Seminar trajnues me Dr. Muhamed el-Med’haxhi

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 3 minuta lexim

Në vazhdën e aktiviteteve që zhvillon Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, ishte dhe seminari trajnues me Dr. Muhamed el-Med’haxhi, i cili u zhvillua në ambjentet e Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë.

Në fillim të seminarit u trajtuan cështje bashkëkohore në lidhje me agjërimin të cilat duhet t’i ketë parasysh çdo hoxhë apo imam, në mënyrë që t’i paraprijë situatave dhe pyetjeve nga besimtarë të ndryshem.

U trajtuan çështjet e vlefshmërisë së agjerimit nëse i sëmuri trajtohet me insuline, serum, vaksinim, etj.

Sikurse u përmendën edhe rastet kur kurojmë dhembët, përdorimin e medikamentit të azmes, përdorimin e oksigjenit për të sëmurët ne mushkëri, etj, çështje aktuale si keto.

Trajtimi i këtyre çështjeve bashkekohore u zhvillua në formën e diskutimit me të pranishmit, me rreth 40 hoxhallarë te nderuar të trojeve shqiptare dhe jo vetëm, të diplomuar në shkenca të ndryshme islame.

Referencat kryesore në trajtimin e këtyre temave, ndër të tjera, ishin vendimet e nxjerra nga insitutet kërkimore shkencore islame, komisionet e dijetarëve islam, myftinitë dhe akademitë e ndryshme në boten islame.

Ne fund te këtij seminari të parë, të pranishmit dolën me qëndrime të qarta për çështjet bashkëkohore rreth agjërimit.

 

Seminari i dyt, i cili zgjati edhe më shumë, trajtoi çështje bashkekohore të zekatit dhe praktikave financiare islame.
Implementimi në terren i çështjeve të zekatit të përmendur në librat e hershëm të dijetareve muslimanë, ishte një tjetër sfidë në këtë seminar të dytë.
Ne të u trajtuan çështje si zekati në kompanitë me shumë ortakë, zekati i borxheve të prapambetura, zekati dhe kthimi i borxhit pasi ka falimentuar monedha vendase, ngritja e institucionit të zekatit, shfrytëzimi i të ardhurave të zekatit në projekte fitimprurëse për të përfituar më tepër prej tij, mënyrat e përllogaritjes së zekatit, çështje të përbashkëta midis zekatit dhe vakufit, etj, si keto.
Edhe në këtë pjesë tl dytë të seminarit, trajtimi ishte në formë diskutimi me të pranishmit, referuar qendrave studimore islame, myftinive, komisioneve dhe akademive të ndryshme në botën islame.

Ne fund të seminarit, u bë një rezyme e përgjithshme e asaj që u trajtua në këtë seminar dhe të gjithë shprehën dëshirën për t’u përseritur aktivitete tl ketij lloji, te cilat behen shkak për ngritjen akademike të hoxhallarëve dhe rigjenerimin e njohurive të përfituara ndër vite.