrin, kërkojnë të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat…)(Teubeh,67).
Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është një nga shkaqet kryesore të ndihmës së Allahut për ne mbi tokë: (Allahu i ndihmon ata të cilëve nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet (namazin), japin zeqatin, urdhërojnë për të mira e pengojnë të keqen….)(Haxh,41).
Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është një nga shkaqet e shpëtimit tonë prej dënimit të Allahut: (A ka pasur njerëz të mençur tek popujt para jushqë pengonin ngatërresat në tokë, përveç disave prej tyre që i shpëtuam Ne?! Ata që bënin të këqija, jepeshin pas kënaqesive dhe ishin gjynahqarë.) (Hud,116).
Po e mbyll shkrimin tim me një thënje të Imam Shafiut Allahu e mëshiroftë: “Kush e kritikon vëllain e tij fshehurazi e ka këshilluar dhe zbukuruar atë, e kush kritikon haptazi e ka poshtëruar dhe shpërfytyruar atë.”
Allahu xh.sh. na dhëntë sukses në këtë punë të rëndësishme të fesë tonë dhe ne me këtë punë të fitojmë kënaqesinë e Tij. Amin.