VALIXHJA E ÇUDITSHME

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 7 minuta lexim

aaaaa

Valixhja e tejmbushur kaloi pa asnjë problem pikën e kontrollit në aeroportin e Rinasit. Peshorja elektronike tregonte se ajo nuk peshonte shumë. Ne fakt, kompjuteri, nuk e kishte hetuar dot paketimin që kishte brenda valixhja. Ajo kishte vetëm disa plaçka kur e skanuan, dhe nuk iu zbulua asgjë me shume se disa lecka trupi edhe pse ishte e plot e përplot. Udhëtari, personazhi i tregimit tonë, ishte nisur për një biznes të fshehtë që askush nuk arriti t’ia kuptojë në Rinas. Avioni u nis drejtë Arabisë Saudite.

Kur aeroplani, i mbushur me tregtar të ardhur nga të gjitha skajet e Shqipërisë, zbriti në aeroportin e Xhedes, askush nuk i kushtoi rëndësi bagazhit, përveç të zotit të saj. Ai e mori ashtu siç e kishte përgatitur. Kishte vite që e priste këtë ditë. Kishte planifikuar ç’do detaj dhe ishte përgatitur mirë për këtë tregti që do të bënte. I kishin thënë prej vitesh, por edhe kishte lexuar shumë burime që i vinin nga shekujt e kaluar, se vetëm në një vend, mund të shiste mallin e tij të grumbulluar prej vitesh. Ankthi, sa vinte dhe shtohej. Edhe pse kishte mësuar sekretin, që mallin e tij ta fshihte në një mënyre prefekte, e që nuk mund ta zbulonte askush nga frymorët; Skanerët, kompjuterët dhe çdo sistem sigurie që më herët dhe aktualisht nuk mund ta zbulonte.

Pasi kaloi pa u diktuar, në aeroportet dhe në të gjitha pikat e kontrollit, u akomodua në Hotelin e rezervuar në Mekë. Mori mallin e tij të gjithin me vete. nuk la asgjë. Pastaj ngarkuar siç ishte, shkoi tek vendi i takimit që po e priste blerësi. Këtë produkt të tillë vetëm një blerës mund ta blinte. Ishte shumë pranë konkretizimit.

Hyri brenda në objektin gjigant ku pronari i shtëpisë ishte shumë i pasur sa nuk kishte kthyer asnjë individ duarbosh e prej lashtësisë trashëgohej kjo lloj tregtie. Ashtu siç ishte i ngarkuar filloi të belbëzonte me veten e tij: “…Vallë do ta shiste mallin? A do ta blente dikush?…”. Gjithë këto vite planifikime.

Kur pa pritur e pa kujtuar e gjen veten e tij në qendër të shtëpisë, kishte shumë tregtarë që kishin ardhur nga të gjithë skajet e botës. Më në fund erdhi moment final. u gjunjëzua, siç e donë tradita, ngriti duart lart, e uli kokën poshtë dhe i turpëruar iu drejtua të Zotit të Shtëpisë duke i thënë: “… O Pronar i madh! Ky është malli im! E solla të gjithin; këto janë veprat e jetës sime! A mundesh të mi blesh?…” E luti Pronarin pareshtur që t’ia blinte, përgjigje nuk mori, por prapë nuk u dorëzua. Vazhdoi të lutej duke i kujtuar nevojat që kishte për ta shitur atë mall sepse kishte ardhur nga larg. Produkti që kishte sjellë shitej me çmim shumice, malli kushtonte shumë lire. Por, a do t’ia blinte ato ai blerës?

Kaluan disa ditë duke kërkuar që të shiste mallin, mirëpo, nuk mori përgjigje. Ankthi sa vinte dhe shtohej mirëpo, kishte mbetur shansi i fundit dita e madhe në fushën e Arafatit , ku Blerësi nuk kthente asnjë tregtar të këtij lloj mbrapsht. Atë ditë u ngrit herët në mëngjes. Fali namazin e sabahut dhe u nis bashkë me shumë tregtar, nga ata që nuk kishin marrë ende përgjigje për tregtinë që donin të bënin. Pas një dite të gjatë dhe të lodhshme erdhi përgjigja, e ruajtur me delikatesë, në një formulë specifike para 14 shekujsh. Vëzhguesi i asaj dite nuk e kishte aspak problem që të blinte mallin e keq të këtij tregtari fukara, ia diti hallin edhe ia bleu mallin të gjithë.

Personazhi i tregimit tonë, me disa prej të hollave që i kishte kursyer më herët, por edhe shumë i lumtur se fitoi më shumë se e meritonte nga shitja e mallit, e mbushi valixhen plot me dhurata për familjen e tij që e prisnin të ngazëllyer.

Ai i kishte hequr të gjitha gjynahet e tij dhe valixhja. Po kthehej i mbushur me fitimet nga tregtia që kishte bërë me të Zotin e Shtëpisë, Allahun e madhëruar. Shumë i emocionuar thonte pareshtur: Të faleminderit o Zot! Që i bleve të gjynahet e mia. Kush tjetër përveç teje do ti blinte ato?!
Ky tregim i referohet hadithit të Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, që thotë: “Kush e kryen Haxhin, nuk flet fjalë banale dhe nuk vepron punë të turpshme, kthehet që andej si dita që e ka lindur nëna (me gjynahe të falura).” (Buhariu dhe Muslimi).

Allahut të madhëruar i lutemi që haxhinjëve nga e gjithë bota, që udhëtuan në haxh këtë vit, t’ia pranojë Haxhin; t’ia ketë falur gjynahet; të jenë kthyer në shtëpitë e tyre si ditën që kanë lindur. Amin!

Shënim: Baza e këtij teksti është marrë nga Eduart Thartori i cili mori pjesë në Haxhin e këtij viti. Redaktimin me disa ndryshime e bëri Sulejman Rustemi.