Kur hapen dyert e Xhenetit në këtë botë?

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

sunrise_sky_by_zerogroll

Përgjigje:
Dyert e Xhenetit hapen çdo të Hënë dhe të Enjte. Allahu e fal çdo rob të Tij që nuk i bën shirk (shok në adhurim). Gjithashtu nuk i fal edhe dy njerëz të cilët janë të zemëruar dhe nuk flasin me njëri tjetrin. Allahu i thotë Melaikeve: Shikoni këta dy njerëz; nuk do t’i fal dhe mëshiroj derisa të pajtohen dhe të komunikojnë më njëri tjetrin. Po ashtu, dyert e xhenetit hapen edhe në muajin e Ramazanit.
Dyert e Xhenetit i hapen edhe atij i cili e plotëson abdesin me të gjitha rregullat e tij dhe thotë fund abdesin: Esh-hedu en La ilahe ilallah ue esh-hedu ene muhameden resulullah (dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër me meritë përveç Allahut dhe se Muhamedi, alejhi selam, është i dërguar i Tij).