Islamofobia, Europa shekullaro-kristiane dhe racizmi

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 9 minuta lexim

Pegida_Sverige-620x264

Islamofobia, Europa shekullaro-kristiane dhe racizmi

Ibrahim Kallën

Shfaqja  e  kohëve  të  fundit  e grupeve  dhe  manifestimeve antiislame  anembanë  Europës  dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bëhet  gjithnjë  më  shumë  një  model i  përgjithshëm.  Me  një  mori  mërish të  përziera  për  një  varg  çështjesh  të ndryshme,  pjesa  më  e  madhe  e  të cilave  ka  të  bëjnë  fare  pak  ose  aspak me  Islamin  dhe  muslimanët,  grupet ekstremiste dhe tejet konservatore janë përfshirë  në  një  fushatë  sistematike për  t’i  bërë  bashkësitë  muslimane të  pakicës  kokë  turku  për  të  këqijat shoqërore,  ekonomike  dhe  politike në  vendet  e  tyre  në  Europë  dhe  në SHBA.  Ata  përdorin  një  imazh  të zgjedhur e të shtrembëruar të Islamit dhe kërkojnë të krijojnë një sintezë të veçantë  të  Perëndimit  judeo-kristian dhe  shekullar  kundër  një  armiku imagjinar,  të  quajtur  “islamizimi  i Perëndimit”.

Lëvizja antimuslimane po zhvendoset nga ligjërimi në veprim. Manifestimet e  mëdha  të  organizuara  në  Drezden të  Gjermanisë  më  15  dhjetor  nga grupi i quajtur PEGIDA (Patriotische Europäer Gegen die Islamisierung des Abendlandes  [Europianët  Patriotë Kundër  Islamizimit  të  Perëndimit] –  shënim  i  përkthyesit)  tërhoqën mijëra njerëz. Slogani i tyre përmban falët,  “Gjermania  nuk  është  vendi i  emigrantëve”.  Ata  u  kërkojnë bashkësive  imigrante  të  jetojnë  në përputhje  me  një  “kulturë  të  bazuar në  humanizmin”  dhe  në  vlerat “kristiano-hebreje”.

Një kërkesë e tillë do të përjashtonte lehtësisht  miliona  gjermanë  vendas, që  mbase  nuk  do  të  pajtoheshin  me përkufzimin  e  PEGIDA-sit  mbi mënyrën e të qenit fetar dhe humanist në Europën e shekullit të njëzet e një. Ironikisht,  lëvizjet  antimuslimane përdorin  argumente  kristiane  dhe shekullare  kundër  imigrantëve  në përgjithësi,  dhe  kundër  muslimanëve në  veçanti.  Në  një  mënyrë  mjaft ogurkeqe, ata i identifkojnë muslima- nët si antikristianë, anti-modernë dhe antihumanistë.  Grupet  fetare  dhe shekullare  të  ekstremit  të  djathtë  në Europë  dhe  në  SHBA,  ndërsa  nuk janë  të  një  mendjeje  për  thuajse  të tëra  çështjet  madhore,  bashkohen kundër  atij  çka  ato  e  perceptojnë  të jetë kërcënimi i Islamit.

Mbështetësit  e  PEGIDA-sit  në Gjermani  e  mohojnë  se  janë  racistë apo  neonazistë,  sido  që  ca  i  shohin ata  si  “neonazistë  në  vija  të  holla”. Alarmuese  është  tipologjia  e  tyre  që priret  për  nga  e  mesmja:  punëtorë krahu,  profesionistë  të  klasës  së mesme, prindër, pensionistë, e të tjerë. Këta  nuk  janë  banda  apo  aktivistë të  krahut  të  djathtë  ekstrem,  por njerëz  të  zakonshëm.  Dhe  pikërisht kjo  është  e  rrezikshme  rreth  apelit  të kësaj  vale  të  re  të  lëvizjes  antiislame dhe antiemigrante. Protestat e mëdha dhe  ligjërimi  që  ata  përdorin  tregon shkallën  në  të  cilën  islamofobia  dhe ksenofobia  po  bëhen  të  pranueshme shoqërisht  mes  grupeve  të  ndryshme në Gjermani.

Fatmirësisht, qytetarët dhe politikanët gjermanë  kanë  reaguar  ndaj  kësaj lëvizjeje  të  re  që  ngjan  gati-gati  me racizëm.  Kancelarja  Angela  Merkel u  shpreh  se,  “në  Gjermani  ka  liri  të grumbullimit,  por  nuk  ka  vend  për nxitje  dhe  gënjeshtra  për  njerëzit  që vijnë  tek  ne  nga  vende  të  tjera”.  Një kundërmanifestim i madh u mbajt në Këln  për  të  kundërshtuar  pikëpamjet raciste  të  PEGIDA-sit,  ku  u  përsërit pandërprerë  slogani  antinazist  “nie wieda” (kurrë më).

Anëtari  i  Partisë  së  Gjelbër  në parlamentin  gjerman,  Ëzxhan  Mutllu

(Özcan  Mutlu),  vuri  në  dukje  se, “islamofobia është një problem i madh në Gjermani, ashtu si antisemitizmi”. Ai gjithashtu shtoi se, “media gjermane nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë e  paralajmërimit  të  njerëzve  mbi islamofobinë”.

Këto reagime janë të rëndësishme, por problemi nuk do të zhduket vetëm me deklarime  publike.  Vala  shoqërore  e islamofobisë është e lidhur ngushtë me ngjitjen e partive politike të krahut të djathtë,  si  Fronti  Kombëtar  i  Francës dhe  Agimi  i  Artë  i  Greqisë.  Fakti alarmues është se këto parti shërbejnë për të normalizuar dhe legjitimuar atë çka normalisht do të quhej e ndaluar në një rend demokratik. Sulmet  antimuslimane  po  bëhen të  shpeshta  jashtë  Gjermanisë.  Një xhamie  të  vogël  iu  vu  zjarri  më 25  dhjetor  në  qytetin  suedez  të Eskilstunës,  rreth  90  kilometra  në perëndim  të  Stokholmit,  dhe  pesë persona  u  lënduan.  Kjo  ngjarje  pasoi një  tjetër  incident,  të  ndodhur  në janar,  kur  në  derën  kryesore  të  një xhamie në Stokholm u vizatuan kryqe të thyer.

Në  Norvegji,  vrasësi  i  dënuar  Anders Breivik,  i  cili  vrau  77  njerëz  pas një  sulmi  të  çmendur  më  2011  për të  “shpëtuar  Europën  nga  Islami”, po  kërkon  nga  sa  thuhet,  sipas autoriteteve  norvegjeze,  të  krijojë  një rrjet  fashistësh  të  një  mendjeje  duke shkruar  qindra  letra  nga  qelia  e  tij  e burgut.

Në Francë, gazetari francez Erik Zemur  (Éric Zemmour) kërkoi të argumentojë se pse duheshin përzënë pesë milionë muslimanët  e  vendit.  Duke  folur  për gazetën  italiane  Corriere  Della  Serra, ai  deklaroi  se  muslimanët  priren  të izolohen  në  rrethina  dhe  të  jetojnë me  njëri-tjetrin,  me  parashikimin  që kjo  çon  në  fund  në  “kaos  dhe  luftë civile”.  Ministri  francez  i  Punëve  të Brendshme, Bernard Kaznëv (Bernard Cazeneuve),  i  dënoi  deklaratat  e Zemurit (Zemmour).

Matanë Atlantikut, Abdisamed Shejh- Husein (Abdisamad Sheikh-Hussein), një  pesëmbëdhjetëvjeçar  musliman somalez, vdiq më 4 dhjetor, kur, sipas policisë së qytetit të Kansasit, ai u godit me dashje nga një makinë që ia këputi të  dy  këmbët.  Shoferi  ishte  i  njohur për  kërcënimet  ndaj  muslimanëve  në qytet.  Kërcënimet  e  tij  i  morën  jetën në fund një djali në një sulm burracak dhe barbar.

Nuk  është  e  vështirë  t’i  amplifkosh shembujt  e  tillë.  Eshtë  e  vërtetë  se çdonjë  prej  këtyre  është  një  rast  më vete.  Por  kjo  është  pikërisht  ajo  që kërkon vëmendje: kaq shumë sulme të ndryshme, në kaq vende të ndryshme, janë kryer me motive të ngjashme. Ato janë  përsëritur  me  një  shpeshtësi  në rritje, duke krijuar një atmosferë frike dhe kanosjeje.

Eshtë  gabim  fatal  t’i  demonizosh bashkësitë  e  pakicave  muslimane në  emër  të  mbrojtjes  së  identitetit shekullar dhe judeo-kristian të vendeve perëndimore. Nëse mund të bëhet një përkufzim i tillë i kulluar i identitetit në jetën reale është shumë më tepër e ndërlikuar nga ç’dëshirojnë neoracistët të na bëjnë të besojmë.

Ne duhet të jemi syhapur ndaj këtyre fushatave  urrejtjeje  dhe  racizmi. Njerëzit  e  vetëdijshëm  me  tradita fetare  dhe  të  shkuar  kulturore  të ndryshme duhet të jenë në gjendje të bashkohen kundër grupeve antiislame dhe ksenofobe. Kjo është mënyra se si duhen  çmuar  e  ushqyer  vlerat  fetare dhe  humaniste  për  të  cilat  ne  të  tërë mund të aspirojmë.

Autori  është  zëdhënësi  i  presidentit  të Republikës  së  Turqisë,  Rexhep  Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan)

Përzgjodhi dhe përktheu:

Bujar M. Hoxha