nga Hoxhë Mustafa Tërniqi
Vetëm xhamitë jo!
Prej datës 11 maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh sic janë parukeritë, berberët dhe dentistët. Ndërsa nga 18 maji do hapen baret dhe restorantet, ndërkohë nuk kemi asnjë shenjë për hapjen e xhamive. Ndërsa Gjermania ditën e hënë dhe vende të tjera në vijim hapin të gjitha faltoret. Në fillim të masave kundër Covid-19 ishte e arsyeshme dhe e besueshme pezullimi i aktiviteve dhe tubimeve në publik por tani cfarë pengese ka më?
Nëse nuk do të ketë tolerancë për hapjen e xhamive të paktën për xhumanë dhe namazin e drekës dhe ikindisë që janë brenda orareve të qarkullimit do të thotë se mbajtja mbyllur e xhamive është e qëllimshme ose neglizhencë e pajustifikueshme. Cdo kush që ka folur dhe do të flasë qoftë një fjalë të vetme zyrtare dhe do bëjë përpjekje për hapjen e xhamive të jetë i bindur se sevapet janë shumë të mëdha te Allahu e cdo kush që neglizhon në këtë kohë kur s’ka më asnjë kuptim dhe arsye neglizhenca është pjesë e zullumit që është përmendur në ajetin 114 të sures el-Bekare për ata që pengojnë permendjen e Zotit te xhamitë.