Ramazani, muaji i triumfeve

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 10 minuta lexim

1_178Ramazani, muaji i triumfeve

 

Muaji i bekuar i Ramazanit mbart me vete krahas freskisë shpirtërore dhe ngjalljes së ndjenjave fetare, edhe aspiratat për një të ardhme më të lumtur, sepse e ndez në shpirtin e besimtarit shkëndinë e fitores dhe ngadhnjimit.

Kjo, ngase muaji i bekuar i Ramazanit është simbol i ngadhnjimit dhe fitores. Në vazhdim do të ndalemi në disa nga triumfet e muajit të Bekuar të Ramazanit:

 

– TRIUMF I NJERIUT, DRITËS DHE TË VËRTETËS

Muaji i bekuar i Ramazanit, është muaji i triumfit të madh të njerëzimit mbi terrin e injorancës. Kjo, ngase në muajin e bekuar të Ramazanit filloi shpallja e Kur’anit i cili shpaloi një faqe të re në historinë e botës. Pas kësaj date, më nuk pati monopol padituria, injoranca dhe djallëzia, por njerëzit patën rast ta njohin të vërtetën dhe me dritën e Islamit ta largojnë terrin e mosbesimit.

Është e vërtetë se të gjithë njerëzit nuk iu bashkangjitën thirrjes Islame, por themi me plotë të drejtë se ky muaj, apo thënë më saktë kjo ngjarje paraqet triumf për njerëzimin në përgjithësi, sepse botërisht u luftua injoranca dhe besimet e gabuara, u sulmua terri me dritën e Islamit në përmasa globale, pra iu mundësua njeriut ta njohë të vërtetën dhe u krijuan kushte për identifikimin e saktë dhe preciz të së gabuarës.

 

-TRIUMF MBI VETEN

Po, muaji i bekuar i Ramazanit është muaji i ngadhnjimit të njeriut mbi veten, gjegjësisht pasionet dhe kënaqësitë e tij trupore, shpirtërores mbi materialen.

Në muajin e Rmazanit muslimanët agjërojnë, pra heqin dorë nga ngrenia, pija, marrëdhëniet intime dhe fjalët e veprimet e liga.

Me këtë, njeriu ngadhnjen mbi veten, sepse e mëson të durojë pa i shijuar gjërat të cilat si zakonisht i lakmon. Shpirtit i jepet përparësi dhe nuk i lejohet trupit që të dirigjojë me njeriun duke i plotësuar e mos lënë pas dore nevojat e tij që i kërkon në çdo moment.

Pra, me agjërim, njeriu e mund veten, dëshirat dhe lakmitë trupore dhe e mposht materialen me zbatimin e kërkesave të shpirtërores.

 

-LUFTA E BEDRIT

Në muajin e bekuar të Ramazanit, gjegjësisht me 17 Ramazan të vitit të dytë të hixhretit, u zhvillua beteja e parë e madhe pas shpërnguljes së muslimanëve në Medine dhe formimit të shtetit Islam. Në këtë betejë, ku forcat idhujtare ishin me tepër në numër, muslimanët korrën fitore bindëse, fitore kjo e cila nuk pati vetëm karakter ushtarak, por parasëgjithash pati karakter ideologjik, sepse i gjithë opinioni i atëhershëm priste epilogun e fuqisë së re në arenën botërore, shtetit Islam të udhëhequr nga Muhamedi s.a.v.s. dhe forcave tradicionale idhujtare arabe të prira nga fiset idhujtare të Mekes. Në betejën e madhe të Bedrit, u mposhtën ushtarakisht idhujtarët nga njëra anë, dhe u mpoasht ideologjikisht kauza e kufrit-mosbesimit dhe forcat destruktive nga ana tjetër. Pas kësaj beteje, muslimanët u bënë faktor me rëndësi në arenën ndërkombëtare dhe krijuan realitete të reja brenda dhe jashte regjionit arab.

Si atëherë, poashtu edhe sot dhe në çdo kohë, beteja e madhe e Bedrit do të jetë burim frymëzimi për punë dhe veprimtari aktive në prezentimin e kauzës Islame në botë, do të jetë gjenerator i dëshirës dhe ambicjeve për fitore dhe suksese në fusha të ndryshme të jetës, ashtu si që fituan muslimanët në luftën e Bedrit. Thënë shkurt, lufta e madhe e Bedrit, do të ushqejë shpirt optimist bashkëkohor musliman me plane dhe strategji të qartë për një të ardhme më të lumtur të bijve të këtij umeti.

 

-ÇLIRIMI I MEKES

Fitorja ideore dhe imponimi i vetes në arenën ndërkombëtare, nuk u manifestua vetëm në luftën e madhe të Bedrit, por kjo u demostrua edhe në çlirimin e Mekes. Pra, në muajin e bekuar të Ramazanit, muslimanët në krye me Muhamedin s.a.v.s. u kthyen në Meke çlirimtar, pasi u dhunuan një kohë të gjatë në të nga banorët e saj idhujtar, dhe u larguan me urdhërin e Allahut xh.sh. që në Medine ta ngritin shtetin e parë Islam.

Çlirimi i Mekes, nuk ka thjesht rëndësi teritoriale, apo si që thuhet me gjuhën e luftës fitim të teritoreve, por para sëgjithash pati rëndësi ideore. Kjo, ngase Mekeja paraqiste atëbotë bastionin e fundit dhe më të fortë të idhujtarisë klasike arabe, por kur kihet parasysh e kaluara e saj historike dhe pozita e saj te popujt e rajonit dhe më gjërë si vatër e të dërguarve të Zotit dhe krijimit të kulturave e civilizimeve, ndodhitë në të i tejkalonin kufijt nacional dhe regjional.

Pra, me këtë rast, u grushtua bastioni i fundit i idhujtarisë, u mposht doktrina idhujtare dhe u prenë pejtë e mbështetjes së mosbesimit. Çlirimi i Mekes, rrënimi i idhujve dhe pastrimi i Qabes, jo vetëm që ishte trijumf për ushtrinë muslimane në kuptim të brendshëm, por paraqiti kthesë të madhe edhe në pozitën e tyre në arenën botërore, sepse tash më ata ishin të zotët e vërtetë e tempullit që ishte simbol fetar, kulturor, civilizues e historik i mbarë botës.

Çlirimi i Mekes, i ushqen ndjenjat e muslimanëve dhe aspiratat e tyre që të vazhdojnë në thirrjen e tyre në të vërtetat Islame, sepse ashtu sikur që u rrënua gënjshtra klasike idhujtare atëbotë, ashtu do të mposhten edhe gënjeshtar e të gjitha ngjyrave dhe kohërave para të vërtetës Islame.

 

-LUFTA E TEBUKUT

Në muajin Ramazan të vitit të nëntë të hixhretit, ushtria muslimane u gjend përballë një superfuqie të atëhershme, pra ushtrisë Romake, në Tebuk. Jo vetëm që ushtria muslimane triumfoi në këtë betejë, por triumf paraqet edhe fakti se me t’u dhënë urdhëri për luftë me romakët, shokët e të dërguarit të Allahut vrapuan se kush me i pari do t’i përgjigjet thirrjes. Nuk luajti rol ajo se bëhej fjalë për një superfuqi të asaj kohe, sepse muslimanët ishin të bindur në vetvete dhe në fenë të cilës i takonin, ishin të bindur në kauzën të cilën e mbronin, dhe për realizimin e këtyre synimeve, nuk kishte fuqi që mund t’i ndalte.

Kjo betejë duhet të flase shumë për muslimanët, gjegjësisht t’ua bëjë me dije se të parët e tyre u ballafaquan me fuqinë botërore të atëhershme, romakët, dhe dolën ngadhnjimtar.Muslimanët, nuk duhet të nënshtrohen para tjerëve, por në të njejtën kohë nuk bën edhe të qëndrojnë në fund të varganit të jetës dhe përparimit, e pastaj të presin keramete pa dhënë mund. Rëndësia e kësaj beteje qëndron në faktin se muslimanët u ballafaquan me një faktor të jashtëm dhe me ndikim më politikën e atëhershme botërore dhe pas kësaj ngjarje, emri i muslimanëve u dëgjua në anë të ndryshme të botës dhe u pa se janë fuqi serioze e cila dalëngadalë por sigurt e zen vendin e vet të merituar në skenën botërore.

 

-ÇLIRIMI I SPANJËS

Në vitin e 92 të hixhretit, muajin e bekuar të Ramazanit, u përgatit ushtria Islame në krye me Tarik ibn Zijadin për çlirimin e Spanjës-Andaluzisë. Kjo ushtri e cila nisi në muajin e Ramazanit, më vonë arriti ta çlirojë Spanjën dhe aty të ndërtojnë muslimanët civilizim madhështor i cili e mahniti botën, e në veçanti Europën, e cila atëbotë ishte krejt në baltë dhe injorancë, dhe e habitur shiqonte se çka ndërtojnë muslimanët në këtë troll të kontinentit të tyre. Po ashtu, muslimanët aty e shuajtën dhunën që ushtrohej mbi njerëzit e dobët dhe të pa fajshëm nga tiranët e ndryshëm, gjë që flet se misioni i muslimanëve në Spanjë ka qenë human dhe paqësor.

Përgatiti hoxhë Sulejman Rustemi