A më lejohet të agjëroj me COVID-19?

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 2 minuta lexim

Pyetje: A më lejohet të agjëroj, kur dyshoj mos jam infektuar nga COVID-19?

 

Përgjigje: Çështja nuk lidhet me dyshimin, nëse je infektuar nga Korona apo çdo lloj virusi tjetër, por me gjendjen shëndetësore. Allahu e ka pëmendur në Kuran në suren Bekare ajeti 184, se udhëtari dhe i sëmuri, nuk e kanë detyrë të agjërojnë, por duhet ta plotësojnë agjërimin në ditët në vijim pas Ramazanit. Ndërsa në rastin konkret çështja lidhet me gjendjen shëndetësore, a ka me të vërtetë shenja apo simptoma të epidemisë apo të çdo lloj sëmundje tjetër të rëndë? Nëse po, është mjeku specialist ai që përcakton, se privimi i vetes nga ushqimi dhe uji përgjatë gjithë ditës e dëmton apo e rëndon shëndetin e të sëmurit, apo e bën sëmundjen të avancojë më shumë. Nga ana tjetër nuk dimë të ketë ndonjë studim të publikuar qoftë nga mjekë specialistë apo vendime studimore të dala nga OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë), se agjërimi e dëmton njeriun apo mund të jetë rrezik për infeksionin nga COVID-19. Pra, për sa kohë ndjehesh mirë nga ana shëndetësore dhe nuk ke asnjë shqetësim konkret mund të agjërosh rregullisht.

 

Komisioni Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH.