H. Mustafa Terniqi
Janë përhapur në disa faqe ne rrjetet sociale dy hadithe që flasin për Halifatin që do vijë nga Horasani pa i verifikuar në janë të sakta apo të pasakta dhe pa dhënë asnjë referencë të paktën. Andaj po sqaroj: Hadithi i parë thotë:
“Një grup njerëzish do të vijnë nga drejtimi i Horasanit me një Flamur të zi. Ata do të përparojnë në një mënyrë të tillë që askush nuk do të jetë në gjendje t’i ndalë. Më në fund, ata do të arrijnë në Bejtul Mukaddes (Jeruzalem) dhe do të vendosin Kalifatin Islamik atje.”
Këtë hadith e transmetojnë Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerë dhe në zinxhirin e transmetuesve gjendet Rizhdin ibn Sa’di për të cilin imam Nesaiu thotë: “Nuk meriton ti shënohen transmetimet.” Kurse të tjerë përvec Nesaiut gjithashtu, si Ibn Meini, Ebu Hatim Er-Razi, etj pohojnë se është tepër i dobët si transmetues.
Ndërsa hadithi i dytë thotë: “Kur ta shihni flamurin e zi duke ardhur nga drejtimi i Horasanit, atëherë bashkohuni me ta edhe nëse duhet të zvarriteni në dëborë, sepse midis tyre do të jetë Kalifi i Allahut, Mehdiu.”
Këtë hadith e transmeton Ahmedi, Bejhekiu në Delail en-Nubuvveh e të tjerë dhe në zinxhirin e transmetuesve gjenden Sherik ibn Abdilah dhe Ali ibn Zejd ibn Xhud’ani, dy transmetues të dobët. Imam Dhehebiu në Mizan el-Itidal, për këtë hadith pohon se është krejtësisht i papranueshëm.
Andaj nuk mund të përcaktojmë gjykime, as të ndërtojmë koncepte me hadithe të tilla.