“Hakmarrja” e shiitëve ndaj muslimanëve sunij të Shqipërisë
Justinian Topulli
Kryetar i Lidhjes se Hoxhallareve te Shqiperise
Mediat shqiptare sot, kanë mbushur orët e lajmeve të tyre me një “prononcim” tinëzar, të një shiiti, që punon si ambasador i Irakut në Vatikan dhe që thotë se, Papa kërcënohet nga ISIS-i gjatë vizitës së tij në Shqipëri!
Nuk është hera e parë që shiitët lëshojnë të tilla dezinformacione me përmasa globale, por kësaj here duket që e paskan me ne, shqiptarët sunij!
Që shiitët janë sekti më mashtrues dhe dezinformues, këtë e dimë nga historia, si dhe nga vetë doktrina e tyre devijante, por shyqyr Zotit, ne shqiptarët nuk kemi pasur ndonjëherë ndonjë komunitet të tillë në mesin tonë, ndaj dhe nuk kemi vuajtur prej tyre. Por duket që kohët kanë ndryshuar, bota sot është bërë më e vogël dhe organizatat shiite të Iranit, që financohen drejtpërdrejt nga ambasada e këtij shteti, kanë hyrë edhe në vendin tonë dhe bëjnë çmos të përhapin sektin e tyre të humbur.
Në 2008, një grup jo i vogël hoxhallarësh shqiptarë, bënë një deklaratë, ku e shpallnin të palejuar fetarisht dhe kombëtarisht, çdo lloj bashkëpunimi me këto organizata dhe njerëzit e këtij sekti të huaj, që ka hedhur tentakulat e tij edhe këtu tek ne. Por, duke mos dalë nga tradita e tyre, shiitët e Iranit që jetonin në Shqipëri, e bënë të madhe gjëmën në radhët e tyre dhe deklaratën kundra bashkëpunimit me ta, e dërguan deri në instancat e larta të tyre në Iran, e gjetkë ndoshta, duke iu përcjellë edhe kanakarëve të tyre shqiptarë shqetësimin se, pas kësaj deklarate, ata ndjeheshin të rrezikuar për sigurinë e tyre në këtë vend!
A është kjo ndoshta një hakmarrje e Iranit për këtë deklaratë? Asgjë nuk është e pamundur. Iraku sot dihet që është një vilajet vasal i Iranit dhe nuk është çudi që ky shtet “revolucionar”, të ketë shfrytëzuar rastin për t’u hakmarrë me një prononcim të tillë djallëzor, që kërkon veç të tjerash, të etiketojë sunijtë e këtij vendi, edhe si njerëz ekstremistë dhe vrasës…