Zgjidhet kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë
Lidhja e Hoxhallareve të Shqipërisë mblodhi Asamblenë e Përgjithshme ne sesionin e saj të parë në qytetin e Durrësit në datën 17-18 Prill 2015. Në këtë Asamble u morën dy vendime të rëndësishme:
1- Zgjerimi i Këshillit të Përhershëm të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, që është edhe organi më i lartë vendimarrës, me 6 anëtarë të rinj.
2- Zgjedhja e Kryetarit të ri të Lidhjes së Hoxhallareve të Shqipërisë nga Këshilli i ri i Përhershëm pas propizmit të emrave të kanditadatëve për këtë post nga Këshilli i Përhershëm.
Pas një proçesi tepër transparent dhe me votë të fshehtë si[as parimit “Një anëtar, një votë” u zgjodhën gjashtë anëtarët e rinj të Këshillit të Përhershëm, të cilët dhanë propozimet e tyre kanditatët për kryetar të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë. Në përfundim Asambleja e Përgjithshme rikonfirmoi Justinian Topullin si kryetar të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë me shumicë absolute votash pro dhe një absenimi .