|Hytbe të shkruara| Morali i Profetit (sala Allahu alejhi ue selem) (2)

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 17 minuta lexim

|Hytbe të shkruara| « Morali i Profetit (sala Allahu alejhi ue selem) »

 Edhe ne hutben e sotme kam kenaqesine tju flas per moralin e te Derguarit Allahut, mesuesi i njerezimit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) qe te perfitojne sa me shume  nga morali e sjellja e tij ne nje kohe kur vuajme shume pasojat e hidhura te komunikimit te vrazhde dhe arrogant.  Kominikimi i bute me fjale te mira, terheqja e bashkebiseduesit nepermjet shikimit te vemendshem e shoqeruar me buzeqshje te embel; te gjitha keto ndikojne shume per fitimin e zemrave te njerezve.  Sigurisht, qe te treja keto cilesite (fjala e mire, veshtrimi i vemendshem dhe buzeqeshja e embel) harmonizoheshin shume bukur te i Derguari te Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te).

I Derguari te Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ishte njeriu me gojeembel. E s’kishte si te ndodhte ndryshe kur nga goja e tij u percoll mesazhi hyjnor me korrektesine me te plote dhe formen me te bukur e te perkryer! Allahu i Lartmadheruar e urdheron te Derguarin e Tij (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ne Kur’anin Famelarte :” قل لعبادي يقولوا التي هي أحسن فإن الشيطان ينزع بينهم إن الشيطان كان للإنسان عدوا مبينا”   «Thuaju roberve te Mi te thone ( te zgjedhin) fjalet me te mira. Vertet djalli deshiron t’i perçaje. Sigurisht qe shejtani mbetet gjithmone armik i hapet i njeriut ».  Ndersa i  Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) thote: “ Musliman ( i vertete) eshte ai nga gjuha dhe dora e te cilit  shpetojne njerezit e tjere” . Gjithashtu  ka thene: “Fjala e mire eshte sadaka (bamiresi)”. Ne pergjithesi fjalet e Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ishin fjale te çiltra, te drejta e te bukura. I  Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) e terhiqte bashkebiseduesin, para se t’i fliste, me veshtrimin e tij te perqendruar e shume te kujdesshem. Amer bnu Asi nje prej shokeve te tij ka thene se Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) tregonte interest e madh per bashkefolesin. Ne fytyren e tij dalloheshin qarte shenjat e gezimit apo shqetesimit, ne varesi te gjendjes emocionale te personit me te cilin komunikonte. Ai, edhe njeriut me te keq, i fliste fjale te buta. Ne kete menyre ua fitonte zemrat te gjitheve. Amri thote se gjate nje bisede me te Derguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) m’u drejtua me fytyren e tij aq embelsisht dhe u soll aq bukur me mua saqe mendova se isha njeriu me i mire. Prandaj i thashe : «  O i Derguar i Allahut, une jam me i mire apo Ebu Bekri? » Tha: “ Ebu Bekri”…Umeri ….Uthmani… Amri u turperua. Ai tha me vete: “ Do te deshiroja qe me mire te mos e kasha pyetur fare”.

I  Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) veshtrimin e kujdesshem e shoqeronte me buzeqeshje te embel  dhe thoshte: “Buzeqeshja ne fytyren e vellait tend eshte sadaka (bamiresi)”.  Ebu Dardai ka thene : « Sa here qe e kam pare Profetin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ai  ishte buzegaz ». Besimtari duhet te jete mesatar, i ekuilibruar ; as te mos qeshe me ze te larte sepse kjo i shkakton ngurtesimin e  zemres, dhe as te mos jete fytyrevrenjtur sepse kjo i neverit dhe i largon njerezit prej tij, po te buzeqeshe embelsisht si i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) qe te marre shperblimin e Zotit dhe te fitoje zemrat e njerezve.

Natyrisht respektimi i ndjenjave te njerezve eshte nje mjet edukativ shume i rendesishem qe rregullon raportet ndernjerezore. Sigurisht qe i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) i nderonte dhe i respektonte te gjithe, dhe secilit i jepte hakun qe i takonte. Ne sot kemi shume defekte ne kete drejtim: nuk perfillim ndjenjat e te tjereve, akoma me i rende eshte ky defekt ne trajtimin e gabimtareve duke u sjelle vrazhde dhe ashper me ta. Nga studimi i sjelljes dhe moralit te Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ne duhet te  perfitojme e te marrim mesim me qellim  qe te rregullojme problemet dhe te ndreqim gabimet qe bejme gjate kominikimit me njerezit qe na rrethojne.

I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) sillej mire me te gjithe, edhe me gabimtaret. Ai  nuk i perçmonte, nuk u drejtohej atyre drejtperdrejt me qortime ne sy te njerezve. Kur dikush gabonte, per ta keshilluar ate dhe te tjeret, ne pergjithesi Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) perdorte peremrin vetor te vetes se trete shumes thoshte: ‘ata’.  Mjaftohej duke thene : « çfare mendoni per ‘ata’ njerez qe thone keshtu dhe ashtu, apo veprojne keshtu dhe ashtu ?! » Pas kesaj ai qe kishte gabuar e kuptonte gabimin dhe e rregullonte ate, nderkohe qe nuk e ndjente veten te perbuzur e te ofenduar.

I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) sillej mire me gjynahqaret me deshiren e mire per t’i shpetuar nga Zjarri e per te kenaqur Allahun, sigurisht duke mos toleruar aspak parimet e fese. Ne te njejetn kohe Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) i urrente  lajkat dhe servilizmin. Lajkatimi i pare ne kendveshtrimin e sheriatit nenkupton tolerimin ne fe duke kerkuar favore ne kete bote,  per interesa te ngushta personale. Pra, te kenaqesh njerezit, pa e vrare mendjen se kenaqet apo zemerohet Allahu. Ndersa miresjellja eshte e kunderta e kesaj, ti kerkon te fitosh kenaqesine e Allahut nepermjet sjelljes se mire  me gabimtaret duke  respektuar ndjenjat e tyre.

I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) i ndergjegjesonte njerezit per te drejtat e te vegjelve, sikurse i nxiste ata qe te respektonin te moshuarit. Shikoni çfare sjellje e bukur dhe komunikim i bute! I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) u merrte leje te vegjelve qe t’u sherbehej te moshuarve para tyre. Nese ata i jepnin leje mire, ne te kunderten, me sjelljen e tij i bente te moshuarit qe te ndiheshin te respektuar.

 I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te)  edhe pse ishte udheheqes e burre shteti, njeri me autoritet e personalitet te larte  ishte  shume modest.

Morali i larte i te Derguarit te Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) shfaqej me ngjyra te forta para se gjithash ne familjen e vet. Ai ishte burim dashurie, ngrohtesie dhe dhembshurie per familjen e vet. Kete e demonstronte edhe ne sherbimin ndaj familjes  duke ndihmuar ne punet e shtepise. Kur e kane pyetur Aishen ( Zoti qofte i kenaqur me te) se çfare bente Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ne shtepi. Ajo ka thene : « Ai bente punet e shtepise. Ndersa kur vinte koha e namazit ai ngrihej dhe shkonte te falej ».

Zemra e tij ishte e hapur per te gjithe, i pranonte dhe i duronte te gjithe. I ndihmonte te varferit, i sherbente te dobetve, i perkrahte viktimat e padrejtesise. Ishte si baba per jetimet,  ua fshinte lotet te pervuajturve dhe u dhuronte gjithmone te privuarve, edhe pse vete ai beri nje jete te veshtire, madje edhe pasi kishte fituar pushtet dhe autoritet. Mendoni  thelle vetem per fjalet qe ai tha para vdekjes: “ Ne bashkesia e Profeteve nuk leme pas trashegim. Gjithçka qe  leme, eshte per bamiresi”.  Edhe pse ishte njeriu  me pozite e personalitet me te madh ne kete bote dhe shume i preokupuar me hallet e problemet e njerezve, kjo nuk e pengonte ate qe t’i sherbente familjes se tij: milte delen, arrnonte rrobat e tij, qepte kepucet e tij, i sherbente vetes dhe hante bashke me sherbetorin. Ky ishte i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te)!

I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ishte aq modest sa luante me femijet, i perkedhelte ata dhe  perpiqej te fuste gezim ne zemrat e tyre. Nje here i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) doli t’u printe sahabeve ne namazin e ylese duke mbajtur ne krahe nipin e tij. Para se te fillonte faljen e vendosi ate prane kembes se djathte. Pastaj filloi namazin. Kur ra ne sexhde e zgjati shume. Enesi transmetuesi i ketij hadithi thote : “E ngrita koken midis njerezve kur ç’te shoh! Femija kishte hipur mbi kurrizin e Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te), ndersa ai ishte ne sexhde. U ktheva perseri ne sexhde.” Kur  mbaroi namazi sahabet  i thane: “ O i Derguari i Allahut, e zgjate sexhden ca si shume, saqe menduam se mos te kishte ndodhur ndonje gje apo te zbriti shpallja?!”. Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) tha : « Jo nuk eshte ashtu, por ky djali im m’e hipi ne kurriz dhe une nuk desha t’a nxitoja, derisa te plotesonte deshiren.”

I Derguari i Allahut  (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ishte aq modest saqe nuk dallohej nga shoket e tij kur kuvendonte me ta. Ndodhte qe kur hynte ne xhami ndonje bedeuin ( banor i shkretetires) qe nuk e njihte Profetin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) therriste: “Kush prej jush eshte Muhamedi?”…

Pjesa e dyte e hutbes

I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ishte shembull per te gjithe. Udheheqesit mesojne prej tij vendosmerine. Thirresit ne fe mesojne prej tij si  te jene te meshirshem, te urte e te bute. Pushtetari perfiton  nga udhezimi i tij modestine. Gjykatesi meson prej tij drejtesine. Prinderit mesojne prej tij shembullin me te persosur te edukatorit. Ndersa tregetaret mesojne prej tij sinqeritetin, amanetin e tolerancen… E keshtu me rradhe te gjithe perfitojne.

Ai eshte shembull i shkelqyer per te gjithe. Allahu i Lartmadheruar per kete ne Kur’an kur thote :

 لقد كان في رسول الله أسوة حسنة  …”   “Tashme te i Derguari i Allahut ju keni nje shembull shume te mire per ta ndjekur dhe pasuar , per ate qe shpreson (takimin me) Allahun  dhe ne diten e Fundit dhe qe e kujton Allahun shume”.

Çdo  musliman qe shpreson takimin me Allahun dhe Diten e Fundit duhet te ndjeke dhe pasoje me besnikeri rrugen e Muhamedit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) dhe te karakterizohet me moralin e tij per te siguruar lumturine ne kete bote dhe ne boten tjeter.

Dhe se fundi, prej Muhamedit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) nuk perfitojne vetem besimtaret, por edhe jobesimtaret ngase ai eshte i derguar per mbare njerezimin. Kushdo qe kerkon shpetim  e lumturi te perhershme duhet t’i besoje ketij Profeti, dhe t’a ndjeke dhe pasoje ate. Po e mbyll hutben e sotme  me nje prej shume vleresimeve qe i kane bere jomuslimanet figures se ndritur te Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te), te cilet kane gjykuar  me objektivitet dha paanshmeri. Pra ka shume e shume te tille, por une po  permend vleresimin e dy prej tyre.  I pari quhet Michael H. Hart. Ky ka shkruar nje liber ku permend 100 njerezit me me influence ne histori. Ne librin e tij  ka vendosur Muhamedin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te)  te parin ne listen e njerezve me me influence ne historine boterore. Duke argumentuar veprimin  e drejte te tij thote : «Alternativa  ime e venies se Muhamedit ne krye te listes se njerezve me me influence ne bote, mund ta habise ndonje lexues e mund te diskutohet nga te tjere. Por ai qe i vetmi qe pati suksesin me te madh, si ne aspektin  fetar, ashtu edhe ate shekullar. » » Ndersa i dyti quhet Bernard Shou, filozof anglez i cili thote : «Une besoj se nje njeri si Muhamedi a.s me sinqeritetin e fteses se tij sikur t’i jepnim sot ne dore pushtetin e mbare botes do te shikonim sesi do ta drejtonte ate drejt suksesit dhe do te realizonte paqen e lumturine e shume kerkuar ».