Dialogu mes ndjekësve të medh’hebeve të ndryshme të Islamit
Vendimi nr. 202 (21/8)
Asambleja Ndërkombëtare e Jurisprudencës Islame, e cila buron nga Organizata Islamike për Bashkëpunim (OKI), në seancën nr. 21 të mbajtur në Rijad të Arabisë Saudite nga data 15 deri në 19 Muharem 1435 H, që i korrespondon datës 18-22 Nëntor 2013, pasi shqyrtoi me kujdes studimet e paraqitura në lidhje me temën e dialogut mes ndjekësve të medh’hebeve (shkollave juridike) islame dhe pas dëgjimit të diskutimeve që u bënë në lidhje me këtë temë, vendosi si vijon:
1- Konfirmimin e endimeve të marra më parë, sidomos vendimit nr. 98 (11/1) që flet në lidhje me unitetinislam dhe vendimit nr. 152 (17/1) që flet në lidhje me slamin dhe umetin e vetëm, rreth medh’hebeve në akide, fikh dhe moral
2- Dialogu mes medh’hebeve islame nënkupton këmbimin e ideve rreth një teme të caktuar mes ndjekësve të medhe’hebeve të ndryshme islame larg çdo fanatizmi, në mënyrë që të shkohet drejt botëkuptimeve të përbashkëta, të përafërta ose që mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën.
3- Dialogu është një sjellje që ne duhet të karakterizohemi me të, kur ndër gjërat me të rëndësishme janë sinqeriteti, respekti për atë që të kundërshton, largimi nga qëllimet për t’u dukur apo për të triumfuar dhe zgjedhja e rrugëve më të mira për të bindur të tjerët, si dhe debatimi në formën më të mirë.
4- Dialogu ka disa norma themelore, të cilat sistemojnë rrugën e tij dhe garantojnë suksesin e tij, ku mund të përmendim:
a- Rënia dakort për një referencë të qartë, që janë bazat e argumentimit për të cilat janë pajtuar dijetarët e umetit, si dhe dhënia e garancisë për respektimin e tyre.
b- Përcaktimi i pikave të mosmarrëveshjeve dhe pikave të pajtimit, si dhe vendosja në themel i gjërave për të cilat bihet në pajtim në mënyrë që të zhvillohet studimi i gjërave për të cilat nuk bihet në pajtim, që të garantohet bashkëjetesa, respektimi i secilës palë për palën tjetër, për aq kohë sa kjo nuk bie ndesh me argumentat e qarta të Kuranit dhe Traditës Profetike dhe ixhmait (pajtimit) të dijetarëve të umetit.
c- Fusha e dialogut janë çështjet relative të Ixhdihadit, ndërsa përsa i përket çështjeve absolute nuk janë janë pjesë e këtij dialogu vetëm me qëllim këshillimi dhe me qëllim gjetjen e mënyrave për zbatimin e tyre.Asambleja porosit sa vijon:
1- Konfirmimi i domosdoshmërisësë respektimit të nënave të besimtarëve, sahabeve dhe familjes së Profetit (a.s.) nga të gjitha medh’hebet islame, si dhe moscënimi apo shpërfillja e tye me fyerje dhe akuza.
2- Ndalimi i tekfirit (cilësimitsi jobesimtar) i çdo grupi prej muslimanëve që beson tek Allahu dhe i dërguari i Allahut (a.s.), tek shtyllat e Islamit dhe të Imanit, dhe që nuk mohon asnjë dispozitë fetare që është njohur masivisht në mënyrë të pashmangshme.
3- Ndalimi i derdhjes së gjakut të muslimanëve pavarsisht ndarjeve sektare, si dhe ndalimi i luftimit mes tyre.
4- Ndalimi i fushatave të organizuara të një medh’hebi në prani të ndjekësve të medh’hebit tjetër, gjë që çon drejt trazirave, çarjes së radhëve dhe përhapjes së urrejtjes së ndërsjelltë.
5- Publikimi i porosive të mëparshme nga shtetet anëtare në mënyrë që të përfshihen në lëndet arsimore dhe në rrjetet mediatike, si dhe përfshirja e këtyre vendimeve në qëndrimet politike.
6- Mbajtja e simpoziumeve dhe takimeve që kanë për qëllim thellimin e dialogut mes medh’hebeve islame dhe për të larguar pengesat për realizimin e një qëllimi të tillë, duke konfirmuar edhe një heë vlerat dhe parimet e përbashkëta. Po kështu edhe përhapja e edukatës së tolerancës, mesatarisë dhe ruajtjes së ekuilibrave.