|Hytbe të shkruara| “Profeti i të varfërve” (2)

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 16 minuta lexim

|Hytbe të shkruara| “Profeti i të varfërve” (2)

 

  • Dita e djeshme 1 maj njihet si Dita Nderkombetare e Punetoreve. Si e tille ajo festohet, por ne shume vende shoqerohet me protesta masive ne te cilat punetoret ngrejne zerin per shkeljen e te drejtave te tyre. Faktikisht punetoreve u behen shume padrejtesi, keshtu qe nderimi e respektimi i tyre ne nje dite nuk ka kuptim perderisa ata perbuzen e perçmohen shfrytezohen e poshterohen gjate gjithe vitit. Pronaret duhet te jene me zemer gjere e mos i mundojne punetoret e tyre,mos i shfrytezojne ata ne maksimum me pune te renda, pa pushim e me ore te zgjatura. Gjithashtu duhet tu japin atyre hakun qe u takon, mos i mbajne ne presion te vazhdueshem, por te sillen si njerez me dashamiresi e ta meshirojne punetorin e shkrete i cili eshte krijese e nderuar e Zotit me shpirt e ndjenja.
  • Si kudo, edhe ne Shqiperi punetoret jane ata qe vuajne me shume padrjtesia, gjithashtu ne jemi te indimuar per keqtrajtim qe e behet emigranteve tane jashte shtetit, te cilet kane lene femijet e grate e tyre, nenat  e motrat, lene shtepite e atdheun e tyre, lene çdo gje qe e njohin dhe e duan dhe udhetojne me qindra km larg ne nje vend te huaj, ku nuk njohin njeri dhe  nuk kane mesuar me asgje. Perse shkojne valle: per turizem, defrim e pushim?! Ja, ata emigrojne per te siguruar buken e gojes per femijet e tyre. Ndersa ka afendikonjt te pashpirt e gjakprirese aqe e perbuzin, i poshterojne dhe i keqtrajtojne  emigrantet e shkrete. Ata jane bij nenash, nuk jane kafshe, madje Islami ka ndaluar edhe keqkrajtimin e kafsheve….. I Derguari i Allahut na tregon se: “ Nje grua hyri ne zjarr per shkak te nje maceje te cilen ajo e kapi dhe e izoloi, derisa ngordhi: as nuk e ushqeu dhe as nuk e la te lire te kerkonte ushqimin vete ne toke”. Ja keshtu u denua: “ Kjo grua per nje mace! Valle çfare ndeshkimi meriton ai i cili e le njeriun pa buke e pa uje, e perbuz, e perzen dhe e poshteron ?! Cfare ndeshkimi ai qe tallet me muslimanin dhe e injoron ate?!
  • I Derguari yne Muhamedi i nderonte dhe i respektonte te varferit.ai qendronte perkrah tyre dhe i ndihmonte ata. Vertet Islami i lartesoi besimtaret e varfer. Historia kurre nuk do ti harroje. Ata do te permenden per mire Diten e Kiametit. Me lejoni ne vazhdim t’ju kujtoj tre prej shkaqeve fisnike te Profetit te cilat jane shembujt te shkelqyer te besimtareve te sinqerte e te perkushtuar ndaj Allahut.
  • Nje dite vjen tek i Derguari i Allahut nje djalosh nga Meka. Familja e tij kishte privuar nga pasuria. Po perse? Sepse ai kishte pranuar Islamin. Krimi i tij me i madh ishte dorezimi dhe nenshtrimi ndaj Zotit . Prandaj iamorren gjithe pasurine. Menduria e tyre arriti deri atje na ia zhveshen edhe rrobat e trupit. Ai nuk gjeti asgje per tu mbuluar ve nje kamashi te cilen e ndau ne dy pjese: gjysmen per pjesen e siperme te trupit dhe gjysmen per pjesen e poshtmen. I Derguari i Allahut kur e pa qau me lot ne sy dhe i tha: “ Sot po shoh djaloshin me te pasurin te Mekes (tekune erdhi)   nje nga te rinjte me te mire te Mekes. Ai braktisi gjithe pasurine e tij per hir te Allahut. Ai quhej Abdullah. Ai e ndau rroben  ne dy pjese per te mbuluar trupin dhe vjen tek I Derguari i Allahut i uritur, i braktisur dhe ikeqtrajtuar naga njerezit per shkak te Fjales: “ La ilahe ila Allah Muhamed Rresulullah”.
  • Ditet kalojne. Profeti i meshires e lumturon djaloshin ia mbush zemren atij me gezim e kenaqesi te papershkueshme. Ja vjen dita kur Abdullahi mori pjese me te Derguarin e Allahut ne betejen e Tabukut. Ishte nate ushtaret flinin numir i tyre i kalonte 10.000. Ne mes te nates Ibn Mesudi çohet nga gjumi. Ai shikon nje zjarr qe flakeronte aty nga fundi i çadrave te ushtrise. Ai kerkonte te Derguarin e Allahut por nuk e gjeti ne çadren e tij as Umerin as Ebu Berkin nuk i gjen. Atehere ai shkoi ne vendin ku ishte ndezur zjarri. Atje gjen te Derguarin i cili kishte zbritur ne nje varr ne terin e nates ndersa Ebu Bekri dhe Umeri mbanin ne krahe nje xhenaze. Ibn Mesudi u afrua dhe pyeti: “ Kush eshte ky o I Derguari i Allahut? Ai tha: “ Eshte vellai yt Abdullahi. Vdiq sot ne kete nate. Duke u futur ne varr ne terin e asaj nate te paharuar I Derguari i Allahut ia ferkon koken Abdullahit dhe lotet i rrjeshin reke mbi trupin e tij. Profeti ngriti duart iu drejtua kibles dhe tha dy here:  “ O Zot lumturoje Abdullahin se une jam i kenaqur me te”. Ibn Mesudi qau dhe tha me vete: “ O i mjeri une, sikur te isha une ne vend te tij”.
  • A ka fitore me te madhe sesa kjo? A ka miresi me te madhe sesa kjo? Fitorja dhe miresia me e madhe per njeriun eshte atehere kur i Derguari i Allahut kenaqet me te. E megjithate shume njerez preferojne kenaqesite eDynjase se: “ Jane mashtruar nga pasuria, posti, vila e makina luksoze, dhe nuk duan t’ia dine fare nese Allahu eshte i kenaqur apo i zemeruar me ta. A ka ndonje njeri te mençur qe mudn te fleje i qete ne nje nate kur Zoti i tij eshte i zemeruar me te? Allahu eshte i zemeruar me çdo njeri qe shkel kufijte e Tij, neglizhon sheriatet e Tij dhe perbuz traditen e te Derguarit te Tij.
  • Ne kohen e te Derguarit u grinden dy gra. Njera quhej Rabia ishte e motra e Enes.B.Nadirit. ajo ia theu dhembin gruas tjeter, e cila u ankua tek i Derguari i Allahut. Ndersa Profeti deklaroi: “ E kam per detyre te zbatoj ligjin e Librit te Allahut. Dhembi me dhemb d.m.th. edhe Rabies do ti thyhet dhembi”. Enes.B.Nadiri ishte shok i Pejkamberit trim, guzimtar, heroi i betejave te medha. Ai vetem ne dy luftime kishte vrare 100 pabesimtare perveç qindra te tjereve qe i rrezoi ne Toke gjate zhvillimit te betejave. Enesi erdhi tek I Derguari i Allahut dhe i tha atij:  “ O i Derguari i Allahut a deshiron tia thyesh dhembin motres time Rabies? Pejkamberi ia ktheu: “Po (do tezbatoj ligjin) e Librit te Allahut “. Ai tha: “ Per Zotin nuk do ti thyesh dhembin motres time”. Çkuptim ka ky betim? A mos valle ai kundershton sheriatin dhe gjykimin e te Derguarit te Allahut ? Jo, kurresesi, Enesi nuk vepronte keshtu edhe sikur ta hidhnin ne zjarr. Faktikisht ai u betua duke shpresuar tek Allahu se do tia realizonte deshiren pra qe mos ia thyente dhembin motres se tij. Oastaj Pejkamberi tha: “ Shkoni tek familja e gruas tedemtuar dhe pyesni nese jane dakort ta pranojne shpagim (pra demshperblimin), po te jene dakort atehere s’ka problem”.  Kur shkuan tek familja, per çudi  ata rane dakort te marrin shpagim kundrejt dhembit te thyer, e ndersa me pre asnjerhere nuk kishin pranuar. Ata betoheshin se  e vetmja gje qe kerkonin ishte qe te thyhej dhembi i Rabies dhemb me dhem. Profeti buzeqeshi duke pare rrobat e grisura te Enesit me trupin e tij te dobet tha: “ Vertet ka prej roberve te Allahut nga ata qe kur betohen per Alalhun Allahu ua realizon deshrirat”. I Derguari i Allahut sikur deshiron ti thote Enesit: “ Ti ke arritur graden e atyre njerezve qe kur betohen per Allahun, Allahu ua ploteson deshirat”. A ka grade me te larte se kjo? Allahu ekber, nje rob i dobet betohet per Allahun, Sunduesin e Gjithepushtetshem e per shkak te ketij betimi Allahu i pergjigjet atij, vertet kjo eshte gje madheshtore eshte nje nder i madh.
  • Bara’. B. Malik ishte nej nga shoket me te nderuar te Profetit. Kur shkonin ne ndonje beteje sahabet e nxirrnin perpara dhe i thoshin: “ O Bera’a betoju per Allahun lutju Zotitqete na ndihmoje”. Ne nje beteje sahabet i kishin rrethuar pabesimtaret i izoluan ne keshtjella. Armiqte e Allahut refuzuan te dilnin nga kalaja. Shoket e Profetit nuk kishin raketa dhe as tunake e topa, por ata posedonin nje arme me te fuqishme sesa ato. E kjo eshte lutja. Lutja i kalon kufijte e tokes. Ajo ngrihet lart dhe arrin ne qiell dhe Allahu thote: “ Per Krenarine dhe Madheshtine Time do te ndihmoj qofte edhe pas njefare kohe”. Pasi e rrethuan kalane sahabet i thane Bera’as: “ Ne kerkojme prej teje qe per hir te Allahut te betohesh. Te betohesh per Allahun qe te na ndihmoje sot (ne kete dite te veshtire). Bera’a u tha atyre: “ Prisni pak”! Pastaj shkoi u la,u parfumos, u pergatit per vdekje, ngriti shpaten u drejtua nga qielli, u lidh drejt-perdrejt me Zotin e tij dhe tha: “ O Zoti im, Ti e di qe une te dua shume. Kjo eshte e para gje qe shpreson Bera’a”. Ç’ka do te thote: “ O Zoti im shpresoj te ndermjetesoj tek Ti per te me ndihmuar me dashurine e madhe qe kam per Ty”.  Çdokush prej nesh le ta pyese veten: A jam musliman i mire? A dua sinqerisht Zotin tim? A i zbatoj urhderat e Tij? Ai largohem ndalesave te Tij? A e dua fene dhe sheriatin e Tij? A jam i gatshem te flijoj jeten dhe pasurine time per hir te Tij? Dashuria e shprehur vetem em fjale, pa vepra konkrete, nuk eshte e vertete. Shume njerez pretenduan se e duan Allahun, prandaj Allahu pranoi sinqeritetin e tyre me kete ajet: “ Thuaj (o Muhamed) nese vertet e doni Allahun, atehere me ndiqni e me pasoni mua qe Allahu t’ju doje juve”.Pra qe Allahu  t’ju doje e t’ju fale gjynahet eshte kusht qe  ju te ndiqni e te pasoni t eDergurin  e Tij, te doni traditen e tij. Atehere pas kesaj prove del hapur genjeshtra e atyre qe pretendojne dashurine ndaj Allahut pasi nuk plotesojne kushtin qe ka vendosur Allahu duke mos e ndjekur dhe pasuar traditen e te Derguarit te Tij. Ndersa Bara’a eshte i sinqerte me Allahun. Trupi i co[etohej ne Rrugen e Allahut dhe ai buzeqeshte sepse e donte Allahun sinqerisht. Ai tha:  “O Zoti im! Ti e di qe une te dua shume. O Zoti im betohem per ty qe te na ndihmosh ne kete dite te veshtire. O Zot me bej te parin shehid qe flijon jeten er hir Tend ne kete beteje”. Beteja filloi. Perleshja eshte shume e ashper. Per Zotin. Per Ate qe nuk ka te adhuruar tjeter perveç Tij, vertet Bera’a ishte i pari qe u vra ne ate beteje dhe muslimanet triumfuan. E moren kalane dhe pabesimtaret u vrane, u ngrit lart flamuri: “ La ilahe ila Allah”. Ku jane ato zemra qe e duan Allahun sinqerisht? Ku jane ato zemra qe jetojne ne sheriatin e Tij? Atehere le te behemi plotesisht te sinqerte me Allahun, qe Allahu kurre mos na i ktheje duart bosh, ti plotesoje lutjet tona dhe deshirat tona per nje jete te lumtur ne kete bote dhe ne tjetren.
  • Keshilloj te gjithe qe te sillen mire me te varferit e te dobetit dhe mos u bejne padrejtesi atyre. I Derguari i Allahut thote: “ Padrejtesia do te jete erresire ne Diten e Kiametit “.
  • Te tregojme meshiren ndaj njerezve ne nevoje. I Dashuri juaj thote:  “ Ata qe meshirojne, i meshiron Allahu, Meshirojini ata qe jane ne Toke, qe t’ju meshiroje ai qe eshte ne qiell.
  • Ti perkrahim te varferit e tedobetit ti ndihmojme ata me sa kemi mundesi, te jetojme me hallet e tyre, te tregojme respekt e bamiresi ndaj tyre, sepse Zoti yne i Lartmadheruar thote: “ S’ka dyshim se Allahu eshte me ata qe jane te devotshem dhe ata te cilet jane bamiresa.