Me rastin e tërmetit një pjesë e mirë e strutkurës së LHSH u vu në lëvizje për gjetjen dhe shpërndarjen e donacioneve të ndryshme për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. Falë bujarisë së donatorëve të ndryshëm u mblodhën një sasi e konsiderueshme në vlera monetare, veshje, batanije, si dhe ushqime. Këto ndihma dhe ushqime u dorëzuan me mundësinë e parë që u krijua për t’iu ardhur në ndihmë sadopak të dëmtuarve dhe për t’i lehtësuar goditjet që morën. Shuma e mbledhur në para nëpërmjet stafit të LHSH u shpërnda për të ndihmuar të dëmtuarit, si dhe një sasi e konsiderueshme batanijesh xhupash dhe veshjesh të ndryshme për të përballuar të ftohtin dhe nevojat momentale për t’u strehuar. Ndihma monetare u shpërndanë për 12 besimtarë muslimanë, të cilët kishin pësuar dëme të konsiderueshme në banesat e tyre. Një pjesë e mirë ndihmash në veshje dhe ushqimore shkuan për besimtarët në qytetin e Durrësit, në Vorë, në zonën e Fabrikës së Qelqit, Kombinat Tiranë, si dhe në fshatin Allagjatë zona e Pezës po në Tiranë.
Ndërkaq pasojat e këtij tërmeti nuk janë zhdukur ende, madje tashmë mund të themi se ka nisur kriza post-tërmet dhe të dëmtuarit e zonave Tiranë, Durrës e Fushë-Krujë kanë nevojë për mbështetje të të gjitha llojeve. Një skuadër e LHSH prej disa ditësh është e pranishme në terren për të parë dhe konstatuar nga afër dëmet e pësuara në familje të ndryshme. Kjo skuadër ka bërë vizita në zonën e Manzës, Shijakut, Durrës dhe në rrethinat e Tiranës. Në këtë mënyrë duke pasur një informacion konkret për t’ua paraqitur donatorëve dhe për të ndërmjetësuar e për t’ua lehtësuar sadopak gjendjen.