Përdorimi i ilaçeve që përmbajnë alkool dhe drogë
Akademia e Fikhut Islam me qendër në Mekë
Së pari: Nuk lejohet përdorimi i drejtpërdrejtë i pijeve dehëse, si bar kurues. Argument për këtë është thënia e të Dërguarit të Allahut (alejhi salatu ue selam): “Allahu nuk e ka vendosur shërimin tuaj në gjërat që ua ka ndaluar.” (Trasmeton Buhariu) Gjithashtu i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Allahu e ka zbritur sëmundjen dhe për çdo sëmundje ka një kurë, prandaj mjekohuni dhe mos u mjekoni me haram.” (Ebu Daudi, Ibn Es-Suni dhe Ebu Nuejmi). Kur Profeti u pyet nga Tarik bin Suvejdi për kurën në e cila përzihet me pije alkoolikeai u përgjigj: “Ajo nuk është shërim, por është sëmundje.” (Ibn Maxheh, Ebu Nuejmi)
Së dyti:Lejohet përdorimi i ilaçeve që kanë në përbërjen e tyre alkool në përqindje tëkonsumueshme (që nuk japin efekt dehës), kur kjo është edomosdoshmenë prodhimin e kurave të ndryshme dhe në rastet kur nuk ka asnjë alternativë tjetër, por me kusht që ato të rekomandohen nga një mjek i besueshëm dhe i drejtë. Gjithashtu lejohet përdorimi i alkoolit si dezifektant i jashtëm për plagët, si lëng eliminues për mikrobet dhe në kremrat për përdorim të jashtëm.
Së treti: Akademia e Fikhut Islam u sugjeron të gjitha kompanive të prodhimit farmaceutik në botën islame, si dhe importuesit e këtyre medikamenteve, që të japin maksimumin e mundshëm për të mos përdorur alkoolin dhe për të krijuar alternativa të tjera në vend të tij.
Së katërti: Akademia e Fikhut Islam iu sugjeron gjithashtu edhe mjekëve, që të distancohen nga rekomandimi i medikamenteve që përmbajnë alkool, me sa të kenë mundësi.
http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?dw1&cidiw150&lwAR&cidw12