E Drejta Morale

Lidhja e Hoxhallarëve
2 minuta lexim

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja e bekimet qofshin mbi zotërinë tonë, Muhamedin, vulën e profetëve, si dhe mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Vendimi Nr.: 43 (5/5)

Lidhur me të Drejtat Morale

Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, i dalë nga Organizata e Konferencës Islame, i mbledhur në sesionin e Konferencës së tij të Pestë në Kuvajt, nga data 1 deri më 6 Xhumada el-Ula 1409 H, që përkon me 10–15 Dhjetor 1988, pasi shqyrtoi studimet e paraqitura nga anëtarët dhe ekspertët lidhur me temën e të drejtave morale, dhe pasi dëgjoi diskutimet e zhvilluara rreth saj, vendosi sa vijon:

  • Së pari: Titulli tregtar, emërtimi tregtar, marka tregtare, e drejta e autorit, shpikja apo inovacioni, përbëjnë të drejta ekskluzive të pronarëve të tyre. Në traditën dhe praktikat e sotme tregtare, këto të drejta kanë fituar një vlerë të konsiderueshme financiare të pranuar ligjërisht, meqenëse njerëzit i vlerësojnë dhe i trajtojnë si pasuri. Këto të drejta janë të njohura dhe të vlefshme sipas Sheriatit, ndaj cenimi ose shkelja e tyre është e ndaluar.
  • Së dyti: Lejohet që emri tregtar, emërtimi tregtar ose marka tregtare të transferohen dhe të kalojnë nga një pronar te tjetri kundrejt një kompensimi financiar, me kusht që në këtë veprim të mos ketë mashtrim, fshehje apo manipulim. Kjo për faktin se, në kushtet e sotme, këto konsiderohen të drejta pasurore.
  • Së treti: Të drejtat e autorësisë, të shpikjeve dhe të inovacioneve janë të mbrojtura dhe të garantuara sipas legjislacionit islam. Pronarët e këtyre të drejtave kanë të drejtën t’i administrojnë, t’i përdorin dhe nuk lejohet cenimi, shkelja apo përvetësimi i tyre pa të drejtë.

Allahu e di më së miri!

 

Burimi: https://iifa-aifi.org/ar/1757.html