FRESKIA E BESIMIT TË QARTË

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 10 minuta lexim

Shkroi: Kadiu Fehd el Amarij

O ju brezi i ri: Në mes të konflikteve doktrinale, ideologjike, morale dhe fikhore (juridike); në mesin e valëve të dyshimeve dhe dëshirave që shfaqen herë pas here ndaj Muslimanëve, anashkalimin e fesë dhe mos argumentimin me Sunetin e të Dërguarit të Tij, duke hedhur dyshime mbi dispozitat e fesë, duke vënë dyshime mbi Kuranin, duke kritikuar trashëgiminë (fetare-kulturore), duke mos marrë parasysh kuptimin e të parëve, duke rrëzuar dijetarët, ku secila palë pretendon të vërtetën dhe hedh baltë për palën tjetër.
Në këtë lloj situate, çdo njeri ka nevojë për dy çështje:
E para: Përgatitja nga aspekti i besimit, me anë të së cilës njeriu mund të fitojë qëndrueshmëri, ndihmë dhe udhëzim nga Allahu, në mënyrë që të përballë dëshirat, pasimin e epshit, të mposhtë tekat, paqëndrueshmërinë, abuzimin në përzgjedhjen e mendimeve -egoizmi e gërryen besimin dhe e vjedh udhëzimin-; me ane të besimit, zbaton urdhëresat e Allahut, largohesh nga ndalesat e Tij, shtohet bindja në zemër dhe e mbulon freskija e besimit.
E dyta: Përgatitja dhe paisja me dije fetare, e cila i mundëson të përballet me dyshimet dhe devijimet, duke i dhuruar atij mburojë dhe imunitet të cilat e ruajnë nga rrëshkitja në to. Secila prej këtyre është e nevojshme për tjetrën, ndërsa vetëm njëra nuk është e mjaftueshme për ata që është i ekspozuar duke hedhur vësjtrimin tij në çdo kënaqësi (epsh) dhe dyshim mëngjes e mbrëmje përmes ekraneve, nën pretekstin e kulturës, njohjes së realitetit dhe argëtimit, dhe i kërkojnë përmes globalizimit bashkëkohor. Vallë si është gjendja e kësaj zemreje të gjorë e të rraskapitur nga këto sulme?
Historia dhe realiteti janë dëshmitarët më të mirë për të gjitha sa më sipër, kështu ju do t’i shihni ata që bien në baltën e tundimeve dhe ndryshimeve.
Allahu thotë: “Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë. Ne do t’i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim”. [El En’Am: 110]

O ju brez i ri: Në mesin e njerëzve ka banditë, prijësi i të cilëve është shejtani i mallkuar, ai ka njohuri dhe argumente, si dhe betohet se është prej këshilluesve. Prej tyre janë ata që thërrasin në humbje, të cilët kanë devijuar në aspektin e besimit, adhurimit, mendimeve dhe sjelljet e tyre, dhe dëshirojnë që njerëzit t’i ndjekin dhe të vrapojnë pas tyre në humbjen dhe kundërshtimin e sheriatit (ligjeve) të Zotit të botëve dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij besnik. Ata e kanë prishur atë që ndërtuan të parët, prandaj ki kujdes prej tyre. Ikni prej tyre ashtu siç do t’i iknit luanit, edhe nëse të betohen se janë këshillues të sinqertë, edhe nëse e zbukurojnë atë që e thonë dhe hijeshojnë me njohuri të mbështetur në fakte të dobëta dhe të rreme, kuptim i dukshëm i të cilave është mëshira dhe përmirësimi, ndërsa në brendësi tyre fshihet mundimi, humbja dhe përdhosja së fesë. Allahu thotë: “Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt”. [Ez Zukhruf: 37] Dhe në Ditën e Gjykimit argumentat i tyre nuk do të ketë dobi. Allahu thotë: “Dhe do të thonë: “O Zoti ynë, ne iu bindëm parisë tonë dhe eprorëve tanë, por ata na shmangën prej rrugës së drejtë”. [El Ahzab: 67] Ato janë burime joshjesh dhe mashtrimi, që shfaqen si të udhëzurave, shpëtimtarë dhe reformatorë.

O ju muslimanë: Mos u shqetësoni e as mos u pikëlloni, përgëzoni sepse feja e Allahut është triumfuese. Allahu thotë: “…por Allahu e përsos dritën e Vet”. [Es Saff :8], dhe: “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij”. [Jusuf: 21] O ju qëndrestarë: Qëndrueshmëria juaj në kohë të vështira është qëndrueshmëri për të tjerët, ndaj bëhuni ndër ata që janë të palëkundur, jo nga ata që janë zhgënjimtarë, të hutuar dhe të lëkundur.
Qëndrueshmëria juaj në parimet e Islamit dhe Sunetit shfaqur dhe fshehtas, në kohëra të rënda dhe kur je si i huaj e njerëzit ndryshojnë, padyshim që ka shpërblim më të madh se në kohët e tjera, “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut”. [Al Imran: 200]

O ju brez i ri: Kur t’i shohësh ata që kanë të devijuar dhe kanë ndryshuar, si pasojë e qëllimeve dhe synimeve të tyre, atëherë kuptoje vlerën e qëndrueshmërisë dhe bekimit të qenurit i udhëzuar. Dije se kjo është zgjedhje nga Allahu, ndaj lavdëroje Zotin, dhe ruaju nga mburrja dhe lutu për që edhe ata të udhëzohen. Shiko me kujdes ata që u shpëtuan dhe si shpëtuan me mëshirën e Allahut, e shiko ata që u shkatërrua, se si u shkatërruan.
Allahu i tha të Dërguarit të Tij: “Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata”. [El Isra :74]

O biri i kësaj feje: Sigurisht që ndryshimi dhe tjetërsimi që ka goditur sot bashkësinë islame dhe individët, është bela dhe sprovë si dhe një nga ligjet e Zotit në univers të vendosura me vendimin dhe caktimin e Tij.
Dije se zemrat ndryshojnë, vlerat dhe parimet po ashtu. Ajo që deri dje ishte e ndaluar, sot konsiderohet e lejuar; ajo që dje konsiderohej virtyt, sot quhet prapambetje; ajo që ishte fe deri dje, sot është kthyer mendim dhe liri e të shprehurit; ajo që deri dje ishte e qartë, sot është kthyer në dyshim; ajo që deri dje ishte sunet dhe qëndrueshmëri, sot konsiderohet ekstremizëm dhe gabim;
ai që deri dje konsiderohej si një student i thjeshtë, sot vlerësohet si dijetar inovator; ai që dje ishte një predikues i panjohur apo gazetar, sot ka marë rolin e muftiut, ku del nëpr kanale televizive dhe jep fetva bashkëkohore të çuditshme.
Atëhere ku është defekti Allahu ju mëshiroftë dhe ju bëftë të qëndrueshëm në udhëzimin e Tij?
Kontrolloni veten, fëmijët, vëllezërit dhe nxënësit tuaj, pasi çdo qenie e gjallë është e rrezikuar ndaj sprovave.
Tregojuni atyre për rrugën e të parëve tanë të mirë, për të palëkundurit, për ata që ishin krenarë me fenë e tyre, dhe largojini ata nga lufta psikologjike, konfuzioni dhe humbja.
Bëni shumë kujdes që të mos tregoheni arrogantë në këshillat tuaja, pasi ato nuk janë gjë tjetër veçse dashuri, dhembshuri dhe ndihmesë.
Ky umet do të vazhdojë në mirësi deri ditën e Gjykimit, kështu që mos u dëshpëro dhe as mos u brengos, sepse suksesi është sukses, dhe zhgënjimi është zhgënjim.
Poeti ka thënë:
E vërteta është fitimtare edhe pse e sprovuar,
Mos u tremb, ky është ligji që Mëshirëploti ka shkruar.

E lus Allahun të na dhurojë kuptim të fesë sipas sunetit të të Dërguarit. O Allah, na dhuro kënaqësinë Tënde, përmirësim për zemrat tona, pastërti për shpirtrat dhe pasardhësit tanë, jepi fitore dhe krenari Islamit dhe muslimanëve, vendeve tona dhe vendeve islame. Bashkoji muslimanët nën udhëzimin Tënd dhe shkatërroji zullumqarët dhe agresorët.

Përktheu: Seid Nuhiu.

Medine,1445