Islami dhe fjala e lirë: ç’është aq për të qeshur?!

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 9 minuta lexim

freespeechIslami dhe fjala e lirë: ç’është aq për të qeshur?!

Sharif Nashashibi

Mbulimi  mediatik  i  vrasjeve  në Paris është tipik i incidenteve të  mëhershme  në  Perëndim  që përfshijnë Islamin dhe fjalën e lirë. Një  pjesë  e  mirë  e  tij  ka  ndërruar drejtim  mes  shpërudhëses, sensacionales  dhe  absurdes,  siç një  “ekspert  i  terrorizmit”  nëFoks Njuz  (Fox  News)  që  e  damkos Birmingemin  si  një  “qytet  vetëm musliman”.

Gazetarët  i  janë  bashkuar  Zhë Sui  Sharli-së  (Je  Suis  Charlie). Shumë  nuk  do  ta  përligjnin  kurrë përmbajtjen  e  Sharli  Hebdo-së

(Charlie  Hebdo),  e  atëherë  pse vetidentifikohen  me  revistën? Vrasja  e  stafit  të  saj  mund  të dënohet pa e përqafuar atë çka ajo përfaqëson.

Media  ngjan  ngurruese  për  t’i hulumtuar  shkaqet  e  radikalizmit që  çon  në  sulme  të  tilla,  sikur të  vepruarit  kështu  nënkupton justifikim. Kësisoj, ka pak diskutim mbi  tëhuajtjen  muslimane  në Francë dhe gjetkë në Europë.  Rezultati  është  një  ligjërim thjeshtëzues  mbi  Islamin  kundër fjalës  së  lirë.  Kjo  e  fundit  është portretizuar  në  mënyrë  naive  si absolute  dhe  e  panegociueshme, duke  u  dhënë  kurajë  elementëve racistë  të  shoqërisë  kur  ndjenja tejet  konservatore  europiane  po rritet.

Islami kundër fjalës së lirë!

Në  fakt,  çdo  e  drejtë  ka  caqe. Liria e shprehjes “është e kufizuar” në  Francë  “me  ligjet  e  rrepta  të shpifjes  dhe  jetës  private”  dhe “disa  prej  ligjeve  më  të  ashpra  në Bashkimin  Europian  mbi  gjuhën e  urrejtjes”,  sipas  Indeksit  mbi Censurën (Index on Censorship).  Në Francë, dhe në shtete të tjera europiane,  është  krim  ta  mohosh Holokaustin,  por  jo  gjenocidet  e tjera. Muslimanët janë mbikëqyrur në  mënyrë  të  shpërpjestuar. Mbajtja  e  veshjeve  apo  shenjave fetare  është  e  ndaluar  në  shkolla, ashtu  siç  mbulesa  e  fytyrës  në vendet  publike,  e  faljet  islame  në rrugë.

Media  i  ka  kaluar  përgjithësisht në  heshtje  ose  i  ka  paraqitur  si të  pranueshme  kufizimet  e  tilla në  Francë  dhe  në  vendet  e  tjera që  pretendojnë  shprehje  të  lirë  të pakufizuar.

Po  ashtu  mungon,  edhe  pse ështëme  rëndësi  të  madhe,  njohja e  standardeve  të  dyfishta  në përdorimin e fjalës së lirë.  Sharli  Hebdo  (Charlie  Hebdo) e  pushoi  nga  puna  një  prej punonjësve  për  përmbajtje  anti- semite në materialet.

Ngjashëm me këtë, gazeta daneze Jyllands-Posten  deklaroi  pak  pas botimit  të  karikaturave  të  Profetit Muhammed  në  vitin  2005  se  nuk do të botonte karikatura që fyenin kristianët dhe hebrenjtë.

Në dhjetë vite të miat si drejtues i  një  institucioni  mbikëqyrës britanik  të  medias,  është  bërë  e qartë se muslimanët janë përshkruar shpesh  në  mënyra  përçmuese  që janë të papranueshme në lidhje me komunitetet e tjera.

Nuk  është  trajtuar  efekti  që ka  mbi  pakicat,  krahasuar  me shoqërinë  më  të  gjerë,  e  drejta  për të fyer. Një pakicë që përballet me diskriminimin  dhe  me  privimin nga  të  drejtat  civile  ka  për  t’u ndjerë  e  kërcënuar  në  pikëpamjen ekzistenciale,  dhe  me  gjasa  do  të radikalizohet, kur shumica ushtron të drejtën e vet për të fyer. Gjendja e  shoqërinë  në  përgjithësi  nuk është  në  rrezik  kur  situata  është  e kundërta.

Kjo  e  drejtëështë  portretizuar si  një  gur  themeli  i  vlerave perëndimore,  ndërsa  toleranca dhe  respekti,  vlera  që  i  kanë tërhequr  shumë  emigrantë,  dhe janë me rëndësi jetike në shoqëritë shumëkulturore,  janë  nxitur  e lëvduar si politika pajtimi.

Ta  mbështesësh  të  drejtën  për të  fyer  pa  arsye,  pa  një  ndjenjë përgjegjësie  që  duhet  ta  shoqërojë lirinë e shprehjes, është fëmijërore, madje  e  rrezikshme.  Ç’tregohet duke  vepruar  kështu?  Njëparim bazë  i  gazetarisëështë  vetëdija  se me  pushtetin  vjen  përgjegjësia, por  shumë  gazetarë  në  demokraci harrojnë  se  sa  ndikues  është profesioni  i  tyre  mbi  politikanët dhe opinionin publik.

Marrja e përgjegjësisë

Mendoni  mbi  efektin  te muslimanët  të  fjalëve  të  manjatit të  medias  ndërkombëtare,  Rupert Murdokut  (Rupert  Murdoch),  që thotë se ata “duhet të konsiderohen përgjegjës  …  derisa  ta  njohin  dhe ta  shkatërrojnë  kancerin  e  tyre xhihadist përherë e më të madh”.  Kjo  pikëpamje  është  përsëritur nga  organet  e  tij  të  shumta  të lajmeve,  si  dhe  nga  kolegët  e panumërt të industrisë, shumë prej të  cilëve  e  kanë  përdorur  sulmin mbi  Sharli  Hebdo-në  (Charlie Hebdo)  për  t’i  fryrë  propagandës për  “islamifikimin”  e  Europës dhe  parapambetjen  e  dhunën  e brendaqenësishme të Islamit.  Ata  duan  që  muslimanët  t’i dënojnë  dhe  të  kërkojnë  ndjesë për  akte  që  as  i  kanë  kryer  e  as i  kanë  përligjur.  “Unë  dua  që muslimanët  e  vërtetë  ta  …  bëjnë të qartë si kristali se këta terroristë nuk  veprojnë  në  emër  të  tyre,” shkroi Piers Morgan në një artikull të  titulluar,  “Nëse  unë  mund  ta pranoj  se  vrasësit  e  Parisit  nuk janë  muslimanë  të  vërtetë,  pse bota  muslimane  nuk  thotë  kështu gjithashtu?”

Dënimet  me  bollëk  nga muslimanët  të  lënë  të  mendosh se  Morgan-i  dhe  të  tjerë  ose  janë të  paditur,  ose  nuk  pranojnë  të dëgjojnë.

Ngjashëm çoroditës është kontek- sti  në  të  cilin  është  përmendur Islami  në  lidhje  me  vrasjet  në Paris.  Feja  e  sulmuesve  është  pjesë përbërëse e përshkrimit të tyre.  Nuk  mund  të  thuhet  e  njëjta gjë  për  policin  e  vrarë,  Ahmed Merabet-in,  apo  për  Lasana Batilinë  (Lassana  Bathily),  i  cili  i shpëtoi blerësit në një supermarket hebre.  A  është  me  rëndësi  dhe ka  lidhje  vetëm  në  një  kontekst negativ besimi islam i dikujt?  Ashtu  si  në  të  shkuarën,  ka  më tepër  diskutim  mbi  muslimanët  se me ta. Një shembull është programi debatues  politik  flamurmbajtës  i BiBiSi-së  (BBC),  Kuesçën  Tajm (Question  Time),  që  kishte  në panel  pesë  persona  të  cilët  flisnin mbi  sulmet  e  Parisit,  e  asnjë musliman të vetëm.

Mes  mbulimit  të  pandërprerë të  vrasjeve,  sulmet  shpaguese  mbi muslimanët  janë  lënë   në  hije,  siç janë  sulme  të  tjera  vdekjeprurëse ndaj  civilëve  dhe  shtypja  e  fjalës së  lirë  në  mbarë  botën.  Incidente të  dhunshme  javën  e  fundit  në Jemen  dhe  Nigeri  çuan  në  shumë më  tepër  vdekje  civile  se  në  Paris (gjer  në  2000  në  Nigeri),  por  nuk u  çmuan  të  denja  për  t’u  dhënë  si lajm.

Pjesë  e  marshimit  të  solidaritetit në Paris u bënë dhe armiq të fjalës së lirë dhe të gazetarisë së pavarur. Ata  të  cilët  shpresonin  se  mjetet kryesore  të  informacionit  do  ta vinin në pah këtë hipokrizi mbetën të zhgënjyer.

Ironia  nuk  i  shkoi  kot  karika- turistit tëSharli Hebdo-së (Charlie Hebdo),  Bernard  Holtrop,  i  cili tha, “Ne vjellim mbi të gjithë këta njerëz që papritur po thonë se janë miqtë  tanë…  Duhet  të  qesh  me këtë.”  Megjithatë, mbulimi problematik i përsëritur nuk është për të qeshur.

Autori  është  një  gazetar  që  ka fituar  çmime  dhe  një  analist  i çështjeve arabe.

Përzgjodhi dhe përktheu:

Bujar M. Hoxha