Vonesa në shlyerjen e borxhit

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

10Vonesa në shlyerjen e borxhit

Nr. 17

Komisioni i Përhershëm i Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Vëllimi 13 / faqja 171

Pyetja e 12 nga fetvaja me nr.8859

Pyetje: Çfarë gjykimi ka atë që e vonon shlyerjen e borxhit dhe ai ka mundësinë ta shlyej atë? Ju lutem të më sqaroni me detaje.

Përgjigje: Nuk lejohet të vonohet shlyerja e borxhit, për atë njeri që ka mundësitë ta shlyej detyrimin që rëndon mbi të. Argument për këtë është hadithi që përcjell Ebu Hurejre (radijallahu anhu) se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Vonimi i borxhit nga ai që ka mundësi, është padrejtësi dhe nëse ju çojnë te dikush tjetër që mund ta shlyejë borxhin në vend të borxhliut, atëherë shkoni tek ai (për të marrë borxhin).” (Buhariu & Muslimi)

Allahut i mbështetemi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe ndjekësit e tij.

Burimi:http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4717&back=true