|Hytbe të shkruara| “Profeti i meshires (sala Allahu alejhi ue selem) (1)
Gjate gjithe historise boterore ka pasur njerez qe i kane dhene shume njerezimit. Ne fakt keta njerez meritojne nderim dhe respekt nga te gjithe, edhe pse jane te paket ata qe shprehin falenderim e mirenjohje. E padyshim ne majen e piramides njerezore qendrojne me te lartet e me te lavdishmit, te Derguarit e Zotit, ata qe meritojne me shume nderim e respekt se te tjeret. Ata i zgjodhi vete Allahu me deshiren e Tij, e jo te tyren, sipas parametrave hyjnore, e jo njerezore, nga mesi i njerezve por jo si te gjithe njerezit. Zoti i ngarkoi me pergjegjesine me te larte sepse do t’i jepnin kuptim jetes se perditshme,do ta lidhnin krijesen me Krijuesin e saj. Kjo njekohesisht ishte pergjegjesia me e veshtire, ngase eshte e veshtire te ndryshohet njeriu, aq me teper kur behet fjale per nga e mira. Ndoshta eshte me e lehte te sheshosh malet e te ndertosh mbi to gradaçela sesa te prishesh ide te gabuara e mbi to te ngresh ndertesen e besimit. Ata nuk e bene kete gje thjesht me aftesite e tyre, por me meshiren dhe mrekullite e dhuruara nga Zoti. Keta Profete pasuan njeri-tjetrin. Te gjithe kishin nje moto. Edhe pse ne gjuhe te ndryshme, ne kohe te ndryshme e ne popuj te ndryshem, ata brohoriten nje zeri : «O ju njerez, nuk ka te adhuruar tjeter te merituar me te drejte perveç Allahut. Prandaj adhuroni vetem Allahun ». Keshtu thane te gjithe njeri pas tjetrit derisa i erdhi rradha te Derguarit te Fundit, Vules se Profeteve, Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Ai i gjeti njerezit ne erresire. Gjeti mbreter qe tokat e Zotit i kishin bere shtete dhe krijesat e Tij i kishin shnderruar ne sherbetore. Gjeti murgjer e prifeterinj qe u bene zoter duke e lene njerzimin te luhatet ndermjet besimit e mosbesimit. Ai erdhi qe t’ia ngrinte lart ballin atij qe i perulej gurit dhe drurit. T’ia hapte mendjen atij qe trembej nga bestytnite dhe nuk bente perpara. Ai erdhi t’u tregonte vendin mbreterve qe drejtonin popujt ashtu siç drejtohen kopete e bagetive. Ai erdhi per t’i thene ndal padrejtesise se idhujtareve qe varrosnin vajzat e gjalla ne dhe.
‘Profeti i meshires’ kjo eshte tema e hutbes se sotme.
Me thene te drejten ndihem shume i lumtur dhe e falenderoj Allahu m’a mundesoi te flas per meshiren e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te), kete moral kaq te larte dhe cilesi kaq e veçante e njeriut me te mire qe ka shkelur ne token e Zotit. Si jo, kur vete Allahu i Lartmadheruar thote:
و ما أرسلناك إلا رحمة للعالمين “ Nuk te kemi derguar ty (o Muhamed) vetem si meshire per gjithesine”. Ndersa Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) thote:
إنما أنا رحمة مهداة “ Me te vertete une jam meshire e dhuruar”.
“ Nuk te kemi derguar ty (o Muhamed) vetem si meshire per gjithesine”. Ketij ajeti te nderuar m’e duhet t’i referohem gjate gjthe kesaj liigjerate, ndoshta dhe ndonje tjetre per te trajtuar temen ne fjale duke nxjerre ne pah meshiren umiversale te Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Kur permendet fjala ‘meshire’ menjehere te shkon mendja tek te dobetit sepse ata kane nevoje per meshire me shume se kushdo tjeter. Sigurisht qe Profeti i meshires ishte shume i ndjeshem ndaj kesaj çeshtje. Sikur ai te ishte derguar per te shpetuar kete kategori njerezish nga padrejtesia!
I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i mori ne mbrojtje keta njerez. Ai e ndaloi ne menyre kategorike padrejtesine ndaj tyre duke thene: “Une j’ua ndaloj ketegorikisht te neperkembni te drejtat e dy te dobetve: jetimit dhe gruas”.
Vete Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) u rrit jetim. Ai, me shume se kushdo tjeter, e dinte se çdo te thote te rritesh pa babe a pa nene. Allahu i Lartmadheruar ne Kur’an i kercenon mizoret qe neperkembin te drejtat e jetimeve :
إن الذين يأكلون أموال اليتامى ظلما إنما يأكلون في بطونهم نارا و سيصلون سعيرا
“Vertet, ata qe hane padrejtesisht pasurine e jetimeve, mbushin barkun e tyre me zjarr dhe do te digjen ne Zjarrin flakerues”. Njekohesisht i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) premton shperblim te madh per ata qe perkujdesen per jetimet, kur thote: “ Une dhe kujdestari i jetimit do te jemi kaq prane ne Xhenet (duke bere me shenje gishtin tregues dhe ate te mesit)”.
Ai sillej mire edhe me sherbetoret. I trajtonte ata si gjithe njerezit e tjere. Hante ne nje sofer me ta. I thoshte njerit prej tyre (Zejd bnu Harithit): “Ti je vellai yne”. Ndersa Enes bnu Malik n’a tregon: “ I sherbeva 10 vjet te Derguarit te Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Nuk degjova (te ankohej) ndonjehere e te thoshte ‘uf’. Nuk m’e tha ndonjehere per diçka qe e kasha bere “Pse e bere kete?”, dhe as per diçka qe e lija pa bere “Pse nuk e bere kete?”
Para ardhjes se Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) gruaja nuk kishte aspak te drejta. Ajo nençmohej dhe poshterohej, madje varrosej e gjalle ne dhe. Kjo fe i garantoi gruas te gjitha te drejtat e saj, e nderoi dhe e konsideroi te barabarte me burrin. Ndaloi çdo lloj padrjtesie qe behet ndaj saj, madje sjelljen e mire me te i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) e beri kriter te miresise se pasuesve te tij, duke thene : « Me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i mire ndaj gruas se tij » « Besimtaret me besim me te plote jane ata qe kane moralin me te mire. Kurse me te miret ne mesin e tyre jane ata, qe jane me te mire ndaj grave te tyre ». Madje Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) edhe ne momentet e fundit te jetes, ne shtratin e vdekjes, ne kohen kur zakonisht njerezit merren me gjera te tjera, ai porositi per kujdesin qe u duhet kushtuar te drejtave te grave, duke thene : « Ju porosis qe te silleni mire me grate ».
Edhe femijet kishin nje vend te veçante ne zemren e Pejkamberit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). I Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) hynte ne namaz me nijetin (qellimin) qe te falej gjate, por kur degjonte qarjen e ndonje femije, e shkurtonte namazin nga meshira e dhembshuria per te dhe nenen e tij. Kur e pa djalin e tij Ibrahimin ne agonine e vdekjes i lotuan syte. Adburahman bnu Aufi i tha : «Edhe ti, (po qan) o i Derguar i Allahut ?! » Ai tha: “ O biri i Aufit kjo eshte meshire!” Perseri qau, dhe pastaj tha: “ Vertet syri loton e zemra trishtohet, mirepo nuk themi vetem se ato fjale qe kenaqin Zotin tone! Vertet, ne jemi te pikelluar per shkak te vdekjes tende, o Ibrahim”. Nje arab, i quajtur Akra bnu Habis, kur e pa Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) duke puthur nipin e tij Hasanin i tha : «Une kam 10 femije, por nuk kam puthur asnjerin prej tyre ». Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i tha : « E çfare te bej une kur Allahu t’a ka larguar meshiren nga zemra! Padyshim ai qe nuk meshiron, nuk meshirohet » Ne nje hadith tjeter thote : «Meshironi ata qe jane ne toke qe t’ju meshiroje Ai qe eshte ne qiell !»
Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i shikonte gjynahqaret dhe injorantet me ‘syrin’ e meshires, sepse edhe keta ne menyre indirekte bejne pjese tek ky grupi i te dobetve. Ne momentin kur njeriu mendon te beje apo eshte duke bere ndonje gjynah, ai vertet eshte i dobet, e ka mposhtur nefsi dhe djalli. Dhe pa ndihmen e Zotit nuk mund te triumfoje mbi keta armiq.
Ne vazhdim po ju jap nje shembull per te kuptuar sesi sillej i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) me keta njerez. Nje djale i ri shkon tek Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) dhe i kerkon qe t’a lejoje te beje imoralitet. Njerezit shkuan tek ai per ta qortuar dhe larguar. Mirepo i Zgjedhuri i Zotit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i cili nuk pajtohej sjelljet e ashpra, kerkoi prej djaloshit qe te afrohej. Pasi u ul prane Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i tha :
-A e deshiron imoralitetin per nenen tende ?
-Jo, per Zotin, flijofsha jeten per ty!
– Edhe njerezit nuk e deshirojne kete per nenat e tyre!
– A e deshiron kete (imoralitetin) per vajzen tende ?
– Jo, per Zotin, flijofsha jeten per ty!
-Edhe njerezit nuk e deshirojne kete per vajzat e tyre!
-A e deshiron kete (imoralitetin) per motren tende ?
– Jo, per Zotin, flijofsha jeten per ty!
–Edhe njerezit nuk e deshirojne kete per motrat e tyre! Pastaj vazhdoi t’a pyese nese e deshironte imoralitetin per tezen dhe hallen e tij. Ndersa djaloshi i ktheu te njejten pergjigje: “Jo, per Zotin, flijofsha jeten per ty!” Me ne fund i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i vendosi djaloshit doren mbi gjoks dhe u lut : “O Zoti im, falja gjynahet, pastroja zemren dhe ruaja deliresine”.
Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) ishte meshire per injorantet. Sjellja me bedeuinin (banorin e shkretetires) qe urinoi ne xhami eshte argument shume i qarte. Sahabet i bertiten saqe ai u trmb shume. Ndersa i Derguari i Alahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) u tha: “Lereni, mos e nderprisni”. Ata e lane derisa mbaroi. Pastaj i Derguari i Alahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) e ftoi ate dhe e keshilloi me butesi: “Ne xhami nuk lejohet urinimi, ndotja dhe papastertia. Ato jane ndertuar qe ne to te permendet Allahu, te falet namazi dhe te lexohet Kur’ani”. Ne nje transmetim thuhet se arabi eshte lutur keshtu : « O Zoti im, m’e fal mua dhe Muhamedin, dhe perveç ne te dyve mos fal asnje njeri tjeter”. I Derguari i Alahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) i tha duke buzeqeshur: “ E ngushtove ate qe eshte e gjere!” Pra, meshira e Allahut eshte shume e gjere, mos e kufizo ate tek ne te dy.
Kjo sjellje nuk ka nevoje per shume koment. Po ne si sillemi me gjynahqaret, gabimtaret e te paditurit? Sjellja jone le shume per te deshiruar. Ne duhet te permiresojme sjelljen me ta. Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) n’a ka dhene shmbullin me te mire te cilin duhet t’a ndjekim e t’a pasojme.
Pjesa e dyte e hutbes
Vellezer besimtare : Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) me ndihmen e Allahut e meshiren e Tij ndryshoi rrjedhen e jetes. I tregoi njerezimit se çdo te thote te jetosh per Zotin. Ai i tregoi njerezimit se adhurimi i takon vetem nje Zoti dhe se njeriu qe nuk adhuron Allahun e Lartmedheruar patjeter do te bjere pre e nje adhurimi tjeter. Ai eshte shembulli i qendreses per hir te idealit kur u ballafaqua me pushtet e pasuri, por edhe kur u ballafaqua me tortura e genocid duke na treguar se rruga per tek kenaqesia e Zotit do kaloje patjeter mbi kurthet e pusite e djallit. Sinqeriteti i tij zgjoi rinine e cila kur degjoi zerin e besimit ne nje Zot e kuptoi sesa e vogel ishte kjo jete para asaj qe i ftonte Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te). Per hir te ketij ideali ata ndermoren nje udhetim qe vazhdon edhe ne ditet tona. Te perçojne mesazhin hyjnor ne zemrat e te gjithe atyre qe kerkojne shpetim.
Edhe pse ne nje kohe te shkurter Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) beri nje reforme te thelle ne koncepte, ne morale, ne ide, ne pushtet, ne lufte e ne paqe. Muhamedi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te) nuk ndertoi per veten dhe shoket e tij keshtjella te forta e shtepi te stolisura, por ndertoi per mbare njerezimin keshtjellen e besimit mbi te cilen do te valevitet gjithmone flamuri i njehesimit dhe adhurimit te Allahut Nje te Vetem. Ai eshte meshira qe Allahu ia dhuroi njerezimit para Dites se Fundit. Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi Profetin tone te dashur, familjen e tij te ndershme dhe shoket e tij fisnike.