10 ditët e fundit të Ramazanit

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

Këshillë nga hoxhë Mustafa Tërniqi

Jemi futur në 10 ditëshin e fundit.

Mundohu sa të kesh mundësi mos të prishësh qejf me njeri, mos të zemërohesh, frekuento sa më pak internetin dhe kalimin e kohës pa nevojë apo në gjëra të padobishme. Përqendrohu te punët e mira, te adhurimet, te kërkimi falje, te leximi i Kuranit, te namazi vullnetar sidomos në pjesën e natës, te lutjet e shumta, te sadakja, te pastrimi i zemrës dhe te përkushtimi dhe përgjërimi dedikuar Krijuesit Madhështor, i cili të pret dhe kërkon prej teje të kthehesh tek Ai. Je afruar kohës kur do të caktohet për ty çdo gjë që lidhet me jetën tënde për një vit deri në natën e Kadrit të Ramazanit tjetër. Mos shpreso nga Zoti të caktojë një fat të mirë dhe ti qëndron larg Tij. Afrohu tek Ai dhe Ai e di vetë, se çfarë është më e mira për ty.