|Hytbe të shkruara| Morali i Profetit (sala Allahu alejhi ue selem)

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 17 minuta lexim

|Hytbe të shkruara|  « Morali i Profetit (sala Allahu alejhi ue selem) »

Jetojme ne nje kohe kur njerezimi eshte larguar shume nga udhezimi hyjnor. Njerezit rendin te plotesojne kenaqesite e deshirat e tyre pa perfillur aspak  normat e moralit dhe kodin etik.Tashme materia eshte bere idhull qe adhurohet. Kriza morale, krahas asaj ekonomike, eshte bere tipar karakteristik i botes se sotme. Plaga me e rende nga e cila vuan shoqeria e sotme eshte ajo e shthurjes dhe degjenerimit moral. Jetojme ne kohen kur semundjet nervore jane bere pjese e pandashme e jetes: 10%  e popollsise boterore vuan nga stresi e depresioni. Njerezit ne kerkim te sherimit e qetesise kane provuar gjithçka, por fatkeqesisht nje pjese e madhe e tyre e kerkojne zgjidhjen e problemeve te tyre ne gjera te ndaluara. Ende shume njerez nuk jane ndergjegjesuar se çdo gje eshte ne dore te Zotit. Dhe Krijuesi i tyre kur i solli ne jete nuk i la ne meshire te fatit. Perkundrazi , Ai kujdeset vazhdimisht per krijesat e Tij.  Shallja e Librave hyjnore dhe dergimi i Profeteve te Tij eshte shprehje e qarte e kesaj perkujdesje. Bota sot nuk mund ta kaperceje krizen morale, dhe shoqeria nuk mund t’i kuroje plaget e saj pa ndjekur e zbatuar me perpikmeri udhezimet hyjnore, pa ecur ne rrugen e te Derguarve te Zotit. Kushdo qe kerkon prehje e qetesi shpirterore, lumturi familjare e shoqerore, patjeter do ta gjeje ne Kur’anin e shenjte, misherimi praktik i te cilit eshte jeta dhe  vepra e Muhamedit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te).

Ne kete kontekst ne hutben e sotme do te flasim per « Moralin e Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te ».

 Persosja e virtyteve te larta morale dhe jetesimi i vlerave humane ishte misioni fisnik me te cilin Zoti i Lartmadheruar e dergoi Muhamedin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) per te shpetuar mbare njerezimin. Ne kete kontekst, para se pershkruajme disa tipare karakteristike te Profetit dhe para se te degjojme vleresimin e njerezve per te, me lejoni t’ju tregoj shkurtimisht se si e vlereson Zoti i Lartmadheruar  ne  Kur’anin e shenjte Muhamedin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) te cilin e zgjodhi dhe e dergoi per permbushjen e ketij misioni kaq fisnik ?

Padyshim Muhamedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ishte njeriu me moralin me te perkryer dhe sjelljen me te persosur qe ka shkelur mbi faqen e dheut. Prandaj Allahu e zgjodhi ate qe te jete misherim i miresise, model i shkelqyer per çdo njeri qe jeton ne kete planet derisa te permbyset bota. Pavaresisht se sa e vleresojne njerezit, neve besimtareve qe ndjekim rrugen e tij n’a mjafton vleresimi qe Allahu i Lartmadheruar i ben figures se Pejkamberit te Tij. Zoti yne i Lartesuar e ka lavderuar Muhamedin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) per karakterin fisnik dhe moralin e larte. Ne Kur’anin Famelarte thote :

” و إنك لعلى خلق عظيم” “Me te vertete ti (o Muhamed) je ne shkallen me te larte te moralit”.  Dergimi i ketij Profeti te nderuar prej gjinise njerezore eshte nje nga begatite me te medha qe Allahu u ka dhuruar njerezve. Njeri si Muhamedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) nuk ka pare dhe nuk do te shohe kurre kjo bote. رءوف رحيم   “لقد جاءكم رسول من أنفسكم عزيز عليه ما عندتم حريص عليكم بالمؤمنين

“ Juve ju erdhi i Derguari nga lloji juaj. Atij i vjen rende per vuajtjet tuaja, sepse eshte lakmues i rruges se drejte per ju. Ai eshte i ndjeshem dhe i meshirshem per besimtaret”.

Muhamedi eshte simbol i dashurise dhe meshires njerezore, simbol i harmonise, bashkimit dhe unitetit. Ai bashkoi zemrat e atyre qe ishin te perçare, i beri miq ata qe dikur ishin armiq.” فبما رحمة من الله لنت لهم و لو كنت فظا غليظ القلب لانفضوا من حولك”

“Ti  ishe i bute ndaj tyre, sepse Allahu te dhuroi meshire. E sikur te ishe i vrazhde dhe zemerngurte ata do te lagoheshin prej teje”. Aishja , bashkeshortja e Profetit, duke folur per moralin e tij ka thene : “Morali i Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ishte Kur’ani”, pra ai ishte pasqyre e misherim i moralit kur’anor. Aishja ( Zoti qofte i kenaqur me te ) gjithashtu  na tregon disa tipare karakteristike te Profetit duke thene:  “Kurre nuk e kam pare te Derguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) duke luftuar kunder ndonje padrejtesie qe i behej atij personalisht, vetem atehere kur shkeleshin kufijte e  Allahut ( mbante qendrim te rrepte). Sa here qe i kerkohej te zgjidhte mes dy çeshtjeve, ai gjithmone zgjidhte me te lehten, perderisa nuk kishte te bente me mekat”. Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) e justifikonte gabimtarin dhe nuk hakmerrej per padrejtesite qe i benin njerezit. Ai duronte, ishte shume i urte dhe i matur ne fjale dhe veprime, te keqen e kthente me te mire. Profeti i lehtesonte njerezit dhe nuk ua veshtiresonte atyre punet. Ky ishte morali i Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te).

 Per te qene sa me konkret, le ta ilustrojme me shembuj  nga jeta e Derguarit e Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) per te sqaruar  fjalen e Aishes ( Zoti qofte i kenaqur me te ) te sapocituar :Kurre nuk e kam pare te Derguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) duke luftuar kunder ndonje padrejtesie qe i behej atij personalisht… »

Para se gjithash m’e lejoni te theksoj se Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) ishte njeriu me i drejte qe ka pare kjo bote. Ai  nuk i hynte ne hak askujt. Tek ai i dobeti ishte i fuqishem derisa t’i jepej haku i vet, dhe i fuqishmi ishte i dobet derisa t’i merrej haku. Per drejtesi nuk toleronte as te afermit e vet. Ngarja qe do tju tregoj ne vazhdim e argumenton me se miri kete qe thashe.  Nje here nje grua, nga fisi i famshem ne Meke i quajtur Mahzum, kishte vjedhur, dhe te afermit e saj gjeten dike per te ndermjetesuar te Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) qe te mos i jepej  denimi i merituar. I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) u zemerua shume nga ky gjest dhe tha: “Per Zotin, sikur Fatimja, bija e Muhamedit te kishte vjedhur, padyshim do t’ia kisha prere doren.”

Enes bnu Malik ( Zoti qofte i kenaqur me te ) na tregon : Isha duke ecur me te Derguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) i cili kishte veshur nje rrobe te trashe.  Papritur para nesh doli nje bedeuin (banor i shkrtetires). Ai e kapi per rrobe dhe shtrengoi aq fort te Derguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) saqe i la shenje ne qafe. Pastaj i foli ashper : «O Muhamed, urdheroi(njerezit) qe te m’e japin prej pasurise se Allahut ! ». Ndersa i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) i buzeqeshi dhe i urdheroi shoket qe t’i jepnin çfare deshironte.

Ky eshte morali i Profeteve!  Ashpersia dhe vrazhdesia e injoranteve nuk u shtonte atyre vetem se butesine, durimin dhe meshiren. Per shkak te kesaj sjellje te mrekullueshme, pranuan Islamin shume  idhujtare dhe ithtare te Librit( çifute e te krishtere), ata qe deshi Allahu t’i udhezoje, pasiqe u binden per vertetesine e padiskuteshme te profetesise se tij.

Zejd bnu Sa’neti  ishte njeri prej atyre qe perqafoi fene e Alahut pasi pa me syte e tij argumentat e qarta qe Allahu i dhuroi te Derguarit te Tij (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te). Ai ishte nje prej dijetareve hebrej. Vete Zejdi eshte shprehur : “Te gjitha shenjat e profetesise i konstatova te Muhamedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te), perveç tiparit qe gjendet te gjithe profetet: ashpersia dhe vrazhdesia e injoranteve nuk u shton atyre vetem se butesine, durimin dhe meshiren”. Pastaj ai permendi provokimin qe i kishte bere Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) per te pare reagimin e tij. I kishte shitur hurma Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) me nje afat te caktuar, nderkohe nuk i kishte marre akoma paret. Nje dite e takon Profetin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) e kap per kemishe ,  e shtrengon fort dhe i thote me vrazhdesi : «O Muhamed pse nuk m’e ke dhene hakun tim ? Per Zotin, ju bijte e Abdulmutalibit kurre nuk keni qene korrekte ndonjehere. »  Umeri i cili gjendej aty prane kur e pa kete sjellje te shemtuar i tha : « O armik i Allahut, çfare po i  thua keshtu te Derguarit te Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te)!  Betohem per Ate qe e dergoi Muhamedin me Fene e Vertete sikur te mos ndruesha nga qortimi i tij do te ta prisja koken me shpate!» Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) e pa Umerin me qetesi, buzeqeshi dhe pastaj tha : «Une dhe ai kishim nevoje per diçka tjeter, ndryshe nga ajo qe veprove, o Umer. Mua te m’e urdheroje qe t’ia jepja hakun me menyren me te mire. Dhe ate t’a urdheroje qe ta kerkonte hakun e vet me miresjellje. Shko, o Umer,  jepi ate qe i takon, dhe shtoi  edhe  20 sa’a (afersisht 60 kg) hurma. »  Kur Zejdi u bind qe edhe kjo cilesi gjendej tek Profeti (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) e deklaroi hapur perkatesine ne fene islame, tha shehadetin dhe e njoftoi Profetin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) per ate qe kishte bere.

Ja keshtu sillej Profeti me te gjithe, sepse ai kishte per qellim te fitonte kenaqesine e Allahut, t’i shpetonte njerezit nga zjarri i Xhehenemit dhe t’i drejtonte per ne Xhenet.

Pjesa e dyte e hutbes

Vellezer besimtare :Para se gjithash ne pjesen e dyte te kesaj hutbeje desha te theksoj se njohja dhe kuptimi i jetes dhe vepres se Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) eshte domosdoshmeri e kohes, nese vertet duam te ndertojme nje shoqeri te moralshme. I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi te) eshte shembulli me i mire qe duhet te ndjeke çdo njeri qe kerkon sinqerisht ilaçin per sherimin e semundjeve te tij dhe shpetimin ne kete bote dhe boten tjeter. Allahu i Lartmadheruar n’a keshillon per kete fjalen e Tij ne Kur’an kur thote :

 لقد كان في رسول الله أسوة حسنة …”   “Tashme te i Derguari i Allahut ju keni nje shembull shume te mire per ta ndjekur dhe pasuar”

Muslimani ka nje mision fisnik ne kete bote.  Ai duhet te shpetoje veten nga denim i Allahut dhe njekohesisht te perpiqet per  udhezimin e njerezve ne rrugen e drejte. Padyshim qe sjellja e mire le impakt te  jashtezakonshem tek njerezit. Nepermjet saj perfitohen zemrat e njerezve dhe behet realitet udhezimi i tyre. Nga ana tjeter sjellja e keqe eshte shkak per largimin e njerezve nga e feja e Allahut. Qe te jemi realiste; te gjithe jemi te vetedijshem  se sa ndikim negativ ka pasur tek njerezit sjellja e ashper dhe e vrazhde e disa muslimaneve, madje per fat te keq nje problem tjeter eshte edhe komunikimi  padenje i disa predikuesve te fese. Keto sjellje anormale i kane vene ne dileme nje pjese te jomuslimaneve per te perqafuar Islamin. Ndodh keshtu sepse shume njerez nuk arrijne te kuptojne se keta muslimane me sjellje arrogante kane probleme me vetet e tyre, ndersa Islami eshte i paster,  kurresesi nuk pajtohet e nuk predikon modele te tilla te sjelljeve te shemtuara. Sjelljet e papergjegjshme te disa muslimaneve i kane shfrytezuar qellimkeqet, i kane sherbyer disa qarqeve te interesuara per kurthe e intriga ndaj Islamit duke e akuzuar ate si fe qe nxit dhune e terror, kur ne te vertete Islami eshte fe e paqes, e tolerances dhe e drejtesise se perkyer. Lus Allahun  ta rregulloje gjendjen tone.