Pyetje: Gruaja ime pasi bëri testin për infektimin nga Covid-19 doli pozitive, ndërsa unë për momentin nuk kam shenja, por nuk e di nëse jam i infektuar edhe unë apo jo.
A mund të shkoj në xhami për të falur namazin e xhumasë?
Përgjigje: Kemi përmendur në fetva të kaluara, se nëse një njeri ka patur kontakte të afërta me njerëz, të cilët kanë rezultuar pozitivë duhet të ruhet dhe nuk duhet të shkojë në xhami dhe në vende të tjera tubimi pa masa mbrojtëse derisa të vërtetojë, se është i infektuar apo jo. Në rastin konkret kur gruaja është njeriu më i afërt, atëherë dyshimet janë më të mëdha, edhe pse ndoshta për momentin nuk shfaqen simptoma konkrete. Andaj ai nuk duhet të prezentojë në namazet ditore në xhami, ndërsa për namazin e xhumasë, nëse ka dyshime të forta se mund të jetë infektuar, nuk duhet të shkojë, por duhet të falë namazin e drekës në shtëpi, ndërkohë nëse kalojnë ditë dhe ai akoma nuk shikon simptoma konkrete mund të shkojë për xhuma, por duke përdorur të gjitha masat mbrojtëse, të jetë i pajisur me maskë, të ketë sexhade më vete dhe të mos falet ngjitur me të tjerët, mos të futet brenda, por mundësisht të falet jashtë duke ruajtur distancën dhe sapo të mbarojë xhumaja të largohet nga aty. A nëse ka dyshime për veten e tij më e mira është të qëndrojë në shtëpi.
Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH.