|Hytbe të shkruara| “DASHURIA PER PROFETIN a.s.” (1)

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 33 minuta lexim

|Hytbe të shkruara| “DASHURIA PER PROFETIN a.s.” (1)

 

Dashuria per Profetin (sala Allahu alejhi ue selem) eshte pjese esenciale e besimit islam.

Pa dyshim dergimi i vules se Profeteve, Muhamedit (sala Allahu alejhi ue selem) eshte nje nga miresite me te medha qe Allahu i ka dhuruar njerezimit.

” لقد من الله على المؤمنين إذ بعث فهيم رسولا من أنفسهم يتلوا عليهم آياته و يزكيهم و يعلمهم الكتاب و الحكمة و إن كانوا من قبل لفي ضلال مبين”

Vertet Allahu u dhuroi besimtareve miresi te madhe kur Ai çoi tek ata nje Profet nga mesi i tyre, duke iu lexuar vargjet e Tij (Kur’anin), i pastron ata dhe ua meson atyre Librin dhe Urtesine, edhe pse me pare ata ishin ne humbje te qarte). )Al-Imran : 164(. Çdo njeri qe e beson Allahun dhe i thote vetes musliman obligohet ta doje Muhamedin(sala Allahu alejhi ue selem) me shume se veten, femijet dhe prinderit e tij, me shume gjithe njerezimin, sepse i Derguari i Allahut(sala Allahu alejhi ue selem) ka thene) : (Askush prej jush nuk e ka besimin e plote derisa une te jem per te me i dashur sesa prindi e femija i tij, dhe gjithe njerezit). Nje here Umer bnu Hatabi i tha : «O i Derguar i Allahut, perveç vetes sime, une nuk dua ndonje njeri  tjeter sa te dua ty!» Profeti (sala Allahu alejhi ue selem) i tha : “Jo! Perkundrazi, une duhet te jem per ty me i dashur edhe sesa vetja jote!”

Umeri tha: “Atehere, tani une te dua me shume sesa veten time”. !» Profeti (sala Allahu alejhi ue selem) ia ktheu : «Tani po, o Umer !».

Pa dyshim qe i Derguari i Allahut (sala Allahu alejhi ue selem) eshte me i dashur per ne besimtaret sesa vetja jone. Per kete Allahu i Lartmadheruar thote: ” النبي أولى بالمؤمنين من أنفسهم”

I Derguari eshte me paresor (me me merite) ndaj besimtareve sesa vetet e tyre”. D.m.th Profeti eshte me i dashur per besimtaret sesa vetet e tyre. Kjo, sepse nefsi yne na therret per te shijuar kenaqesite momentale te cilat ne çojne drejt Zjarrit, ndersa i Derguari i Allahut na fton per tek lumturia e perjetshme.

Nje prej shume aspekteve te shfaqjes se mrekullive te Profetit (s.A.a.s) eshte se ate e kane pershendetur dhe e kane dashur sendet e ngurta, pemet, zogjte dhe kafshet.

E si mos e duam Muhamedin (s.A.a.s) ne njerezit ?! E si mos afrohemi tek Zoti yne nepermjet dashurise ndaj tij,  kur e dime fort mire qe ate e duan malet shkembore te cilat nuk mendojne?! I Derguari i Allahut (s.A.a.s) per malin e Uhudit thote: «Uhudi eshte nje mal i cili na do dhe ne e duam». Ndersa per nje gur te vendlindjes se tij thote: “Une njoh nje gur ne Meke qe me pershendeste me selam para se me te shpallej profetesia. Edhe tani e mbaj mend ate gur».  Trungu i palmes e do Profetin (s.A.a.s), edhe pse nuk ka logjike. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) kur ligjeronte mbeshtetej ne nje trung palme. Nje dite shoket e tij vendosen t’i benin nje minber te ri, prandaj u detyruan ta presin trungun. Kur po e prisnin ata degjuan nje ze melankonik qe i ngjante shume zerit te devese. Ai nuk pushoi derisa e preku i Derguari i Allahut (s.A.a.s). Trungu qau per shkak te ndarjes nga Profeti (s.A.a.s), sepse e donte ate. Edhe shpendet e kafshet i jane ankuar atij per padrejtesite qe u jene bere. Abdullah bnu Mesudi na tregon se kane qene ne nje udhetim me te Derguarin e Allahut (s.A.a.s). Ai shkoi diku larg per nje pune te vet. Ndersa ne pame nje zog, qe i ngjan dallendyshes, i cili kishte dy zoçka te vogla dhe ia morrem ato. Nena e tyre  u drejtua per tek i Derguari (s.A.a.s), perplaste krahet dhe i sillej rrotull (duke iu ankuar atij). I Dergari i Allahut (s.A.a.s) na tha : «Kush e shqetesoi kete zog?! Kush ia mori te vegjelit?! Kthejani zogjte!”. Nje dite i Derguari i Allahut (s.A.a.s) hyri ne kopshtin e nje medinasi(ensariu) ne te cilin ndodhej nje deve. Deveja sapo e pa Profetin (s.A.a.s) filloi te nxjerre nje rrenqethes dhe prej syve e saj pikonin lot. Vetem pasi e ferkoi  i Derguari (s.A.a.s) ajo pushoi, ra ne qetesi. Pastaj i Derguari (s.A.a.s) pyeti: “Kush eshte pronari i kesaj deveje? E kujt eshte kjo deve?”. Nderkohe erdhi nje djalosh prej ensareve dhe tha: “Kjo deve eshte e imja, o i Derguar i Allahut”. Atehere Profeti (s.A.a.s) i tha: «A nuk i frikesohesh Allahut?! A nuk e sheh se ne ç’gjendje e ke katandisur kete kafshe, te cilen Allahu e nenshtroi per ty?! Deveja mu ankua se ti e le te urritur dhe e mundon shume”.

 

Muhamedi (s.A.a.s) eshte i Derguari i Allahut. Prandaj ate e duan krijesat e Zotit: e duan zogjte, kafshet dhe sendet e ngurta. Ndersa njerezit, te cileve Zoti u ka dhene mend, fatkeqesisht nuk ndajne te njejten dashuri per Profetin (s.A.a.s) me krijesat e tjera.

Ne lidhje me dashurine ndaj Profetit (s.A.a.s) njerezit ndahen ne tre ketegori :

  1. Ata qe nuk e duan Profetin e meshires (s.A.a.s), e perçmuan driten dhe udhezimin e tij dhe i shpallen lufte dhe armiqesi atij.
  2. Ata qe e tepruan dhe i kaluan kufijte ne dashurine ndaj tij duke i mveshur atij atribute hyjnore. Kjo i nxorri nga Islami, edhe pse ata pretendojne se jane muslimane dhe e duan Profetin fisnik (s.A.a.s)
  3. Ata qe i japin hakun Profetit (s.A.a.s) dhe ne dashurine ndaj tij jane mesatare, mes dy ekstremeve : as nuk e neglizhojne dhe as nuk e teprojne. Perkundrazi, ata besojne se Muhamedi (s.A.a.s) eshte rob i Allahut ; nuk adhurohet, dhe i Derguar i Tij; nuk pergenjeshtrohet.

Keta jane pasuesit e denje te Muhamedit (s.A.a.s), besimtaret e vertete.

Pa dyshim ata qe nuk e duan te Derguarin e Allahut (s.A.a.s) jane njerezit me te deshperuar ne bote. Ata kane humbur driten e arsyes dhe enden te verbuar ne kotesine e tyre. Zoti ua ka vulosur zemrat, prandaj nuk e kuptojne te verteten. E verteta e pakontestueshme, te cilen nuk mund ta kundershtoje vetem se ziliqari dhe mendjemadhi, eshte se   nepermjet Muhamedit (s.A.a.s)  Allahu i nxorri njerezit nga erresirat ne drite, nga politeizmi ne monoteizem, nga padrejtesite e feve ne drejtesine islame, nga ngushtica e kesaj bote ne hapesiren e pafundme te botes tjeter. Me ndihmen e  Allahut, ai ngjalli nje popull te vdekur. Figuren e ndritur te Profetit (s.A.a.s) nuk mund ta njollose askush, sepse ate e ka nderuar dhe lartesuar Zoti i tij Lavdiploti. «Diellin ne qiell, qe leshon rrezet e arta, nuk i demton aspak lehja e  qenerve te terbuar ne Toke». Per  kete kategori njerezish nuk dua te zgjatemi me teper se kaq se gjykimi per ta eshte fare i qarte per çdo njeri me mend. Do te desha te fokusohesha tek dy kategorite e tjera  per te sqaruar ne menyre te permbledhur cilesite e tyre dhe gjykimin per ta me argumente.

Kategoria e dyte e njerezve ne lidhje me dashurine ndaj te Derguarit te Allahut (s.A.a.s) jane ata te cilet i mveshen atij atribute hyjnore. Ky mbivleresim i padrejte i rrezoi nga lartesite e monoteizmit ne humnerat e politeizmit. Muslimani me besim te paster beson se Muhamedi (s.A.a.s) eshte njeri si gjithe njerezit e tjere : ai ha dhe pi, semuret dhe kalon situata te veshtira. Demi dhe dobia nuk jane ne dore te tij. Ai nuk i sheron te semuret, nuk largon brengat e fatkeqesite dhe nuk sjell furnizim. Kur kuvendonte me shoket e tij nuk i pelqente te dallohej mes  tyre. Kur nje burre i tha : ” ما شاء الله و شئت”  “Ndodh çfare deshiron Allahu dhe ti!”. Ai u merzit shume nga keto fjale dhe iu pergjigj: “A me bere te barabarte me Allahun?! Perkundrazi, thuaj: çfare deshiron Allahu, e vetem Ai!”. Ahmedi. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) i ka ndaluar shoket e tij ta ngrejne mbi vendin qe i takon. Nje dite u tha atyre: “Mos me mbivleresoni mua sikurse te krishteret mbivleresuan te birin e Merjemes. Pa dyshim une jam rob i Allahut. Gjithmone per mua thoni: rob i Allahut dhe i Derguar i Tij”. I Derguari i Allahut (s.A.a.s), krijesa me e mire e Zotit, ne momentet e fundit te jetes u lut: «O Zot, mos e bej varrin tim idhull qe adhurohet ». Ka shume njerez qe pretendojne se jane muslimane, e megjithate adhurojne tyrbet dhe vakefet, u luten te vdekurve. Kur vizitojne xhamine ferkojne e puthin guret e druret e saj. Keshtu bien ne idhujtari dhe meritojne zemerimin e Allahut. Nuk e falin namazin dhe nuk dine asgje nga Kur’ani dhe kur vjen e enjtja pasdite ata vizitojne vakefet, ndezin qirinj dhe prekin varret per bereqet. Kjo eshte feja e tyre. Ndersa Allahu i thote Profetit (s.A.a.s):

” و لقد أوحي إليك و إلى الذين من قبلك لئن أشركت ليحبطن عملك و لتكونن من الخاسرين بل الله فاعبد و كن من الشاكرين” الزمر 66-65

“Dhe sigurisht tashme te eshte shpallur ty dhe atyre (te Derguarve) para teje: N.q.s bashkoni te tjere ne adhurim me Allahun, sigurisht qe gjithe punet tuaja do te jene te pavlera, e pa dyshim do te ishe nga te humburit. Perkundrazi, adhuro Allahun (Nje te Vetem) dhe ji prej falenderuesve”.

” إنه من يشرك بالله فقد حرم الله عليه الجنة و ماواه النار و ما للظالمين من أنصار” المائدة 72

“Nuk ka dyshim se kushdo qe i ve shok ne adhurim Allahut, atehere Allahu e ka bere haram (te ndaluar) Xhenetin per te dhe vendbanimi i tij do te jete Zjarri. Dhe per mizoret (pabesimtare) nuk do te kete asnje ndihmues”.

Kategoria e trete e njerezve, ne lidhje me dashurine ndaj te Derguarit te Allahut (s.A.a.s), eshte grupi i shpetuar dhe pala e ndihmuar, jane ndjekesit e tradites profetike. Ketyre  Allahu ua ndriçoi mendjet dhe ua hapi zemrat per pranimin e se vertetes. Lusim Allahun ta shtoje numrin e tyre dhe t’i forcoje e t’i lartesoje. Ata e duan shume te Derguarin e Allahut (s.A.a.s) dhe besojne se ai eshte rob i Allahut dhe i Derguar i Tij. Muhamedi (s.A.a.s) eshte i Derguari besnik, pergezues per besimtaret dhe qortues per jobesimtaret, komunikues i fjales se Zotit dhe krijesa me e mire  e Tij. Por, gjithsesi ai nuk kishte ne dore jeten dhe vdekjen, as demin e as dobine per veten, dhe si mund t’i posedoje keto per te tjeret ?! Allahu i Lartmadheruar thote :

” قل لا أملك لنفسي نفعا و لا ضرا إلا ما شاء الله و لو كنت أعلم الغيب لاستكثرت من الخير و ما مسني السؤء” الأعرف: 188“Thuaj(o Muhamed): Une nuk kam asnje fuqi perfitimi ose demtimi per veten time, por vetem si te doje Allahu. Po ta dija te fshehten do te kisha shumefishuar begatite per veten time dhe asnje e keqe nuk do te me prekte”.

Ndjekesit e tradites profetike e duan Muhamedin(s.A.a.s) me shume sesa prindi e do femijen e tij, apo femija prindin e vet, e duan me shume se gjithe njerezimi. Dashuria per Profetin (s.A.a.s) eshte pjese esenciale e fese dhe besimit. Zemra nuk mund te provoje kurre shijen e besimit derisa te doje sinqerisht Allahun dhe te Derguarin e Tij, sikurse thekson Profeti (s.A.a.s) ne nje hadith te sakte: “Nese gjenden tek nje person tre gjera ai do te shijoje kenaqesine e besimit… Nder te tjera permendi: Te doje Allahun dhe te Derguarin e Tij me shume se çdo gje tjeter… ».

Sahabet (r.A.a) ishin njerezit qe e kane dashur te Derguarin e Allahut (s.A.a.s) me shume se kushdo tjeter. Ata sakrifikuan  per te gjithçka qe posedonin: veten e pasurine, familjet dhe femijet e tyre. Ne kete moment me vjen nder mend nje episod mjaft prekes para luftes se Bedrit.

Para betejes se Bedrit Sa’d bnu Muadhi nje prej prijesve te ensareve (medinasve) tha : «Une flas dhe pergjigjem ne emer te ensareve. O i Derguar i Allahut ! Vepro si te duash. Ne jemi me ty. Merr nga pasuria jone sa te duash, dhe na ler sa te duash. Ajo qe merr prej nesh eshte me e dashur per ne sesa ajo qe na le. Ti vetem na urdhero, ndersa ne  e kemi per detyre te te bindemi dhe te zbatojme menjehere çdo urdherese».

Pa dyshim ne krye te sahabeve qendron Ebu Bekri (r.A.a), shoku me i ngushte i Profetit(s.A.a.s), me te cilin emigroi ne Medine. Ai vuri ne dispozicion te Profetit(s.A.a.s) veten, femijet dhe pasurine e tij. Gjate rruges per ne Medine ai here ecte para dhe here mbrapa te Derguarit te Allahut (s.A.a.s) vetem e vetem ta ruante njeriun me te dashur te zemres se tij nga çdo rrezik i mundeshem. Nje burre prej ensareve shkon te Profeti (s.A.a.s). Shenjat e merzitjes dukeshin qarte ne fytyren e tij. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) i tha: “O filan, m’e dukesh mjaft i merzitur, çfare te shqeteson?” Ai tha: “O i Derguar i Allahut, u shqetesova kur mendova per diçka”.  E per çfare mendove? – i tha  Profeti(s.A.a.s).  Ai tha: “Ne shkojme e vijme, dhe ti je prane nesh. E shohim fytyren tende dhe kuvendojme me ty. Ndersa neser ti do te bashkohesh me Profetet . Ne nuk do te arrijme dot ty, dhe nuk do te shohim me!” Profeti (s.A.a.s) heshti, nuk  tha asgje. Pas pak zbriti Xhibrili (a.s) me fjalen e Allahut:

”  و من يطع الله و الرسول فأولئك مع الذين أنعم الله عليهم من النبيين و الصديقين و الشهداء و الصالحين و حسن ألئك رفيقا” النساء: 69. “Kush i bindet Allahut dhe te Derguarit atehere ata do te jene ne shoqerine e atyre me te cilet Allahu eshte i kenaqur (ne shoqerine) e Pejkambereve, te sinqertve ne besim, te martirve dhe njerezve te drejte. Sa te shkelqyer jane keta shoqeruesa!”. Pastaj Profeti (s.A.a.s)  dergoi nje lajmetar qe ta pergezonte ensariun me kete ajet.

Idhujtaret e Mekes pasi e kapen sahabiun e nderuar Khabab bnu Adiin e torturuan tmerresisht. Duke e goditur rende i thane: “A do te deshiroje qe Muhamedi te ndeshkohej ne vend tend, ndersa ti te ishe shendoshe e mire, fare i qete ne familjen tende?” Hababi u bertiti fort idhujtareve: “Per Zotin, kurre nuk do te deshiroja te isha shendoshe e mire, dhe i qete ne familjen time, po ta merrja vesh se Muhamedin e ka lenduar qofte edhe nje gjemb ne trupin e tij!”. Ky burre pranon çdo lloj torture, ndersa per Muhamedin (a.A.a.s) nuk do qe ta preke as edhe nje gjemb. Para se te pranonte Islamin Ebu Sufjani ka thene:

Nuk kam pare njerez te duan nje person aq shume sa e duan Muhamedin shoket e tij !».

Edhe femijet e deshen shume  te Derguarin e Allahut (s.A.a.s). Dy djem te vegjel e deshen aq shume Profetin (s.A.a.s) saqe kur degjuan se Ebu Xhehli e kishte ofenduar, vendosen ta vrisnin. Abdurahman bnu Aufi na tregon se diten e Bedrit kur prisnim fillimin e luftimeve aty prane meje kaluan dy djem prej ensareve. Njeri prej tyre me shkeli syrin  dhe me tha : « O xhaxhi, a e njeh Ebu Xhehlin ? ». I thashe: «Po, e perse e kerkon ate ? ». Djaloshi tha: “Kam degjuar se ai ka share te Derguarin e Allahut (s.A.a.s). Per Zotin, po e gjeta nuk rri pa e vrare! Do ta shohesh se cili prej ne te dyve do ta qelloje i pari!”. U habita prej fjaleve te tij. Pas pak edhe djaloshi tjeter m’a shkeli syrin dhe me tha te njejtat fjale si i pari. Kur filloi beteja e vura re Ebu Xhehlin qe vertitej mes njerzve. U thashe dy djemve: «A nuk po e shihni ?! Ky eshte ai te cilin kerkoni?!». Ata te dy iu versulen me shpata ne dore. E goditen te dy njekohesisht derisa e vrane. Dhe secili prej tyre thoshte : «Une e  vrava, une e vrava…!». Buhariu.

Ndersa shembulli i fundit ben fjale per nje sahabije te nderuar. Diten e Uhudit asaj iu vrane tre familjare, mirepo ajo nuk pyeti per asnjerin prej tyre. Perkundrazi, kishte merak per te Derguarin e Allahut (s.A.a.s), prandaj tha : « Si eshte i Derguari i Allahut(s.A.a.s)?».  Deshi te qetesohej per gjendjen e tij. I thane se i Derguari i Allahut (s.A.a.s) eshte me mire sesa e mendon ti! Ajo kerkoi ta shihte. Pasi e pa Profetin (s.A.a.s) u qetesua dhe tha : «O i Derguar i Allahut, çdo fatkeqesi tjeter, perveç kesaj tendes, eshte e lehte!”.  Sikur te vazhdonim  te flisnim per shembuj te tjere te dashurise se sahabeve per Profetin (s.A.a.s) do te duhej kohe e gjate. Por, siç thote edhe nje fjale e urte arabe: ” اللبيب يفهم بالإشارة” “I mençuri kupton me shenja!”.

Duke pasur si busull orientimi sahabet, pasuesit e Profetit (s.A.a.s)  e duan sinqerisht ate me nje dashuri konform rregullave te sheriatit.

Per kete po mjaftohem vetem me dy shembuj:

  1. a) Transmetohet se imam Malik, dijetari i madh i Medines se Profetit (s.A.a.s) nuk hipi asnje kafshe ne qytetin e Profetit (s.A.a.s) ne nderim te vendit ku u varros i Derguari i Allahut (s.A.a.s). Gjithashtu imam Malik kur lexonte librin e tij “El-Muata” me hadithe te Profetit (s.A.a.s) e pickoi nje akrep 13 here, mirepo ai nuk e nderpreu hadithin. Njerezit i thane: “O imam, gjate mesimit vume re se fytyra jote ndryshoi shume here!”. Ai tha: “Gjate kohes kur po shpjegoja hadithin me pickonte nje akrep”. I thane: “E perse nuk e nderpreve shpjegimin e hadithit?”. Ai tha: “Pata turp te nderprisja hadithin e Derguarit te Allahut (s.A.a.s) per shkak te vetes sime”. Imam Maliku sa here qe jepte mesim merrte abdes dhe parfumosej ne shenje nderimi dhe respekti ndaj hadithit te te Derguarit te Allahut (s.A.a.s).

b)Seid bnu Musejibin ne momentet e fundit te jetes e pyeten per nje hadith te Profetit (s.A.a.s). Ndersa ai tha: “Me ngrini!” I thane: “Po ti je i semure?!”. Ai tha: “Po ju them: m’e ngrini! Te pyetem per fjalet e te dashurit tim (s.A.a.s) dhe te pergjigjem duke qene shtrire?!”.

Besimtaret kane mall per te Derguarin e tyre (s.A.a.s). Ata mezi presin qe ta shohin te dashurin e tyre. Profeti (s.A.a.s) thote: “Njerezit qe me duan me shume prej umetit tim pas vdekjes sime jane ata qe duan te sakrifikojne familjet dhe pasurite e tyre per te me pare mua”. Sigurisht qe Allahu do t’ua plotesoje deshiren besimtareve qe kane mall per Profetin (s.A.a.s) dhe mezi presin ta shohin ate.

Çdo musliman e do Profetin (s.A.a.s) duke shpresuar te takohet me te ne Xhenet. Nje burre vjen tek Profeti (s.A.a.s) dhe e pyet: “Kur do te permbyset bota?” Profeti (s.A.a.s)i tha: “ çfare ke pergatitur ti per ate Dite?” Ai tha: “ nuk kam bere ndonje gje te madhe, veçse une e dua Allahun dhe te Derguarin e Tij !». Profetin (s.A.a.s) i tha: “Ti do te jesh me ate qe do”. Nje burre i tha: “O i Derguari i Allahut (s.A.a.s), nje person e do nje tjeter per shkak te devotshmerise qe ai tregon, por i pari nuk ben aq vepra te mira sa i dyti. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) i tha: “Çdo njeri do te jete me ate qe do”. Ebu Dherri tha: “O i Derguari i Allahut (s.A.a.s), nje person i do disa te tjere mirepo nuk ka mundesi te punoje sa ata”. Profeti (s.A.a.s)i tha: “Ti, o, Ebu Dherr do te jesh me ate qe do”. Ai tha : « Une e dua Allahun dhe te Derguarin e Tij!». Profeti (s.A.a.s) i tha: “Sigurisht ti do te jesh me ate qe do”. Ebu Dherri i perseriti keto fjale disa here, edhe i Derguari i Allahut (s.A.a.s) perseriti te njejten pergjigje.

Here pas here armiqte e Islamit kane tentuar te provokojne muslimanet duke ua fyer te dashurin e tyre Muhamedin (s.A.a.s). Si duhet te reagoje muslimani kur perballet me situata te tilla?

Muslimanet duhet te reflektojne me mençuri, maturi dhe dituri, duke i luftuar pa kompromis ata qe fyejne njeriun me te dashur e Allahut, Muhamedin (s.A.a.s).

1-Ne jemi muslimane dhe duhet te sillemi si muslimane. Ne kemi deshmuar me bindje shehadetin : «La ialhe il Allah Muhamed Resulullah» dhe duhet ta misherojme kete fjale te madhe te Teuhidit ne çdo moment e situate te jetes sone. T’i luftojme armiqte e Islamit me Kur’an dhe me Traditen profetike. Keto jane dy armet tona me te forta. Te kapemi fort ne fene tone, se vetem keshtu do te triumfojme ndaj armiqve tane.

2- Te deklarojme boterisht me krenari ate qe ndjejme ne thellesine e shpirtrave tane: «Ne e duam Muhamedin (s.A.a.s) sepse ne kete menyre do te fitojme dashurine e Allahut. ” قل إن كنتم تحبون الله فاتبعوني يحببكم الله

Thuaj: Nese vertet e doni Allahun, atehere me ndiqni dhe me pasoni mua qe Allahu t’ju doje juve”. (Al-Imran:31). Ai qe pretendon se e do Muhamedin (s.A.a.s), por nuk e ndjek dhe e pason, ky eshte genjeshtar ne pretendimin e tij. Ta duam Profetin (s.A.a.s) sikurse e deshen shoket e tij. I strehuar ne shpelle me te dashurin e tij, Ebu Bekrin, kete te fundit e pickoi gjarpri, por ai nuk levizi sepse i dhimbsej Profeti (s.A.a.s) qe po flinte. Syte i lotonin nga dhimbja, por nuk donte ta zgjonte Profetin (s.A.a.s) nga gjumi. Bilali nuk mundi te qendronte  ne Medine pas vdekjes se Profetit (s.A.a.s). Kur donte te therriste ezanin dhe arriti tek fjala : «Esh’hedu enne Muhameden Resulu-llah» atij ju nderpre zeri dhe qau shume nga dashuria per Profetin(s.A.a.s) .

3- Kur te falemi ne pjesen e fundit te nates le te lutemi per Profetin tone (s.A.a.s)  dhe ti lutemi Allahut qe t’i poshteroje armiqte e Islamit. T’i falim  rregullisht pese namazet ditore. Ta çojme ne vend amanetin qe na la i dashuri yne Muhamedi (s.A.a.s) perpara se te nderronte jete. Besimtari nuk e humbet kete amanet.

4- Besimtari i sinqerte ka deshire te flakte te takohet me Muhamedin (s.A.a.s) ne boten tjeter. Te dergojme sa me shume salavate per Profetin (s.A.a.s) qe ai te ndermjetesoje per ne ne Diten e Kiametit dhe te jemi sa me prane tij ne Xhenet.

5- Te  shperndajme libra, broshura, fletpalosje e disqe qe njerezit ta njohin Muhamedin (s.A.a.s) dhe ta duan ate. Ndersa ziliqaret dhe armiqte e Islamit le te vdesin me mllefin e tyre ndaj se vertetes . ” قل موتوا بغيظكم” “Thuaj vdisni me mllefin tuaj!” Ata qe fyejne Profetin (s.A.a.s) nese vdesin pa u penduar do te ndeshkohen rende ne boten tjeter.

” إن الذين يؤذون الله و رسوله لعنهم الله في الدنيا و الآخرة و أعد لهم عذابا مهينا” “E s’ka  dyshim se at ate cilet e fyejne Allahun dhe te Derguarin e Tij, i ka mallkuar Allahu ne dunja, e ne ahiret per ta ka pergatitur nje denim te dhimbshem”.(Kur’an, 33:57). Ai qe ka nje grimce besimi ne zemer nuk mund  te rrije indiferent kur fyhet dhe ofendohet i Derguari i Allahut (s.A.a.s). Por gjithesesi, reagimet tona duhet te jene te matura, te urta dhe te mençura. Te mos bjeme pre e prevokimeve te armiqeve te Islamit.Te mos e kthejme padrejtesine me padrejtesi. Te jemi meshire dhe udhezim per njerezit ashtu siç ka qene i dashuri yne Muhamedi (s.A.a.s). Te perhapim mesimet dhe udhezimet e tij (s.A.a.s) qe njerezit te jetojne ne paqe dhe lumturi.

6- Te fitojme zemrat e njerezve nepermjet bamiresise , duke ndihmuar te varferit, jetimet dhe njerezit ne nevoje. Te solidarizohemi me te dobetit dhe viktimat e padrejtesise. Te sillemi mire me njerezit per te permiresuar imazhin tone ne sy te njerezve  qe ata ta duan dhe jo ta urrejne kete fe te mrekullueshme .

7- Askush nuk mund ta ule emrin e Muhamedit (s.A.a.s) sepse eshte Allahu Ai qe e lartesoi, dhe jo njerezit. Sigurisht qe Allahu do ta mbaje lart emrin e te dashurit te Tij deri ne Diten e Kiametit. Alahu i Lartmadheruar thote : ” و رفعنا لك ذكرك

Dhe Ne e lartesuam emrin tend”. Neve na mjafton Allahu. Allahu do t’ia jape hakun e vet secilit sipas qellimit dhe punes. Te devotshmit kane per t’i shperblyer. Ndersa kundeshtaret eTij ka per t’i ndeshkuar ne kete bote dhe ne boten tjeter. Ne jemi te kenaqur qe Allahu eshte Zoti yne, Islami eshte feja jone dhe Muhamedi (s.A.a.s) eshte i Derguari yne.