Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr 3323 v.2 fq. 514
Pyetje: Cfarë gjykimi ka për ndërrimin e emrave siç bëjnë zakonisht shumica e haxhinjve indonezian të cilët i ndërrojnë emrat e tyre kur janë në Mekë ose në Medinë dhe a ka kjo bazë në sunetin profetik?
Përgjigje: Profeti (alejhissalatu uesselam) i ndërronte emrat me kuptim të keq me emra të mirë. Kështu që nëse emrat e haxhinjve nga Indonezia ndërrohen për këtë shkak dhe jo për shkak të përfundimit të haxhit, ose të vizitës së xhamisë së Profetit (alejhissalatu uesselam) lejohet. E nëse ata i ndërrojnë emrat duke e lidhur këtë gjë me prezencën e tyre në Mekë ose në Medinë, apo më mbarimin e riteve të haxhit nuk është sunet por është risi (bidat).
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr 17797 v.26 fq. 384
Pyetje: Njerëzit tashmë janë mësuar duke e thirrur besimtarin sapo të mbarojë ritet e haxhit me emërtimin e njohur; haxhi. A ka ndonjë rregull të sheriatit që lidhet me këtë gjë?
Përgjigje: Thirrja e atij që kryen haxhin me emërtimin haxhi është më mirë të mos përdoret, sepse kryerja e detyrave dhe obligimeve nuk realizohet për të dhënë emra dhe tituj por për të marrë shpërblimin nga Allahu i Lartësuar nëse ato vepra janë të pranuara. Është detyrë për muslimanin që të mos e lidhë veten e tij me gjëra të tilla në mënyrë që ta ruajë nijetin (qëllimin) e tij të pastër për hir të Allahut të Madhëishëm.
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr 20551 v.2 fq. 214
Pyetje: Është vënë re shpeshherë nga disa njerëz që pas larjes së Qabesë së nderuar marrin ujin që tepron prej larjes dhe fijet e fshesave që përdoren për pastrim me nijetin e shërimit dhe përfitimit të begative dhe të bekimeve. Gjithashtu ka prej tyre që marrin fijet me të cilat është qëndisur ose qepur pëlhura e Qabesë me të njëjtin qëllim. Cfarë gjykimi ka rreth kësaj?
Përgjigje: Këto janë veprime të ndaluara, sepse nuk ka argumente për lejimin e tyre dhe njëkohësisht janë një mjet që të çon drejt shirkut (politezimit). Ajo që sheriati na mëson në lidhje me Qabenë është drejtimi nga ajo kur falemi, tavafi rreth saj dhe respektimi që duhet bërë pa teprime dhe pa risi.
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr 20509 v.2 fq. 215
Pyetje: Në fshat kemi disa zakone që lidhen me haxhiun para se të kthehet dhe kur kthehet nga haxhi. Para se të kthehet, pikërisht në natën e bajramit ose dy netë para mblidhen gratë e familjes dhe farefisit si dhe gra prej komshive për ta kaluar natën zgjuar në shtëpinë e tij duke kënduar me zë të lartë. Me raste ka dhe përzierje mes burrave dhe grave. Ndërsa pas kthimit të tij nga haxhi bëhet ceremonia e pritjes me të shtëna armësh në ajër si shenjë gëzimi për mbërritjen e tij dhe vendosjen e flamujve të gjelbërt si shenjë e kthimit të tij shëndoshë e mirë. Cfarë mendimi keni për këto gjëra? Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje: Këto punë që bëhen para dhe pas kthimit të të afërmit të tyre nga haxhi janë të këqija dhe të ndaluara. Nuk lejohet të veprohen dhe as të aprovohen sepse janë prej veparve të kohës së injorancës (xhahiletit). Andaj është detyrë që këto gjëra të ndalohen dhe të mohohen, sepse Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “ Kush bën një punë që nuk është prej fesë tonë ajo ështtë e refuzuar.” Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.