|Hytbe të shkruara| “DASHURIA PER PROFETIN a.s.” (2)
Nese dikush pretendon diçka atij i kerkohen prova, fakte dhe argumente qe vertetojne pretendimin e tij. Ne rast se ai nuk i sjell ato konsiderohet genjeshtar. Allahu i Lartmadheruar thote : ” قل هاتوا برهانكم إن كنتم صادقين”“Thuaj: sillni proven tuaj nese jeni te sinqerte”. (El-Bekare:111). Ne kete kontekst shume njerez pretenojne se Allahun, por kur u kerkohen faktet ata ngrejne supet.
Edhe disa çifute pretenduan se e duan Allahun, por ata nuk e pasuan te Derguarin e Tij, Muhamedin(s.A.a.s). Atehere Allahu shpalli kete ajet :
” قل إن كنتم تحبون الله يحببكم الله و يغفر لكم ذنوبكم و الله غفور رحيم”“Thuaj( o Muhamed): Nese ju vertet e doni Allahun, atehere me ndiqni dhe pasoni mua qe Allahu t’ju doje ju dhe t’ju fale gjynahet tuaja. Dhe Allahu eshte gjithnje Fales i Madh, Meshireplote”. (Al-Imran: 31). Ne komentimin e ketij ajeti Iben Kethiri ka thene: “Ky ajet gjykon mbi cilindo qe pretendon dashurine ndaj Allahut. Sigurisht qe, ai i cili nuk ndjek rrugen e Muhamedit(s.A.a.s) eshte genjeshtar ne pretendimin e tij. I sinqerte eshte ai qe ndjek sheriatin e Muhamedi (s.A.a.s) dhe fene e tij, jo vetem me fjale por edhe me vepra”.
Ky ajet teston çdo njeri qe pretendon se e do Allahun. Sigurisht qe, shoket e Muhamedin (s.A.a.s) te cilet e donin shume Zotin e tyre u testuan si gjithe te tjeret, madje dhe me shume.
Allahu i provoi shoket e te Derguarit te Tij (s.A.a.s) per te treguar dashurine ndaj Tij duke kerkuar prej tyre qe te heqin dore nga disa vese me te cilat i kishin lidhur zemrat fort. Ata e konsumonin shume alkoolin para se te ndalohej. Ne momentin kur u shpall ajeti qe e ndalonte kategorikisht, ata hoqen dore menjehere prej tij. Enesi (r.A.a) tregon per kete ngjarje: Isha ne shtepine e Ebu Talhes duke iu sherbyer disa njerezve me alkool. Nderkohe dikush thirri: “Alkooli i ndalua! Alkooli i ndalua!”. Ebu Talha me urdheroi qe ta ta derdh alkoolin menjerhere. Ate dite u zbrazen te gjitha enet me alkool. Ne rruget e sokaket e Medines ai rridhte si uje. Te nesermen ne Medine nuk gjendej asnje pike alkool». Keta njerez te paster nuk menduan aspak te benin ndonje hile, sepse e donin Allahun dhe te Derguarin e Tij (s.A.a.s), besonin se bindja ndaj urdhrit te Allahut e ndjekja e pasimi i te Derguarit te Tij (s.A.a.s) eshte argument i dashurise se sinqerte. Besimtaret i zbatojne menjehere urdhrat e Allahut dhe te Derguarit te Tij (s.A.a.s) pa hezituar aspak, edhe nese ato bien ndesh me deshirat e tyre apo detyrohen te lene diçka me te cilen jane mesuar. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) thote: «Askush prej jush nuk beson derisa deshira e tij te udhehiqet me konskuence nga ajo qe kam sjelle une». Ai qe pretendon se udhehiqet nga mesimet e Profetit (s.A.a.s), por pranon prej tyre vetem ate çka perputhet me deshirat e tij, ky njeri eshte genjeshtar ne pretendimin e vet. Ne te vertete ky ndjek deshirat e veta, sikurse thote Allahu i Gjithedijshem : ” فإن لم يستجيبوا لك فاعلم أنما يتبعون أهواءهم و من أضل ممن اتبع هواه بغير هدى من الله إن الله لا يهدي القوم الظالمين”“Nese ata nuk te pergjigjen ty, dije se me te vertete jane duke ndjekur deshirat e tyre. Po a ka (njeri) me te humbur sesa ai qe ndjek deshirat e tij pa udhezim prej Allahut ?! Sigurisht qe Allahu nuk e udhezon popullin mizor ». Besimtari nuk i jep perparesi askujt para fjales se Allahut dhe te Derguarit te Tij. Allahu i Lartmadheruar thote:
” و ما كان لمؤمن ولا مؤمنة إذا قضى الله و رسوله أمرا أن يكون له الخيرة من أمرهم” (الأحزاب:31“Kur Allahu dhe i Derguari i Tij kane vendosur per nje çeshtje nuk i takon (nuk i lejohet) as besimtarit dhe as besimtares te kene zgjedhje tjeter ne vendimin e tyre”. Njeri ne kuptimin e plote te fjales eshte ai qe i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij. Kush nuk i pergjigjet Allahut dhe te Derguarit te Tij nuk mund te thuhet se jeton ashtu siç i ka hije krijeses me te nderuar te Allahut. Ky me shume ngjason me krijesat e tjera. Allahu i Lartmadheruar ka thene: ” يأيها الذين آمنوا استجيبوا لله و للرسول إذا دعاكم لما يحييكم” (الأنفال:24).“O ju qe keni besuar! Pegjigjuni Allahut dhe te Derguarit te Tij kur ai ju therret drejt asaj qe ju jep jete”. Edhe nje argument tjeter qe deshmon dashurine e sinqerte te sahabeve per Allahun dhe te Derguarin e Tij (s.A.a.s) : Allahu e urdheroi Derguarin e Tij (s.A.a.s) dhe besimtaret qe te ndryshonin drejtimin e faljes ; nga Kudsi ne drejtim te Qabes. Namazi i pare qe ka falur i Derguari i Allahut (s.A.a.s) ne drejtim te Qabes ka qene namazi i ikindise. Bashke me te u falen edhe disa njerez. Nje burre prej atyre qe u fal me Profetin (s.A.a.s), kur kaloi prane nje xhamie, pa disa njerez qe po faleshin ne drejtim te Kudsit, ishin ne ruku. Ai thirri : «Deshmoj per Zotin qe une u fala me te Derguarin e Allahut (s.A.a.s) ne drejtim te Qabes!». Ndersa ata siç ishin ne ruku u drejtuan menjehere per nga Qabja.
Muslimani e do Muhamedin (s.A.a.s) me gjithe shpirt. Kjo ndjenje e thelle dashurie e frymezon te beje vepra te mira qe te bashkohet me te ne Xhenet. Prandaj ndjek rrugen e drejte ne te cilen e fton Profeti (s.A.a.s), rruge e cila e çon ne dyerte e Xhenetit.
Allahu i thote te Derguarit te Tij (s.A.a.s) : ” إنك لتدعوهم إلى صراط مستقيم” “Ti i fton ata per tek rruga e drejte”. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) e fton dhe e udheheq njerezimin ne rrugen drejt shpetimit nga Zjarri dhe i siguron Xhenetin. Keshtu qe, kush i bindet atij do te hyje ne Xhenet dhe kush e kundershton do te hyje ne Zjarr, sikurse ka thene Muhamedi(s.A.a.s): “Gjithe umeti (populli) im do te hyje ne Xhenet , perveç atij qe refuzon”. I thane: “Cili eshte ai qe refuzon, o i Derguar i Allahut?” Ai tha: “Kush me bindet mua do te hyje ne Xhenet. Ndersa kush me kundershton, pikerisht ky eshte ai qe refuzon!”. Allahu i Lartmadheruar thote:” و من يشاقق الرسول من بعد ما تبين له الهدى و يتبع غير سبيل المؤمنين نوله ما تولى و نصله جهنم و ساءت مصيرا” النساء 115.“Kushdo qe kundershton te Derguarin pasi t’i jete treguar qarte rruga e drejte dhe ndjek rruge tjeter nga ajo e besimtareve, Ne do ta mbajme ne ate drejtim qe ai vete ka zgjedhur dhe do ta djegim ne Zjarr. Sa perfundim i keq!”.
Jeta dhe vepra e Profetit (s.A.a.s) eshte burim frymezimi per besimtaret qe e duan sinqerisht. Per ta Muhamedi (s.A.a.s) eshte shembull i shkelqyer ne te gjitha aspektet e jetes.
Allahu i Lartmadheruar thote: ” لقد كان لكم في رسول الله أسوة حسنة لمن كان يرجو الله و اليوم الأخر و ذكر الله كثيرا” (الأحزاب: 21).“Tashme te i Derguari i Allahut ju keni nje shembull mjaft te mire per ta ndjekur, per ate qe shpreson ne(takimin me) Allahun, Diten e Fundit dhe qe e kujton Allahun shume”. Allahu e ka lavderuar te Derguarin e Tij per moralin e larte: ” و إنك لعلى خلق عظيم” “Vertet ti (o Muhamed) je ne nje grade te larte te moralit”. Kur e pyeten Aishen, bashkeshorten e tij, per moralin e Pejkamberit ajo tha: “Moral i tij ishte Kur’ani”. D.m.th ai i merrte udhezimet nga Kur’ani i Shenjte gjate gjithe jetes dhe veprimtarise se tij. Ky duhet te jete moral i çdo besimtari qe beson Allahun dhe Diten e Gjykimit.
Nese besimtaret e braktisin traditen profetike dhe nenvleresojne urdhrin e te Derguarit te Allahut (s.A.a.s) gjithmone do te humbasin dhe do te deshtojne perballe armiqve te tyre, ne krye te te cileve eshte iblisi i mallkuar, Allahu na ruajtet prej tij.
Ka njerez qe mendojne se kundershtimi i tradites profetike eshte gje e lehte, por nuk eshte ashtu. Po ju jap vetem nje shembull per te kuptuar rendesine e zbatimit te urdhrit te Profetit (s.A.a.s). Kundershtimi vetem i nje urdheri te Profetit (s.A.a.s) ne diten e betejes se Uhudit e shnderroi fitoren ne humbje. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) i urdheroi shigjetaret qe te qendronin ne koder dhe mos leviznin absolutisht nga vendet e tyre edhe sikur t’i rrembenin shpendet grabitqare. Mirepo pas humbjes se idhujtareve shigjetaret zbriten per te grumbulluar plaçkat e luftes, nderkohe ushtria armike u erdhi nga mbrapa dhe pesuan disfate. Sahabet u habiten nga kjo fatkeqesi qe u ndodhi. Allahu per kete i sqaroi: ” قل هو من أنفسكم” “Thuaj (o Muhamed) kjo (fatkeqesi) eshte nga vete ju’’. (Al-Imran: 165).
Allahu ne kete bote ka vendosur disa ligje te pandryshueshme dhe nje prej tyre shprehimisht thote : “إن الله لا يغير ما بقوم حتى يغير ما بأنفسسم”«Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli, derisa ai vete ta ndryshoje gjendjen e tij».(Er-Ra’ad:11). Njerezit kerkojne mireqenie, por nuk punojne per ta arritur kete. Çdo besimtar duhet te perpiqet per te ndihmuar traditen e Profetit (s.A.a.s) dhe te kontriuboje per lartesimin e fese se Allahut, qe Allahu te na ndihmoje te gjitheve. Allahu i Lartmadheruar thote : ” إن تنصروا الله ينصركم”
«Nese e ndihmoni fene e Allahut, edhe Allahu do tju ndihmoje juve”. Por nese ne nuk e ndihmojme Profetin (s.A.a.s) dhe fene e tij, ne kete menyre kemi demtuar vetem vetet tona, sepse ate e ndihmon Allahu: ” إلا تنصروه فقد نصره الله”
“Nese ju nuk e ndihmoni, ate e ndihmon Allahu». (Et-Teubetu: 40).
Allahu i Lartmadheruar ne Librin e Tij na ka terhequr verejtjen qe te bejme kujdes dhe mos e kundershtojme urdhrin e te Derguarit te Tij (s.A.a.s) :
“فليحذر الذين يخالفون عن أمره أن تصيبهم فتنة أو يصيبهم عذاب أليم” النور: 63“Le te ruhen ata qe kundershtojne urdhrin e tij (te te Derguarit) qe mos i godase ndonje fitne, ose t’i godase denim i dhimbshem’’. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) kur pa nje burre qe hante me doren e majte i tha : «Ha me te djathten». Ai tha : «Nuk mundem ». Profeti (s.A.a.s) i tha : “Kurre mos paç mundesi!”. Kete njeri nuk e pengoi t’i pergjigjej urdhrit te Profetit (s.A.a.s) vetem se mendjemadhesia. Per pasoje mbi te ra mallkimi i Profetit (s.A.a.s), dhe ai nuk mundi t’a ngreje me doren te goja, pra iu paralizua dora. Ai qe tallet ma diçka nga tradita profetike me vetedije ka dale nga rrethi i Islamit, ka rene ne kufer (mohim), sepse Allahu i Lartmadheruar thote :
“قل أ بالله و آياته و رسوله تستهزءون لا تعتذروا قد كفرتم بعد إيمانكم”“ Thuaj a me Allahun, me ajetet e Tij dhe me te Derguarin e Tij po talleni ?! Mos u justifikoni. Ju keni mohuar pasi patet besuar »(Et -Teube :65-66).
Dergimi i Muhamedit (s.A.a.s) eshte nje nga miresite me te medha qe Allahu i ka dhuruar njerezimit. Ne kemi shume obligime ndaj Profetit (s.A.a.s). Lutja per Profetin (s.A.a.s) eshte nje shenje tjeter e dashurise per te.
Salavatet jane drite dhe besim, jane argument per besimtarin ne Diten e Kiametit. Ato ia embelsojne gojen dhe ia ndriçojne zemren. Ubej bnu Ka’bi shkoi tek Profeti (s.A.a.s) dhe i tha: «O i Derguari i Allahut, une lutem shume per ty. Sa lutje te t’i kushtoj ty ne ato te miat? » I tha : «Sa te deshirosh ».
- Nje çerek te lutjeve.
- Sa te deshirosh. Nese shton kjo eshte me mire per ty.
- Atehere gjysmen e lutjeve.
- Sa te deshirosh. Nese shton kjo eshte me mire per ty.
- Atehere une do te lutem per ty sa here qe lutem per veten time.
Profeti (s.A.a.s) i tha: “Nese vepron keshtu atehere brenga jote dote largohet dhe gjynahu yt do te falet”. Pra lutja me e mire eshte ajo qe shoqerohet me salavate per Profetin (s.A.a.s). Allahu e falte dhe e bekofte te Derguarin tone (s.A.a.s) sa kohe qe eksizton dita dhe nata, aq sa uje rrjedh mbi faqen e Tokes, sa shi bie nga qielli dhe sa lule lulezojne! Muslimani, sa here qe degjon te permendet emri i Profetit (s.A.a.s), e pershendet ate dhe dergon salavate per te duke iu pergjigjur urdherit te Allahut i Cili thote:
“إن الله و ملائكته يصلون على النبي يأيها الذين آمنوا صلوا عليه و سلموا تسليما”
“Allahu dergon salavat mbi Profetin, edhe engjijt e Tij luten per te. O ju qe keni besuar, dergoni salavate mbi te dhe pershendeteni ate me nderim ».
Dashuria per Profetin(s.A.a.s) eshte e lidhur ngushte me dashurine per Allahun dhe rradhitet menjehere pas saj. Ne rradhe te pare ne duam Allahun dhe pastaj te Derguarin e Tij (s.A.a.s). Ne e duam Profetin (s.A.a.s) per shkak te dashurise qe ka Allahu per te. Pra, dashuria jone per Profetin (s.A.a.s) eshte dashuri per hir te Allahut. Besimtare te sinqerte jane ata qe e njehesojne te Derguarin e Allahut (s.A.a.s) ne; bindje e gjykim, ne dorezim e nenshtrim ndaj urdhrave te tij; ashtu sikurse e njehesojne Allahun ne; adhurim, perulesi, frikerespekt, pendim dhe mbeshtetje te sinqerte tej Ai.
Pikerisht ky eshte kuptimi i deshmise (shehadetit) :لا إله إلا الله محمد رسول الله
Te deshmosh se Muhamedi (s.A.a.s) eshte i Derguar i Allahut do te thote qe
a-T’i bindesh te gjitha urdhrave te tij. b-Te largohesh nga çdo gje qe ai ka ndaluar. c-Te besosh te gjitha lajmet dhe fjalet e tij. d-Ta adhurosh Allahun ashtu sikurse e ka adhuruar ai, sipas sheriatit te tij. Qe vepra te pranohet tek Allahu duhet te plotesoje dy kushte : a-Vepra duhet te jete e sinqerte per hir te Allahut. Ky eshte pjese e kuptimit te fjales : La ihahe ila Allah, nuk ka te adhuruar te merituar me te drejte perveç Allahut. b-Vepra duhet te jete ne perputhje te plote me traditen e Profetit (s.A.a.s), te jete konform sheriatit te tij. Profeti (s.A.a.s) : «Kush ben nje veper qe nuk eshte prej fese sone ajo i refuzohet». Allahu i Lartmadheruar ne Librin e Tij na ka urdheruar qe ta ndjekim dhe pasojme te Derguarin e Tij (s.A.a.s): ” و ما آتاكم الرسول فخذوه و ما نهاكم عنه فانتهوا”
” من يطع الرسول فقد أطاع الله”
“Çdo gje qe ju jep i Derguari merreni, dhe nga gje qe ju ndalon largohuni” (El-Hasher: 7). “Kush i bindet te Derguarit i eshte bindur Allahut”.
I njejti urdher na vjen edhe nga vete i Profeti (s.A.a.s). Irban bnu Sarije tregon se i Derguari i Allahut (s.A.a.s) i keshilloi me nje keshille shume prekese, prej se ciles u frikesuan zemrat dhe u lotuan syte. I thane: “Ky sikur te ishte ndonje fjalim lamtumire, n’a porosit!”. Ai (s.A.a.s) tha: “Ju keshilloj qe t’i frikesoheni Allahut, te jeni te degjueshem e te bindur edhe sikur t’ju udheheqe nje rob abisinas. Sepse, ai qe do te jetoje prej jush, pas meje, ka per te pare mosmarreveshje te medha(mes muslimaneve). Prandaj kapuni fort pas tradites sime dhe tradites se prijesve te drejte e te udhezuar pas meje. Kapuni fort pas saj dhe shtrengoheni me dhemballe». I Derguari i Allahut (s.A.a.s) ka paralajmeruar per diçka e cila tashme eshte realitet ne kohen tone(parçarja e muslimaneve). Prandaj duhet te zbatojme porosine e tij (ta kapemi fort pas tradites se tij) per ta kapercyer kete situate.
Sigurisht qe pasuesit me besnike te Profetit (s.A.a.s), shoket e tij kane dhene keshilla shume te çmuara per ndjekjen dhe pasimin e tradites profetike, jo vetem me fjale ,por edhe me vepra.
Ebu Bekri (r.A.a) shoku me i ngushte i Profetit (s.A.a.s) thote: “Jam perpjekur te bej çdo gje qe ka urdheruar i Derguari i Allahut(s.A.a.s), por kam frike se mos devijoj ne ndonje gje nga tradita profetike». Abdullah bnu Umeri ka thene : «Njerezit do te vazhdojne te jene ne miresi per sa kohe qe ndjekin dhe pasojne traditen e Profetit(s.A.a.s) ». Nje here ai po thoshte se i Derguari i Allahut (s.A.a.s) ka thene: “Kur gruaja e ndonjerit prej jush merr leje per te shkuar ne xhami te mos e pengoje ate ». I biri i tij Bilali tha : «Per Zotin, kam per ta ndaluar ! ». Abdulla iu drejtua duke e qortuar me zemerate: “Une po te them se i Derguari i Allahut (s.A.a.s) thote keshtu e ashtu, ndersa ti me thua se kam per ta ndaluar gruan nga xhamia?!”. Abdulla bnu Mesudi keshillon: “Ndiqni dhe pasoni traditen profetike. Ajo eshte mese e mjaftueshme per ju, dhe mos shpikni ne fene e Allahut”. Nje here ai diskutoi me disa njerez per nje çeshtje te haxhit. Ata i thane se Ebu Bekri dhe Umeri thone ndryshe. Ndersa ai u zemerua dhe u tha atyre: “A mos eshte afruar kohe kur te goditeni me nje rrebesh guresh nga qielli (si denim prej Allahut)?! Une po u them se ka thene i Derguari i Allahut (s.A.a.s), dhe ju me thoni se ka thene Ebu Bekri dhe Umeri?!”.
Edhe dijetaret e medhenj te te gjitha koherave, qofshin ata te hershem apo te mevonshem, na kane keshilluar qe te kapemi fort pas tradites se Profetit(s.A.a.s).
Imam Maliku e krahason traditen e Profetit (s.A.a.s) me anijen e Nuhut. Ai thote: «Tradita e Profetit (s.A.a.s) eshte si anija e Nuhut. Kush hipen ne te do te shpetoje, dhe kush refuzon do te shkaterrohet ». Imam Shafiu ka thene : “Gjithe muslimanet kane rene ne konsesus: çdo kujt qe i behet e qarte tradita e te Derguarit te Allahut, nuk i lejohet ta lere ate e te marre fjalen e dikujt tjeter”. Ndersa imam Ebu Hanifja ka thene: “Hadithi i vertete eshte medhhebi im”. “Askujt nuk i lejohet te marre fjalen time pa u siguruar se nga e kam marre une”. Imam Ebu Sufjani thote: “Fjala e mire nuk pranohet, vetem nese punohet me te. As fjala dhe as vepra e mire nuk vlejne derisa te shoqerohen me nijetin (e paster per hir te Allahut). As fjala, as vepra dhe as qellimi i mire nuk vlejne derisa çdo gje te punohet ne pajtim te plote me traditen e te Derguarit te Allahut (s.A.a.s) ». Ndersa si shembull per dijetaret e koheve te fundit permendim imam Albanin, Allahu e meshirofte. Ky dijetar i madh, shejh Albani, eshte krenaria e kombit tone. Ai shkriu jeten ne sherbim te hadithit te Profetit (s.A.a.s). Keshilla e fundit qe shejh Albani u ka dhene nxenesve te tij para se te nderronte jete ka qene kjo : “Ju keshilloj qe te mesoni diturine e dobishme dhe te beni vepra te mira”. Pastaj shpjegoi: “Dituria e dobishme eshte: ka thene Allahu, ka thene i Derguari i Tij (s.A.a.s) dhe kane thene sahabet. Ndersa vepra e mire eshte ajo qe behet per hir te Allahut dhe ne perputhje me traditen e te Derguarit te Tij (s.A.a.s) ».
Allahu dhe i Derguari i Tij (s.A.a.s) na urdherojne qe te ndjekim dhe pasojme traditen profetike, dhe mos e kundershtojme ate. Gjithashtu sahabet, dijetaret, e hershem dhe ata te mevonshem; te gjithe na urdherojne qe te ndjekim dhe pasojme traditen profetike, dhe mos e kundershtojme ate. E perse?
Sepse udhezimi dhe e verteta eshte ne ndjekjen dhe pasimin e tradites profetike, ndersa kundershtimi i saj çon ne humbje dhe deshperim te perhershem. Profeti (s.A.a.s) eshte derguar per te udhezuar njerezimin drejt çdo miresie. Allahu i Lartmadheruar thote : ” و إن تطيعوه تهتدوا و ما على الرسول إلا البلاغ المبين” (النور:54).
“Nese do t’i bindeni atij do te udhezoheni (ne rrugen e drejte). I Derguari nuk ngarkohet vetem se me detyren e komunikimit te qarte”. Ndersa kundershtimi i te Derguarit çon ne humbje te thelle:
و من يعص الله و رسوله فقد ضل ضلالا مبينا “Kush e kundershton Allahun dhe te Derguarin e Tij eshte larguar shume larg te vertetes”. (El-Ahzab:36). Ne ndekjen dhe pasimin e tradites se Profetit (s.A.a.s) sigurohet fitorja, lumturia dhe shpetimi :
” و من يطع الله و رسوله فقد فاز فوزا عظيما”“Kush i bindet Allahut dhe te Derguarit te Tij ka arritur sukses te madh”. (El-Ahzab:71). Ndersa i Derguari i Allahut (s.A.a.s) thote: “Ju kam lene pas (dy gjera) nese kapeni fort pas tyre kurre nuk do te humbisni: Librin e Allahut dhe traditen e te Derguarit te Tij ’’.
Islami eshte feja e persosur e Allahut qe siguron lumturine e perjetshme te njeriut ne kete bote dhe ne boten tjeter. Muhamedi nuk nderroi jete derisa Allahu e persosi fene dhe e plotesoi sheriatin e Tij. Nje prej ajeteve te fundit qe i ka zbritur Profetit (s.A.a.s) eshte fjala e Allahut:
” اليوم أكملت دينكم و أتممت عليكم نعمتي و رضيت لكم الإسلام دينا”“Sot e persosa per ju fene tuaj, plotesova dhuntine Time ndaj jush dhe jam i kenaqur qe Islami te jete feja juaj”. Pra, feja eshte e plote nuk ka nevoje as t’i shtohet as t’i pakesohet ndonje gje.
Shpikja ne fe eshte vepra me e shemtuar dhe e rrezikshme, ngase ajo fshihet nen masken e fese. Sufjan Eth-Theuri thote: “Bidati (risia ne fe) eshte me i dashur tek iblisi sesa gjynahu, sepse nga gjynahu njeriu mund te pendohet”. Bidatçiut i eshte zbukuruar puna e keqe. Perderisa ai e shikon bidatin si pune te mire, e ka shume te veshtire te pendohet prej tij. Ndersa Imam Maliku thote: «Kush shpik ne Islam nje bidat, duke e pare si veper te mire, ai pretendon se Muhamedi e ka tradhetuar fene, sepse Allahu thote: « Sot e persosa per ju fene tuaj ». Cdo do gje qe nuk ka qene prej fese ate dite, nuk ka sesi te jete sot». I Derguari i Allahut (s.A.a.s) thote: «Ruajuni nga shpikjet ne fe, sepse çdo bidat eshte humbje». Ibnu Umeri duke shpjeguar kete hadith thote: «çdo bidat eshte humbje, edhe nese njerezit e shohin ate si te mire ».
Cilat jane shkaqet e perhapjes se bidatit dhe perse disa njerez jane aq shume te dhene pas tij?
Shkaku kryesor i perhapjes se bidatit eshte injoranca e njerezve e cila eshte rezultat e mosinteresimit te tyre ndaj fese se te Derguarve te Allahut. Nje tjeter arsye e perhapjes se bidateve eshte mendjemadhesia e shume njerezve qe nuk e perfillin udhezimin profetik. Gjithashtu shume njerez te dobet jane mashtruar nga djalli. Ndjekja dhe pasimi i tradites profetike kerkon durim, ndersa bidati eshte nje adhurim i perkohshem, te cilin e synojne zemrat e semura qe jepen pas pasioneve dhe tekave te nefsit.
Cilat jane disa nga demet kryesore te bidatit ?
Ne radhe te pare bidatçiu eshte njeriu me i vetemashtruar, ngase ai mendon se po afrohet tek Allahu, kur ne realitet largohet gjithnje e me shume prej tij. Bidatçinjte ne menyre indirekte e akuzojne sheriatin e Allahut per mangesi duke pergenjeshteruar keshtu fjalen e Allahut ne Kur’an i Cili thote :«Sot e persosa per ju fene tuaj». Bidatçinjte nuk i kushtojne rendesi tradites profetike. Bidati iu duket i embel, ndersa tradita e Profetit (s.A.a.s) e veshtire. Ata shpenzojne kohe, pasuri dhe energji, dhe me ne fund ndeshkohen e nuk shperblehen, nuk fitojne kurregje per mundin dhe sakrificat e tyre. Umer bnu Hatabi kur pa disa murgjer te krishtere qau. I thane: “Perse qan, o prijesi i besimtareve?” Ai tha: “Kur pashe ata mu kujtua fjala e Allahut: “Ate Dite (Diten e Kijametit) sheh fytyra te perulura, te lodhura dhe te raskapitura (nga mundimi). Ata do te hyjne ne zjarrin e ndezur fort». Bidati eshte shkak per grupime dhe perçarje. Cdo grupim prej bidatçinjeve pretendon se eshte ne rruge te drejte, ndersa te tjeret jane ne humbje. Tradita e Profetit (s.A.a.s) i bashkon dhe i miqeson njerezit. Ndersa, bidati i perçan dhe i armiqeson ata. Po ashtu bidati e shemton imazhin e fese. Bidatçinjte i mveshin fese lloj-lloj dogma e bestytni. Keshtu qe, kush deshiron te hyje ne kete fe, kur ai sheh veprat anormale te bidatçinjeve, largohet prej saj. Pikerisht kete gje e deshirojne pabesimtaret dhe munafiket, te cilet punojne dite e nate per t’i larguar njerezit nga feja e drejte.
Keshillojme me kete rast vellezerit dhe motrat qe te kapen fort pas tradites profetike dhe te ndjekin rrugen e drejte. Neve nuk na demton aspak numri i paket i atyre qe ecin ne kete rruge. Allahu i Lartemadheruar thote: “Nese i bindesh shumices te banoreve te Tokes, ata do te devijojne nga rruga e Allahut”. Prandaj te bejme kujdes dhe te ruhemi nga bidatet, mos na mashtroje numri i madh i te humburve dhe te shkaterruarve. I Derguari i Allahut (s.A.a.s) thote: “Islami filloi si ‘i huaj’ dhe do te kthehet i tille, ashtu siç filloi. Lum per ‘te huajte’ ». Pra, besimtaret ne kohen para Kiametit, qe perkon me kohen kur ne po jetojme, do te jene si te ‘huaj’ ne mesin e njerezve. Ne nje transmetim tjeter ai i ka pershkruar ‘gurabate’ keta ‘te huaj’ duke thene: “Jane ata qe ndreqin dhe rregullojne, nderkohe qe njerezit prishin dhe shkaterrojne”. Ne dy transmetime te tjera thote : «Jane pak njerez te mire ne nje shumice te keqijsh. Ata qe i luftojne jane me shume sesa ata qe i respektojne ». «Jane ata qe kapen pas Librit te Allahut, nderkohe qe njerezit e kane braktisur ate. Ata punojne sipas tradites profetike, nderkohe qe njerezit perpiqen ta shuajne ate ».
Lusim Allahut te na beje prej ‘gurabeve’, prej ketyre njerezve ‘te huaj’.