CIVILIZIMI ISLAM DHE POZITA E TIJ NË MESIN E CIVILIZIMEVE TË TJERA

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 23 minuta lexim

Lidhja-20CIVILIZIMI ISLAM DHE POZITA E TIJ NË MESIN E CIVILIZIMEVE TË TJERA

Mblodhi dhe pershtati

B. Shkrepi

Historiani njohur, Arnold Toynbee ka konstatuar se njerzimi ka kaluar ne me shume se njezet civilizime, te gjitha jane shuar ose jane drejt shuarjes. Nderkohe qe faktoret e shuarjes se tyre mbeten, luftrat dhe perplasja mes klasave.

Nese do te permendim disa prej ketyre civilizimeve, mbase me te njohurit per te cilet disponojme informacione me shume se per te tjeret, do te veconim; civilizimin helenik, faraonik, romak, pers si edhe civilizimin modern.

Eshte e veshtire te gjykojme cdo njerin prej civilizimeve pa patur njesi matese mbi bazen e te ciles krahasohen, nderkohe qe njerzit do te kene mosperputhje ne percaktimin e ketyre njesive matese. Le te themi se njesite matese per te bere krahasimin midis civilizimeve mund te jene si me poshte:

1- Te jete civilizim “human” ne qellimet, vlerat si edhe praktikat e tij.

2- Te jete civilizim qe kontribuojne ne ekzistimin dhe rinovimin e tij shumica e shoqerise, pra te jete “civilizim popullor” e jo civilizim patriarkesh, faraonesh, apo forcash politike a ushtarake.

3- Te gezoje shoqeria te gjitha mundesite qe te perfitoje prej gjithe shanseve qe ofrohen.

4- Te synoje krijimin e mundesive te reja te cilat gezojne mundesine e realizimit.

5- Te kete mundesine e rezistences ndaj elementeve te zhdukjes apo renies, si edhe te jete “civilizim i vazhdueshem i rinovueshem”.

Nese do ti praktikojme keto kritere ne krahasimin ndermjet civilizimeve mbase do te kishim nje gjykim te drejte ne krahasimin mes tyre.

Nese do te marrim si shembull civilizimin e fundit mund te themi se civilizimi modern karakterizohet nga elementi i trete dhe i katert ne mase te konsiderueshme, sikurse karakterizohet disi prej elementit te dyte, mirpo nuk eshte aspak e mbrojtur nga elementet e zhdukjes, sic thote Arnold Toynbee: “Tashme gjendemi  perballe realitetit se civilizimi yne nuk eshte i mbrojtur prej shperberjes. Nuk e imagjinoj dot sesi mund te behemi te verber perballe ketij realiteti” Civilization on Trial, p 38.

Civilizimi modern veshtire te cilsohet “human” pavarsisht lehtesimeve materiale qe ka mundesuar ne jete, si edhe vlerave e moralit qe ka shpalosur nepermjet slloganeve, si psh; liria, barazia, te drejtat e njeriut dhe vullnetarizmi. Ky civilizim pa asnje dyshim nuk e ka bere jeten te lumtur, qofte edhe ne vendet qe e kane prodhuar e promovuar. Njeriu i ndikuar prej civilizimit modern jeton me shume prane stresit dhe depresionit, sesa prane kenaqesise, apo mjaftueshmerise.

Vrasja e njeqindmije njerzve brenda nje nate si pasoje e hakmarrjes dhe e mllefit, si edhe shkaterrimi i qytetit te Dresdenit brenda nje nate, per te njejtin motiv, veshtire se na lejon te themi se nje gje e tille ka ndodhur si pasoje e iluminimit, arsyetimit, civilizimit,  apo humanizmit. Fillimshekulli shkuar i ketij civilizimi me luftra, ska nevoje te permendet.

 

Mirpo c’ndodh me civilizimin Islam? A ekziston realisht civilizimi Islam? A mund te krahasohet ne rrafsh civilizimi dhe perparimi me civilizimet e siperpermendura duke perfshire edhe civilizimin modern?

Pothuajse cdo studiues ne fushen e kultures Islam, musliman qofte a jomusliman asnjajes, kur kane folur per kulturen Islame, jane perqendruar rreth institucionit “Darul Hikme” apo personaliteteve si El-Farabi, Er-Razi, Ibni Sina apo Ibni Rushdi, apo ndertesa arkitekturore si, Al-Hamra apo Taxh Mahali.

A eshte ky i gjithe civilizimi Islam? A thua jane dashur shume germime derisa u shfaqen keto xhevahire te cmuara te civilizimit dhe perparimit? Apo keto jane praktikat me te spikatura te civilizimit Islam?

Vihet re se studiuesit e historise nuk i kushtojne rendesi civilizimit Islam si nje civilizim i plote dhe harmonik e nuk jane treguar te kujdeseshem me shembujt e regjistruar ne librat e trashgimise historike ne raportet mes muslimaneve dhe jomuslimaneve qe jetonin ne shtetin Islam.

Dekreti i shkruar prej Khalid bin Welidit per banoret e Irakut, ne te cilin thuhet; “Cdo person ne moshe i pafuqishem per pune, apo i semure me cdolloj semundje, apo varferohet pasi ka qene i pasur dhe fillon te jetoje me lemoshen e njerzve te besimit te tij, clirohet prej taksave si edhe i sigurohet jetesa atij edhe familjes se tij prej Shtepise se Pasurise, per aq kohe sa jetojne ne shtetin Islam. Nese vendosin te jetojne jashte shtetit Islam, atehere muslimanet nuk kane me asnje detyrim te sigurojne jetesen e tyre dhe te familjes se tyre” Ebu Jusuf El-Kharaxh fq 144.

Halifi Omer bin Abdulaziz nxorri dekret: “T’i sigurohet jetesa prej Shtepise se Pasurise, cdo jomuslimani i cili mbush moshen e pleqerise, apo behet i paafte per pune, apo nuk i mjaftojne te ardhurat” Ibni Selam”El-Emual 45-46″

Keto jane disa prej shume shembujve qe tregojne sistemin e pergjitheshem i marre prej ligjit te sheriatit, ligj te cilin kane zbatuar muslimanet.

Shumekush prej studiuesve perserit ngjarjen e femres qe i beri oponence halifit Omer, si argument per opozitarizmin popullor ndaj qeverise si edhe per lirine e mendimit dhe s’permendin nje ngjarje te rendesishme dhe percaktuese ne kohen e Omerit, kur sahabet u ndane ne dy grupe, grupi i Omer ibni El-Hatabit dhe Bilal ibni ebi Rabah dhe grupi i tij. Debati u ndez aq shume midis halifes dhe opozitareve, te cilet me forcen e tyre opozitariste bene qe Omeri te thosh: o Allah me ndihmo ndaj Bilalit dhe shokeve te tij si te deshirosh. Mendimi Omerit fitoi, ndersa faktet historike s’te lene te kuptosh ekzistencen e ndonje arsyeje tjeter per triumfin e mendimt te tij vetem se per shkak te zerave me te shumte. Kjo ngjarje skalit fuqishem nje dimension politik thelbesor qe, bindja ndaj qeveritarit nuk eshte absolute, por ne te mirat e pranueshme prej shoqerise. Gjithashtu vendimet e dala prej qeverise mund te rishikohen dhe t’u behet oponence, sepse ne Islam ceshtjet zgjidhen me konsulte.

Nje tjeter dimension i rendesishem ne politikat e pergjitheshme shpaloset edhe ne sistemin ekonomik i cili eshte zbatuar pergjate shekujve dhe si pasoje e tij eshte bere i mundur harmonizimi ndermjet sektorit publik (nepermjet te cilit shteti rregullon administrimin e pronave publike) dhe atij privat duke i garantuar individit te drejten e prones si edhe motivimin per te fituar dhe rritur kapitalet.

Njerzimi pergjate dyqind viteve te fundit, prej kohes se Adam Smithit deri me sot, ska mundur te harmonizoje politikat ndermjet sektorin publik dhe atij privat, ne menyre qe t’i garantoje ekonomise zhvillimin si edhe drejtesine per te gjithe.

 

Ndermjet shtetit Islam dhe perandorise romake nuk ka asgje te perbashket sepse qellimet dhe motivet e cdonjeres prej tyre ishin diametralisht te kunderta. Perjashto realitetin se cdonjera prej tyre u shtri duke perfshire territore, toka dhe popuj te ndryshem.

Ato ndryshojne edhe per nga shpejtesia dhe ngadalesia e shtrirjes dhe perhapjes. Nderkohe qe perandorise romake i’u deshen afersisht njemije vjet per te arritur kulmin e shtrirjes se saj gjeografike dhe politike, shtetit te pare Islam nuk iu desh me shume se tetedhjet vjet per te arritur kulmin e shtrirjes se tij. Dallimi midis tyre ne aspektin e dobesimit eshte edhe me i qarte, sepse perandoria romake pas migrimeve te fisefe Hunë dhe Gotë ra perfundimisht pergjate nje shekulli e nuk mbeti prej civilizimit te saj vetem se disa vepra arti dhe arkitekturore. Ndersa shteti Islam me gjithe problemet qe kaloi pergjate ekzistences se tij te gjate, sidomos me ndryshimet e pushtetit nga nje familje ne tjeteren, u deshen afersisht njemije vjet deri ne renien e tij te plote politike.

Kemi edhe nje tjeter dallim ndermjet dy perandorive. Tek sa perandoria romake ngrihej mbi forcen e luftes dhe shfrytezimin e popujve te tjere per interes te vendit meme si dhe per te realizuar nje jete me te mire per aristokracine romake, ne perandorine Islame nuk i jepej prioritet ndonje etnie ndaj etnive te tjera, ndersa fuqia e perandorise bazohej ne besimin tek Zoti Nje dhe vihej ne funksion te perhapjes se ketij besimi.

Shkrimtari dhe historiani i njohur anglez H.G Wells ne librin e tij “Outlines of The History” thote: “Drejtesia romake ishte vetem per romaket, nderkohe qe per pjesen tjeter veshtiresite,vuajtjet dhe padrejtesite s’kishin as kufi e as kush i parandalonte”, ka thene gjithashtu se: “Gjeja qe me se shumti terhoqi zemrat e njerze drejt Muhamedit dhe fese Islame ishte koncepti i adhuruarimit te Zotit Nje dhe askujt tjeter vec Tij, gje e cila ngacmoi natyrshmerine e zemrave … pasi e pranuan Islamin dhe sistemin e tij ne menyre te sinqerte perpara tyre u hap porta e gjere e vllazerise njerzore te cilen duhej ta kultivonin deri ne momentin e hyrjes ne Parajse vend te cilin nuk e zoterojne shenjtoret e as mbreterit. Hyrja dhe gradet e tyre ne Parajse nuk vareshin nga simbolika te paqarta e as nga rite te errta, por nga devocioni. Muhamedi ia ofroi kete sistem moral zemrave dhe Islami mundesoi ekzistencen e nje shoqerie qe u clirua prej shtypjes dhe diskriminimit social ne ato grada te cilat ska mundur ti arrij asnje shoqeri tjeter.

Filozofi, historiani dhe shkrimtari i njohur amerikan William Durant ne librin e tij The Story of Civilization thote: “Hebrenjte ne lindjen e afert, i mirpriten arabet te cilet arriten ti clironin prej padrejtesise se pushtetareve te pare… fituan gjithe te drejtat ne jeten e tyre dhe praktikimin e fese se tyre… nen hijen e shtetit Islam arriten te vene pasuri te madhe, si ne Azine e vogel, Egjipt po ashtu edhe ne Spanje, pasuri te cilen nuk arriten ta vene nen hijen e pushtetit te krishtere.

Te krishteret ne vendet e Azise perendimore gezonin te drejta te plota ne praktikimin e fese se tyre. Historianet na kane treguar se ne kohen e halifit Me’mun ndodheshin ne vendet Islame mbi njembedhjete mije kisha, shume sinagoga si edhe faltore ku adhurohej zjarri. Te krishteret ishin te lire te festonin festat e tyre publikisht, sikurse edhe pelegrinet e krishtere vizitonin te sigurt vendet qe i konsideronin te shenjta ne Palestine. Te krishteret qe ndaheshin prej kishes bizante perjetonin forma te ndryshme te shtypjes nga patriarkana ne Kostandinopoje, Jeruzalem, Aleksandri apo Antakia, ndersa pas hyrjes se Islamit ne vendet e tyre fituan lirine dhe sigurine.

Mardhenia ndermjet dy feve ne disa kohe arriti deri ne piken qe te krishteret mund te hynin lirisht neper xhami me kryqin varur dukshem ku mund te takonin dhe bisedonin me shoket e tyre musliman. Ne administrate te krishteret gezonin te drejten deri ne postet me te larta, si edhe perqindja e tyre ne disa kohe u be aq e larte sa prodhoi ankesa ne mesin e vete muslimaneve. Si efekt i kesaj sjellje dhe metodologjie tolerante te muslimaneve, ndodhi qe shume prej te krishtereve, idhujtareve apo edhe zoroastrianisteve te perqafonin fene e re. Nje pakice mbeten ne fene e tyre, mirpo edhe ata qe nuk pranuan Islamin mesuan arabishten dhe e bene gjuhen e tyre si edhe veshjet e muslimaneve. Me kohen nje pjese e tyre u ndikuan prej ligjeve edhe e pranuan Islamin.

Kultura greke nuk mundi t’i ruaj themelet e saj edhe pse sundoi keto popuj per afro njemije vjet. Ndaj ushtrite romake dhe bizante lehtesisht hoqnin dore prej idhujve te vendeve te tyre. Ne ato vende ku ishin perhapur doktrina, ndryshe nga doktrina zyrtare e perandorise bizante, u perhapen shpejte besimi dhe traditat Islame. Shume shpejte njerzit perqafuan sinqerisht dhe fort besimin e ri me te cilin ishin njohur, keshtuqe shpejt edhe i harruan besimet dhe idhujt e tyre. Islami arriti te depertoje ne zemrat e qindra popujve qe nga Kina, Indonezia, India e deri ne Marakish e Andalozi. Arriti te dominoje imagjinaten si edhe moralin e tyre, ndaj mundi te orientoje jeten e tyre dhe te ringjalli tek ata shpresen, nepermjet te ciles i lehtesuan vetes vuajtjet e saj si edhe inspiroi krenarine ne zemrat e tyre.

Kjo fe arriti ti bashkonte edhe te mbillte dashurine mes tyre, pavarsisht ndasive edhe konflikteve qe kishin patur”

 

Feja ka luajtur rol ne ekzistencen e pothuajse cdo civilizimi. Mirpo ne raport me civilizimin Islam edhe pse Islami ishte faktori kryesor, ruajti traditat, zakonet dhe pranoi njohurite qe trashegonin popujt prej te shkuares se tyre para Islamit si edhe perfitoi prej tyre.

Ndikimi i Islamit tek civilizimi islam vihet re ne pikat e meposhtme:

1- Islami, ndryshe nga fete dhe civilizimet e tjera dallon me, ekzistencen e vazhdueshme te Kuranit ne origjinalitetin e tij, gje qe ka inspiruar perhere, reformatoret, pergjate historise Islame.

2- Ne dallim nga fete e tjera, ne Islam, personaliteti i profetit Muhamed dhe jeta e tij eshte e njohur deri ne detaje te cilat, veshtire se mund te njohe njeriu detaje te asaj natyre edhe nga jeta e prinderve te tij.

3- Islami mbeshtetet mbi bazen moral, e njohur ne terminologjine Islame “devotshmeri” term i cili permendet ne mbi 200 ajete ne Kuran.

4- Islami nuk eshte fe thjesht me kuptimin e fjales “religjion”, por eshte sistem i plote per jeten e individit dhe shoqerise ne cdo fushe, si ne ate sociale, ekonomike por edhe politike.

5- Koncepti adhurimit ne Islam nuk kufizohet thjesht dhe vetem me rituale dhe forma te caktuara, sic ndodh me konceptin e adhurimit ne fete e tjera. Adhurimi ne Islam shtrihet per te perfshire cdo pune te njeriut, ku ai synon kenaqesine e Zotit. Prej ketyre adhurimeve psh, vlersimi ne shoqeri i akteve te cilat nese i kryen nje numer i mjaftueshem njerzish, pervecse shperblehen, por edhe mundesojne shkarkimin prej pergjegjesise dhe mekatit pjesen tjeter te shoqerise. Ky koncept adhurimi perfshin gjithcka i nevojitet njeriut ne jeten e tij, psh; kujdesi ndaj te moshuarve te cilet s’kane femije apo te cilet jane abandonuar prej femijve.

6- Islami e konsideron  “Drejtesine dhe Vertetesine” vlere absolute e cila ne praktike smund ti nenshtrohet relativitetit, per hir te afrimitetit a te largesise, apo te miqesise a te armiqesise.

7- Kurani ka rezervuar nje hapsire te gjere per nxitjen e njeriut ne kerkimin e dijes, perpjekjes per te arritur tek e verteta,  arsyetimit dhe mendimit. Nuk eshte e rastesishme si edhe nuk ka argument me te mire per kete sesa fakti qe shprehjet; dije, arsyetim dhe mendim jane permendur ne Kuran ne me shume se treqind e pesedhjet vende.

Keto karakteristika, kane patur nje rol te rendesishem ne formimin e shtysave te civilizimit Islam, administrimit dhe botekuptimit te qellimeve te tij tek muslimanet. Ska dyshim se gjate historise Islame, ka patur devijime te ndryshme ne vende te ndryshme. Devijime te cilat penguan ndikimin e plote te ketyre karakteristikave, mirpo kurre nuk arriten ta cenojne Islamin si faktor kryeson ne formimin e civilizimit islam, praktikat e tij e as ne kuptimin e qellimeve te tij.

Rrjedhimisht del ne pah dallimi i civilizimit islam ndaj civilizimeve te tjera me tre karakteristika te tjera:

1- Kontributi vullnetar, duke qene prej themeleve te civilizimit islam, pjese e nxitjes qe Islami i ben individit per te dhene, sepse eshte adhurim ndaj Zotit dhe devotshmeri e ben ate nje “civilizim popullor”. Ndryshe nga civilizimet e tjere te cilet u ngriten prej faraoneve, patriarkeve apo elitave dhe forcave politike a ushtarake. Forma me e dukshme e ketij kontributi popullor eshte “vakfi”.

2- Ngritja e civilizimit islam edhe mbi bazen e kontributit vullnetar si ne rastin e vakfit, ndodh si motivim per bamirsine, gje qe e shpalos Islamin njekohesisht edhe si “civilizim human”

3- Elementet e siperpermendur natyrshem nxjerrin ne pah nje tjeter karakteristike dalluese, ate te “rinovimit dhe vazhdimsise” po ashtu edhe te “rezistimi ndaj faktoreve shkaterrues” gje qe skane mundur ta bejne civilizimet e tjera.

Civilizimi islam vazhdon ende edhe sot prej katermbedhjete shekujsh (pavarsisht luhatjeve politike apo edhe luftrave shfarrosese si ajo e Mongoleve apo edhe kryqezatat) te luaj rol te rendesishem per njerzimin.

Keto tre karakteristika, jane aq te dukshme saqe nuk kane nevoje per argument llogjik, as empirik.

 

Eshte e rendesishme per cdokend qe deshiron te vlersoje a gjykoje Islamin apo cdo fe a civilizim tjeter ta vlersoje e gjykojme mbi parimin e dijes dhe drejtesise e jo mbi sygjestionime a subjektivizem.

E rendesishme eshte qe muslimanet te kuptojne fene e tyre drejte si edhe ta praktikojne ate ne menyre korrekte, larg ekstremeve, sepse vetem keshtu do te jene musliman te mire, te drejte dhe mesatar, ashtu sic Zoti na ka mesuar ne Kuran dhe profeti Muhamed nepermjet fjales dhe vepres se tij, njekohesisht do te jete kontribues te denje per te permirsuar shoqerine tone te mbushur plot probleme. Kuptimi i drejte i Islamit dhe praktikimi korrekt i tij do te prodhoje muslimane aktive, pozitiviste edhe do ti shpetoje prej demoralizimit si edhe prej inferioritetit.